spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
09:20
HomeKosovaPrishtinaBekim Brestovci “rrëzon” Komunën e vet – qytetarët viktimë e fjalëve të...

Bekim Brestovci “rrëzon” Komunën e vet – qytetarët viktimë e fjalëve të tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qytetarët e Prishtinës janë duke përjetuar një kaos të vërtetë administrativ, për shkak të mungesës së koordinimit dhe transparencës nga Komuna e Prishtinës rreth pagesave për shërbimin e mbeturinave, shruan Storm.rks.

Më 5 shkurt 2025, Komuna publikoi një njoftim zyrtar në faqen e saj në Facebook, ku thuhet qartë se qytetarët nuk janë të obliguar të paguajnë faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025. Sipas këtij njoftimi, të gjitha pagesat për këtë shërbim duhet të kalojnë përmes Komunës deri në një vendim të ri.

- Advertisement -

Por vetëm pak ditë më pas, Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, doli me një deklaratë krejtësisht ndryshe, duke thënë se kompania ka obligim të ofrojë shërbimin dhe të inkasojë pagesat drejtpërdrejt nga qytetarët. Ai i quajti arsyetimet për pezullimin si “justifikime të pavërteta”.

- Advertisement -

Pra kush po mashtron qytetarët? Komuna që thotë të mos paguajnë, apo drejtori i saj që thotë të paguajnë?

Ky ngatërrim i madh institucional ka hedhur hije të rënda mbi menaxhimin e shërbimeve publike në Prishtinë. Qytetarët, të cilët përballen çdo muaj me fatura dhe kërcënime për ndërprerje të shërbimeve, nuk kanë më besim në informacionet që vijnë nga Komuna.

Është detyrë e Komunës që të ketë komunikim të qartë dhe unik me qytetarët, jo të lëshojë deklarata kontradiktore që përçajnë dhe krijojnë kaos. Në vend se të sqarojë situatën, Komuna po ia kalon fajin vetes duke mos e ditur se çfarë vendimi është në fuqi.

Qytetarët meritojnë përgjigje të qarta, jo deklarata të përçara. Ndërkohë, mbetet e paqartë se kush do të mbajë përgjegjësi për këtë situatë që vetëm sa po rëndon marrëdhënien e qytetarëve me institucionet lokale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat