Deputeti nga komunitetet, Veton Berisha ka pranuar se mbrëmë është takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për të biseduar rreth krijimit të qeverisë së re.
Ai ka thënë se do të votojë pro qeverisë ‘Kurti 3’, por nuk ka pranuar të flas se çfarë ofertash ka marrë nga Kurti në këmbim të votës së tij.



