spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
01:44
HomeKosovaZgjedhjet 2025Bekë Berisha kritikon projektin 18 milionësh për sheshin “Xhorxh Bush”

Bekë Berisha kritikon projektin 18 milionësh për sheshin “Xhorxh Bush”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka thënë se hyrjet e Prishtinës kanë disa probleme ku krijohen kolona, ndërsa ka akuzuar kundërkandidatët e tij për mungesë të veprimeve konkrete.

“Edhe te rrethi i Flamurit, aty gjendet një pompë benzine. Sikur të ishte eliminuar ajo, do të kishte hapësirë të mjaftueshme për t’u liruar Prishtina. Por siç duket, këta kundërkandidatët e mi të gjithë e njohin atë pronarin aty”, ka thënë Berisha.

- Advertisement -

I pyetur nëse, në rast se bëhet kryetar i Prishtinës, do ta eliminojë atë pompë derivatesh, ai është shprehur: “Po, fort.”

Berisha ka folur gjithashtu edhe për sheshin “Xhorxh Bush”, duke kritikuar mungesën e efikasitetit të qeverisjes aktuale në realizimin e projekteve.

- Advertisement -

“Unë po i shoh disa që po thonë ‘e qeli, e mbylli’, por unë besoj se s’janë as që e mbyllin, as që e hapin, as që e kryejnë, as që e vazhdojnë – kurrgjë hiç. Ai është problem ku është parashikuar një projekt prej 18 milionësh për ta shtruar me gurë. Mendoj që ato 18 milionë janë shumë për me bë një shesh. Ne kishim mujt me bë – unë si ide e kam me ndërtu edhe një tunel, me pas qarkullim dhe me u bë funksional komunikacioni, por edhe sheshi me qenë përmbi”, ka thënë ai mes tjerash në emisionin “Debat Plus”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat