spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
16:46
HomeSportBellingham e arsyeton humbjen: Liverpool e meritoi fitoren

Bellingham e arsyeton humbjen: Liverpool e meritoi fitoren

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, pranoi se Liverpooli e kërkoi më shumë fitoren sesa spanjollët dhe e merituan atë.

“Të jem i sinqertë, që në minutën e parë ata morën kontrollin e lojës. Ne kurrë nuk maksimizuam periudhat që ishim në zotërim. Ata ruajtën kontrollin dhe ishin më të uritur se ne, gjë që është shumë zhgënjyese. Është një rezultat i keq kundër një prej skuadrave më të mira në Europë. Ne jemi të zhgënjyer sesi luajtëm dhe t’i japim vetes një shans për të kaluar në tri ndeshjet e radhës”.

- Advertisement -

Për penalltinë e humbur të Mbapesë, anglezi u mundua ta arsyetonte.

“Kjo mund të ndodhë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por presioni që ai mban për shkak se sa i mirë është, është i madh. Penalltia nuk është arsyeja pse ne e humbëm ndeshjen. Ata performuan më mirë sesa ne. E di që ai do të prodhojë shumë momente të tjera që do të jenë të mëdha për këtë klub”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat