spot_img
E mërkurë, 13 Maj, 2026
12:45
HomeKosovaDrejtësiaBehrami pas publikimit të pamjeve nga Specialja: Fyese, po arsyetohen pse po...

Behrami pas publikimit të pamjeve nga Specialja: Fyese, po arsyetohen pse po i mbajnë paligjshëm prej 6 vitesh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar pamje nga qendra e paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ndaj këtij veprimi, ka reaguar ish-deputeti Artan Behrami, i cili në profilin e tij në Facebook mes tjerash ka shkruar, se reklamat në prag të verdiktit nga Gjykata Speciale janë skandaloze. Në esencë, ato janë fyese, njëjtë si dikur reklamat e KFOR-it.

- Advertisement -

“Bashkimi Evropian duhet të turpërohet!”, është shprehur Behrami.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Reklamat në prag të verdiktit nga Gjykata Speciale janë skandaloze. Në esencë, ato janë fyese, njëjtë si dikur reklamat e KFOR-it.

Këta dëshirojnë të arsyetojnë mbajtjen e paligjshme tash e 6 vjet të krerëve të UÇK-së në paraburgim.

Miliona euro të taksapaguesve evropianë janë harxhuar në reklama me përmbajtje raciste, përplot stereotipe të dedikuara për “parashoqërinë” kosovare.

Bashkimi Evropian duhet të turpërohet!

VIDEO / Specialja publikon pamjet nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi dhe të tjerët

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat