spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
07:27
HomeRajoniShqipëriaBerisha flet për zgjedhjet dhe marrëdhënien me Lulzim Bashën

Berisha flet për zgjedhjet dhe marrëdhënien me Lulzim Bashën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ëndrra me sy hapur i konsideron Sali Berisha zërat që thonë se ai do të hyjë në zgjedhje, por nuk do të pranojë të bëhet kryeministër.

Berisha sqaroi se në kuadrin e procesit të rithemelimit në rast të fitores së zgjedhjeve nga PD do të ketë edhe një votë për kryeministrin. Ai theksoi se kjo do të bëhet pas zgjedhjeve në rast.

- Advertisement -

“Që unë udhëheq forcën time politike si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë askush nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël. Por në kuadrin e proceseve të reja që ka ndërmarrë, të rithemelimit të PD-së, unë kam dalë me tezën dhe premtimin se në rast të fitores së zgjedhjeve nga PD do të ketë një votë për kryeministrin. Ku është marrë kjo. Atë e merr ai që duan shqiptarët. Izraeli është një vend që në zgjedhjet e përgjithshme voton për partinë dhe për kryeministrin direkt. Unë jam për rregullin tjetër, voton për partinë, por para se të përzgjedhë partia kryeministrin duhet të bëjë një garë”, deklaroi Sali Berisha.

Rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson nevojë jetike për politikën dhe qytetarët shqiptarë.

- Advertisement -

Ai tha se është “mbrojtësi kryesor i dinjitetit shqiptar”.

I pyetur se pse shqiptarët duhet ta votojnë, duke marrë parasysh karrierën e tij të gjatë politike ai tha:

“Nëse shqiptarët janë të interesuar për shqiptarizmin, ata kanë një arsye të fortë. Së dyti, Sali Berishën e voton çdo shqiptar. Ne do të rrisimin minimunin jetik dhe pensionet në 3 muajt e parë të qeverisjes. A kanë interes ata që duan rritje rroge? Unë jam marrë intensivisht me buxhetin. Absolutisht arrihen që të gjitha pa asnjë vështirësi. Nëse duan shqiptarët që të përmbysim këtë situatë tmerrësisht të frikshme, janë marrë shumë me këtë se pse po ikin. Varfërimi progresiv është shkaku më madhor”.

Berisha kujtoi 2013-ën kur i dha besimin Lulzim Bashës, por që sipas tij rezultoi një dështim.

“PD ka ndryshuar udhëheqjen, në vitin 2013 erdhi në timon të kësaj partie një politikan i një gjenerate tjetër nga e imja. Unë jo vetëm dhashë dorëheqjen siç e kërkon rregulli i pashkruar në vendet e qytetëruara, por u zëvendësova nga një tjetër i gjeneratës tjetër. Ai që përfaqësonte një gjeneratë, ishte një dështim. Edhe një eksperiencë duhet apo jo për qeverisje?”, tha ish-kryeministri në emisionin Opinion.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat