spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:20
HomeRajoniMaqedonia e VeriutBegaj nga Ohri: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres

Begaj nga Ohri: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana Siljanovska-Davkova.

Begaj në njoftimin e tij ka bërë të ditur se ata kanë folur për bashkëpunimin bilateral, rajonal si dhe për integrimin evropian.

- Advertisement -

Presidenti shqiptar ka theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët e të dy vendeve.

Po ashtu, ai ka theksuar edhe se faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut është urë lidhëse, i rëndësishëm, por edhe garanci  për progresin e  vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Në Ohër për një vizitë njëditore, me ftesë të Presidentes Siljanovska-Davkova.

Folëm për bashkëpunimin. bilateral, rajonal dhe integrimin europian.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.

Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci  për progresin e  vazhdueshëm të marrëdhënieve tona.

Zhvilllimi i projekteve të përbashkëta  jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur.

Me forca të përbashkëta drejt progresit!

🇦🇱🤝🇲🇰

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat