spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
14:57
HomeRajoniBerisha paraqitet në SPAK: Duhet të jesh gjykatës special që të mos...

Berisha paraqitet në SPAK: Duhet të jesh gjykatës special që të mos ekzistojë ligji

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Pasi doli nga SPAK, Berisha duke folur për mediet, e cilësoi si “rast unik” mënyrën që sipas tij është trajtuar çështja e gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, e cila është edhe gjyqtarja e dosjes “Partizani”.

- Advertisement -

Sipas Berishës, Gjoka rezulton e dëbuar dy herë nga Greqia dhe e dënuar nga një gjykatë në Janinë për falsifikim dokumentesh, përfshirë edhe pretendime për ndryshim të kombësisë, fakte që sipas tij janë injoruar nga institucionet shqiptare.

Ai përmendi rolin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe institucioneve të tjera, të cilat sipas tij kanë shmangur përgjegjësinë për shqyrtimin e plotë të çështjes.

- Advertisement -

“KLP e merr në shqyrtim dosjen dhe pasi prokurori i përgjithshëm deklaron se është e dënuar në Greqi, Irena Gjoka Maneku, KLP e Irenës apo Irenat e KLP nuk e marrin në shqyrtim vendimin e prokurorisë por deklarojnë se këtë duhet ta shqyrtojë ILD-ja, sikur kjo nuk ishte gjykatëse”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se përveç rasteve të pretenduara në Greqi, ajo ka kryer të paktën pesë falsifikime edhe në Shqipëri.

“Duhet të jesh gjykatës special ose prokuror special që të mos ekzistojë ligji”, u shpreh Berisha.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat