spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
08:54
HomeRajoniShqipëriaBegaj uron 113-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së...

Begaj uron 113-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar sot 113-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), duke theksuar rolin thelbësor të tyre në mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kolektive.

Në një postim në “Facebook”, Begaj vlerësoi kontributin dhe sakrificat e brezave të efektivëve që, sipas tij, me “atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë” i kanë shërbyer vendit për më shumë se një shekull.

- Advertisement -

“Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite,” shkroi Presidenti.

Ai theksoi se Forcat e Armatosura kanë treguar profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm, duke arritur të jenë “në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit”.

- Advertisement -

Presidenti Begaj vuri në dukje edhe rolin e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare, duke u shprehur se pjesëmarrja e FARSH në operacionet e NATO-s, BE-së dhe OKB-së e bën vendin “krenar dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive”.

“Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut! Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”, përmbylli Presidenti Begaj urimin e tij.

Ky përvjetor shënon një moment reflektimi dhe vlerësimi për institucionin ushtarak më të rëndësishëm të vendit dhe rolin që ai ka luajtur në historinë e shtetit shqiptar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat