spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:46
HomeRajoniShqipëriaBerisha akuzon PS-në për blerje votash me legalizime dhe leje ndërtimi

Berisha akuzon PS-në për blerje votash me legalizime dhe leje ndërtimi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, ka akuzuar Partinë Socialiste se ka përdorur shtetin dhe institucionet për të manipuluar zgjedhjet e 11 majit 2025, duke shpërndarë certifikata pronësie dhe leje legalizimi për të blerë vota.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha ka publikuar disa pamje, të cilat, sipas tij, tregojnë se në zonën e Freskut në Tiranë, janë dhënë certifikata pronësie dhe leje legalizimi pak ditë para fillimit të fushatës elektorale, në këmbim të votës për PS.

- Advertisement -

“Këtu jemi te Fresku, kriminelët elektoralë po ndajnë aty certifikata pronësie, leje legalizimi. Është vetëm pak ditë para fushatës elektorale, publikisht”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se, përveç zonës së Freskut, në disa qytete të tjera të Shqipërisë janë dhënë gjithsej 6 mijë legalizime, vetëm pak para nisjes së fushatës.

- Advertisement -

“Ky është një shembull i përdorimit të shtetit partiak, shtetit elektoral për të blerë vota nëpërmjet ushtrimit të paligjshëm të fuqisë ekzekutive”, tha Berisha.

Berisha akuzoi gjithashtu Kryeministrin Edi Rama.

“Tre ditë para, Kryeministri i Shqipërisë nga media kryesore, numër një e SHBA-ve dhe botës u damkos: Rama duro. Tre javë para, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e ministrit të Drejtësisë së SHBA-së, në të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat