spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:22
HomeKosovaKuvendiBekim Haxhiu akuzon VV-në: 50 seanca, 50 dështime – Koha për përgjegjësi,...

Bekim Haxhiu akuzon VV-në: 50 seanca, 50 dështime – Koha për përgjegjësi, jo për grusht shteti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale politike në vend, duke e cilësuar si një “krizë të thellë institucionale, politike dhe morale”.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka kritikuar qeverinë dhe Vetëvendosjen për, siç e cilëson ai, dështimin total në përpjekjet për të konstituar Kuvendin dhe për të zgjedhur Kryetaren e re.

- Advertisement -

“50 seanca, 50 dështime të Kurtit dhe Vetëvendosjes – 0 përgjegjësi!”, shprehet ai, duke theksuar se kjo situatë është pasqyrë e paaftësisë, arrogancës dhe mungesës së vullnetit demokratik nga ana e pushtetit aktual.

Haxhiu akuzon partinë në pushtet se po tenton të shtyjë përpara një votim të fshehtë, në kundërshtim me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, dhe se po kërkon në mënyrë të fshehtë mbështetjen e Listës Serbe. Ai shprehet gjithashtu i shqetësuar për, siç thotë ai, “shkelje të ligjit dhe Kushtetutës” nga deputetë që ushtrojnë njëkohësisht pushtet ekzekutiv dhe legjislativ.

- Advertisement -

Deklarata e tij arrin kulmin me një akuzë të rëndë: “Nuk është më krizë politike. Është një grusht shteti institucional, tani i konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme.”

Haxhiu e përmbyll reagimin me thirrje të drejtpërdrejta për ndërprerjen e, siç i quan ai, manipulimeve politike dhe kërkon përgjegjësi, transparencë dhe kthim të funksionalitetit institucional.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë,” thekson ai. “Mjaft më me mashtrime dhe pazare të fshehta në brigjet e Greqisë!. Stop grusht shtetit!”, shkruan Haxhiu.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat