Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur para pak minutave në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të masës ‘detyrim paraqitje’ të caktuar ndaj tij.
Rreth SPAK janë mbledhur disa dhjetëra mbështetës të kryeministrit, për të kundërshtuar masën e vendosur ndaj tij, shkruan A2 CNN.
Berisha është nën hetim për dosjen ‘Partizani’ me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku edhe qëndroi për 333 ditë në izolim në shtëpinë e tij.
Ish-kryeministri i ka cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij si politike, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ‘futur duart’ në sistemin gjyqësor, përmes Reformës në Drejtësi.
Berisha është shprehur shpesh se të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, janë bërë me qëllim për të goditur opozitën në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Po ashtu, nga godina e SPAK, kreu i PD, Sali Berisha, ka vijuar me denoncimet ndaj Taulant Ballës, për të cilin thotë se ka qenë në shërbim të bandave.
Sipas Berishës, ish-ministri Balla i siguronte bandës së Elbasanit se rivalët do t’ua çonte në SPAK, duke ndikuar në këtë mënyrë në institucionet e drejtësisë.
“Ne jemi opozitë dhe beteja për votën e lirë është betejë e betejave. Kriminelët e votës së lirë janë ministrat. Vazhdon historia e Taos i cili pasi arrestoi me policinë dhe prokurorinë e Elbasanit rivalët e bandës, pasi u mor me çlirimin e aseteve, vazhdon krimin zgjedhor. Por këtë herë bashkëpunëtor ka SKAP-in e partisë. Më 17.11.2020 Target njoftoi se Bujari takoi Taon dhe i konfirmoi se kundërshtari i SPAK do të shkojë në SPAK me 100% siguri.
Thirrjet për në SPAK vendosen nga Tao dhe pastaj çohen për t’u ekzekutuar. Në një datë tjetër thuhet se të gjithë e kanë bllokuar Taon se nëse nuk e bën këtë gjë, nuk e kanë në krah. Një ditë më votë Target informon të njëjtin Pin se i thanë Taos ose bëje këtë gjë ose nuk do të lejojmë zgjedhje. A e kuptoni ku qëndroni fati i zgjedhjeve. Të gjitha urdhërohen nga banda”, tha Berisha.