spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:31
HomeKosovaZgjedhjet 2025Behrami: PDK paralajmëron betejë ligjore në Gjykatën Supreme për rezultatin në Mitrovicë

Behrami: PDK paralajmëron betejë ligjore në Gjykatën Supreme për rezultatin në Mitrovicë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ashpër pas vendimit të PZAP, i cili sot ka refuzuar ankesën e PDK-së lidhur me parregullsitë e evidentuara në procesin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut.

“Ne e konsiderojmë këtë vendim të padrejtë dhe të pambështetur në realitetin e asaj që ka ndodhur në Mitrovicë. PDK ka paraqitur fakte, dëshmi dhe situata të dokumentuara që tregojnë qartë se procesi zgjedhor është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve nuk është respektuar në mënyrën siç e kërkon ligji dhe standardet demokratike”, ka shkruar mes tjerash Behrami në profilin e tij në Facebook.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës shpreh zhgënjimin e saj të thellë me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili sot ka refuzuar ankesën tonë lidhur me parregullsitë e evidentuara në procesin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut.

- Advertisement -

Ne e konsiderojmë këtë vendim të padrejtë dhe të pambështetur në realitetin e asaj që ka ndodhur në Mitrovicë. PDK ka paraqitur fakte, dëshmi dhe situata të dokumentuara që tregojnë qartë se procesi zgjedhor është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve nuk është respektuar në mënyrën siç e kërkon ligji dhe standardet demokratike.

Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ndalet. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat ligjorë që garanton Republika e Kosovës. Hapi ynë i radhës është paraqitja e ankesës në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e cila është instanca përfundimtare dhe vendimtare për të garantuar drejtësi dhe integritet të procesit zgjedhor.

PDK është dhe mbetet në mbrojtje të votës së lirë, të drejtë dhe të pastër të qytetarëve. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa respektimin e ligjit dhe të vullnetit të shprehur të qytetarëve të Mitrovicës.

Drejtësia do të vijë.

Ne do të vazhdojmë deri në fund.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat