spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
11:10
HomeKosovaBehrami: Një xhip i blinduar i Kurtit kushton mbi gjysmë milioni euro

Behrami: Një xhip i blinduar i Kurtit kushton mbi gjysmë milioni euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka ngritur pretendime lidhur me një blerje të fundit të automjeteve të blinduara nga Policia e Kosovës.

Siç tha ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, janë blerë shtatë xhipa të tillë, ku secili prej tyre arrin vlerën rreth 540 mijë euro.

- Advertisement -

Sipas Behramit, disa nga këto automjete janë në shërbim të institucioneve qeveritare, duke thënë se kryeministrin Albin Kurti, tha se ky i fundit e kalon një pjesë të madhe të kohës në automjete të tilla të shtrenjta dhe të blinduara.

“Policia e Kosovës, sipas informacioneve që unë kam e ka bërë blerjen e shtatë xhipave të blinduar, secili kushton nga 540 mijë euro dhe nuk është bërë me një operator në Kosovë, sepse po të ishte bërë me një operator në Kosovë, bile kish përfitu ndonjë firmë diçka këtu në Kosovë. E kanë bërë me një përfaqësues në Bullgari. Pra, Albin Kurti njeriu që jeton kinse me qira, çdo ditë, 80 për qind të kohës e kalon në xhip, 540 mijë euro, të blinduar. Nuk e di prej kujt po tutet ai”, tha ai.

- Advertisement -

“Disa janë në shërbim të Qeverisë, sepse tani edhe argumenti i tyre do të jetë që nuk janë tonat, nuk i ka blerë Qeveria, por i ka blerë Policia për nevojat e veta. Ata xhipat e zi që ai është i ulur janë xhipa që kanë kushtuar 540 mijë euro”, tha mes tjerash Behrami.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat