spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:45
HomeSportBelingamin e pret një ndëshkim i rëndë

Belingamin e pret një ndëshkim i rëndë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pamje të një tjetër ofendimi tjetër të Jude Bellingham drejtuar gjyqtarit Jose Munuera Montero janë zbuluar.

Mesfushori anglez u përjashtua me karton të kuq në barazimin 1-1 të Real Madridit ndaj Osasunë, për fjalorin që përdori ndaj gjyqtarit të ndeshjes.

- Advertisement -

Videot e publikuara nga televizionet spanjolle duket se shfaqin ish-lojtarin e Borussia Dortmund duke iu drejtuar gjyqtarit me fjalët ‘po flas me ty me respekt’, por pastaj ai kthen kokën dhe thotë ‘shporru’.

Ani pse ai e pranoi që ka përdorur një shprehje jo të duhur, Bellingham insistoi se ai kurrë nuk e ka sharë gjyqtarin.

- Advertisement -

Por, kjo nuk ishte hera e parë këtë sezon që Bellingham i drejtohet me fjalor të tillë gjyqtarit Montero, pasi këtë e kishte bërë edhe në fitoren ndaj Espanyolit me rezultat 4-1 në ‘Santiago Bernabeu’.

Bellingham ishte ndëshkuar me karton të verdhë në atë ndeshje në videon e cila po qarkullon në rrjetet sociale, duket se ai e ka quajtur Monteron ‘një copë m*ti’.

Në rast se vërtetohet se Bellingham i ka thënë ato fjalë ndaj gjyqtarit, atëherë ai pritet të marrë dënimin maksimal.

Sipas raportimeve nga Spanja, ekziston rreziku që anglezi të dënohet me 4 deri në 12 ndeshje moslojë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat