spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
20:19
HomeRajoniShqipëriaBerisha: Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin

Berisha: Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, prezantoi sot kandidatët e koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qarkun e Dibrës, ku u ndal edhe te programi elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha siguroi se “PD do të vendosë minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist që ka pensionin nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo student, për çdo jetim”.

- Advertisement -

“PD do vendosë rrogën minimale 500 euro. PD dhe koalicioni i ardhshëm në qeveri zotohet para jush për kartën e konsumatorit, me të cilën rrogëultit dhe pensionistët do marrin ushqimet 20 për qind më lirë se të tjerët”, tha ai.

Berisha tha se “nafta, të cilën Kosova e merr nga Durrësi dhe e shet 40 për qind më lirë, do zbresë në çmimin që e shet Kosova dhe Maqedonia”.

- Advertisement -

Po ashtu, sipas tij, fermerët e Dibrës do të kenë mbështetje të fuqishme, 5 herë më të madhe se sot.

“Do kenë mbështetje për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti.

Fermerët do kenë linjat e kreditimit të butë të tyre. Mbrojtjen e prodhimeve të tyre, mbrojtjen sezonale, mbrojtjen nga faktorë natyrore, mbrojtje nga inputet toksike që sillen sot”, tha ai.

Duke u ndalur te programi për shëndetësinë, Berisha tha se PD do të dyfishojë buxhetin për shëndetësinë.

“Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Mësuesin, këtë misionar të kombit dhe të dijes, do e vendosim përsëri në piedestal. Rroga e mësuesit do jetë jo më pak se 1500 euro.

Shkollat do modernizohen. Tarifat për studimet do hiqen. Mesatarja do hiqet”, tha ai.

Berisha siguroi banorët se ky program do jetë realitet, ndërsa shtoi se PD ka çdo potencial, por ka edhe eksperiencën që ta bëjë këtë me shpejtësi të madhe.

“Ta bëjmë këtë brenda 100 ditëve. Qeveria e ardhshme, brenda 100 ditëve do u kthejë paratë e vjedhura shqiptarëve. Filozofia jonë, thelbi i këtij programi, bazohet në parimin e thjeshtë, paratë te qytetarët”, tha ai.

Kreu i PD-së uroi po ashtu të gjithë besimtarët për festën e Pashkës.

“Sot ne mblidhemi ndërkohë që vëllezërit dhe motrat tona të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, kudo që ndodhen, festojnë nesër ngjalljen e Krishtit, festojnë Pashkën. Ngjallja është shpresa, është përjetësia e jetës, e vlerave, e njeriut”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat