spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
20:50
HomeRajoniShqipëriaBerisha: Nga Uashingtoni bien sirenat e alarmit për korrupsionin e qeverisë

Berisha: Nga Uashingtoni bien sirenat e alarmit për korrupsionin e qeverisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, deklaroi sot nga Korça se “sirenat e alarmit po bien nga Uashingtoni” për korrupsionin e qeverisë dhe për lidhjet e saj me drogën dhe krimin.

Gjatë turit të “Foltores”, në një bashkëbisedim me qytetarë dhe simpatizantë, Berisha theksoi se Partia Demokratike mbetet forca më e qëndrueshme opozitare në vend, pavarësisht përpjekjeve për izolimin dhe dobësimin e saj ndër vite.

- Advertisement -

“Ne vijmë në këtë 35-vjetor si e vetmja parti, pa asnjë tjetër, në të gjitha vendet ish-komuniste, që jemi në këmbë, jemi gjallë, jemi të fortë dhe të sigurt në fitore. Por ne në dallim, në dallim nga çdo forcë politike tjetër në historinë politike të Europës pluraliste, jemi një forcë ndaj të cilës në mënyrën më të padrejtë u ndërmorën aktet më brutale, përpjekjet më të turpshme për shkatërrimin e saj, në projektin Shqipëria pa opozitë. Përpjekjet më kriminale për përçarjen e copëtimin e saj në projektet Shqipëria pa opozitë. Izolimin më të thellë, forcën politike më properëndimore në historinë e kombit. Megjithatë ne triumfuam. Se mbronim të vërteta të përjetshme, të njeriut, të qytetëruar, të kombit, të qytetit, të familjes, të vendit”, deklaroi Berisha.

Ai u shpreh se rezoluta të miratuara nga forca politike ndërkombëtare kanë evidentuar problematika serioze në Shqipëri, duke përfshirë përqendrimin e pushteteve, cenimin e pluralizmit dhe rrezikun e shndërrimit të zgjedhjeve në farsë.

- Advertisement -

Berisha e cilësoi PD-në si një forcë politike që ka mbrojtur vlera themelore demokratike dhe perëndimore, duke shtuar se këto kauza, sipas tij, kanë marrë tashmë mbështetje ndërkombëtare.

“I dëgjoni ju tani sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin. Ne triumfuam!”, u shpreh kreu i PD-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat