spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
20:57
HomeRajoniShqipëriaBerisha për zgjedhjet e 11 majit: Koalicion me Partinë e Lirisë dhe...

Berisha për zgjedhjet e 11 majit: Koalicion me Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me aktivistë dhe urbanistë të qytetit të Pogradecit.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz që do t’i zhdukë identitetin e tij.

- Advertisement -

Sipas Berishës, pas projekteve për ndërtimin e kullave në qytetin e Pogradecit janë organizatat kriminale më të rrezikshme të Europës dhe botës.

“Këtu u tha se janë 120 studio arkitekturore botërore. Dhe natyrisht kjo është risi pozitive, por problemi është se prapa projekteve të tyre janë organizatat kriminale më të rrezikshme të Europës dhe botës. Janë ato organizata që me fuqinë e tyre kanë shtrirë përdhe monedhën e BE-së dhe dollarin amerikan, i kanë zhvlerësuar në mënyrë të pamëshirë 30-40 për qind të tyre, duke ndëshkuar në këtë mënyrë, në mënyrë apo një tjetër, çdo qytetar shqiptar që jeton me ndershmëri dhe djersën e tij”, tha Berisha.

- Advertisement -

Kreu i PD-së u shpreh se “UNESCO-ja që vlerësoi Ohrin, qytetin, liqenin i vlerësoi me identitetin që ky qytet i bekuar trashëgoi brez pas brezi, gjeneratë pas gjenerate. Dhe tani dalin mafioz dhe i ndërtojnë kulla. I zënë sytë. Makabër është projekti i Linit. Lini që nga një anë themi vendbanimi më i vjetër i Europës, tani do ta kthejnë në Linin e betonit”.

“Në mënyrë absolute Edi Rama personalisht dikton kush do marrë lejen, si do të bëjë shpronësimin, me kë do bisedojë për shpronësimin, s’ka rëndësi se nuk ka paret. Dhe këta duan të tërhiqet UNESCO, këta nuk duan që UNESCO ta ketë Pogradecin. Ju garantoj unë ju, sikundër nuk duan ta ketë Butrintin”, u shpreh ai.

Berisha zhvilloi edhe një takim me degën e Partisë Demokratike në Pogradec, ku edhe kremtuan 34-vjetorin e themelimit të kësaj force politike.

Berisha theksoi se “në 34-vite, PD u faktua lokomotivë e zhvillimit, e nxjerrjes së Shqipërisë nga izolimi, e integrimit të saj në institucionet euroatlantike”.

Ai u shpreh se do garantojnë lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve dhe që do të mbrojnë në çdo kohë dhe në çdo rast, interesin kombëtar të shqiptarëve.

“Natyrisht, çdo përvjetor dhe ky përvjetor është një moment që ne të përulemi me nderimin më të madh para atyre djem dhe vajzave, gra dhe burra që 34-vite më parë në kushte, e vërteta është, terrori të shumë anshëm, firmosën dhe themeluan këtu partinë Demokratike si parti të idealeve të lirisë, si parti të dinjitetit njerëzor, si parti të interesit kombëtar të shqiptarëve”, tha Berisha.

ADN-ja jonë, është një ADN virtytesh e tolerancës, e respektit dhe e mbrojtjes së të vërtetave. Pikërisht, se jemi të tillë u përçamë dhe menduan se morëm fund. U bashkuan dhe jemi më të fuqishëm se asnjëherë. Ndaj dhe, me këto virtyte tona sot kemi një detyrë dhe detyra më e madhe e jona është, krijimi i një fronti më të gjerin që ka njohur Shqipëria nga viti 1991″, vijoi ai.

Ndërsa, në një prononcim për gazetarët i pyetur për zgjedhjet, Berisha deklaroi se do të krijojnë koalicion me Partinë e Lirisë dhe parti të tjera për të garantuar fitore.

“Në koalicion me Partinë e Lirisë dhe me parti të tjera, ne shkojmë të sigurt drejtë fitores është radha jonë do të përcaktohet nga negociatat, është radha jonë”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat