spot_img
E enjte, 26 Mars, 2026
13:58
HomeKosovaBehrami: Pas 19 viteve, Kurti pranoi rinegocimin e Pakos së Ahtisaarit përmes...

Behrami: Pas 19 viteve, Kurti pranoi rinegocimin e Pakos së Ahtisaarit përmes autonomisë për serbët në Veri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot bëhen 19 vjet që kur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur.

Lidhur me këtë ka reaguar Artan Behrami, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i cili ka thënë se pas 19 viteve, Albin Kurti, ka pranuar rinegocimin e kësaj Pakoje, “përmes kompromiseve të fundit, marrëveshjes së Ohrit, largimit të njohjes reciproke, autonomisë për serbët në Veri, eksterritorialitetit të kishave ortodokse serbe’’.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Para 19 vjetëve, ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin propozoi që Kosova të bëhet e pavarur.

- Advertisement -

Pas 19 vjetëve, Albin Kurti, përmes kompromiseve të fundit, marrëveshjes së Ohrit, largimit të njohjes reciproke, autonomisë për serbët në veri, eksterritorialitetit të kishave ortodokse serbe, pranoi rinegocimin e Pakos së Ahtisaarit.

Pra, pavarësinë që Ahtisaari e futi para 19 vjetëve në pako, sot Albin Kurti po e largon!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat