Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, deklaroi se do të votojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe nuk tregoi për emrin e kryeparlamentarit.
“Asnjëherë nuk do të jemi pengesë e krijimit të institucioneve dhe përgjegjësive që i kemi”, tha ai.
Ai u pyet se a do të votojë pro apo kundër propozimit për kryetar të Kuvendit.
“Akoma nuk kemi propozim për kryetar të parlamentit… jam deputet i Kuvendit të Kosovës… absolutisht për, sepse jemi për të ndërtuar institucione e pastaj shohim çfarë bëjmë”, shtoi ai.
Berisha u pyet edhe nëse ndryshon qëndrimi i tyre karshi propozimeve.
“Si PLE nuk ka rëndësi emri për kryetar të kuvendit. Me rëndësi ndërtimi i institucioneve”, u shpreh ai.