spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:50
HomeRajoniShqipëriaBegaj pranon kredencialet e ambasadorit të Laosit, i kërkon njohjen e Kosovës

Begaj pranon kredencialet e ambasadorit të Laosit, i kërkon njohjen e Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të Republikës Demokratike të Laosit, Khamhon Vongsanty.

Begaj ka thënë se në takim kanë diskutuar për fusha me interes reciprok, si ekonomi, turizëm dhe kulturë.

- Advertisement -

Presidenti shqiptar gjithashtu ka treguar se diplomatit të shtetit aziatik i ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe përkrahjen për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Sot mora Letrat Kredenciale të Khamphon Vongsanty, Ambasador i Republika Demokratike e Laosit.Diskutuam forcimin e lidhjeve në fusha me interes të ndërsjellë – ekonomi, turizëm dhe kulturë – dhe përsërita qëndrimin e Shqipërisë për njohjen dhe mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si një kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Begaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat