spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
19:34
HomeKosovaBerisha: Propozimi i Gërvallës ishte befasi, LVV-ja nuk po tregon vullnet për...

Berisha: Propozimi i Gërvallës ishte befasi, LVV-ja nuk po tregon vullnet për zgjidhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputet i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit ishte befasi.

Ai ka thënë se edhe pse ka mbështetur kandidatët e partisë fituese, nuk ka qenë i njoftuar paraprakisht për këtë propozim.

- Advertisement -

Berisha ka thënë se në këto momente nuk po duket që ka vullnet nga Vetëvendosje për tejkalim të kësaj situate.

“Nuk po duket që ka vullnet për me dal nga kjo situatë për faktin që partitë opozitare veç kanë dhënë propozimet e veta. Partia e parë nuk e ka konsultuar asnjë parti tjerr dhe ka dal me propozime të tilla dhe rezultati doli ai që ishte. Vetëvendosje  duhet të reflektoj dhe të propozoj kandidatët që do t’i votojë edhe opozita dhe përderisa këtë nuk e bënë konsideroj që Vetëvendosje nuk po duket që ka vullnet me dal prej kësaj situate”, ka thënë Berisha në Tëvë1.

- Advertisement -

Të mërkurën Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra nuk morën votat e mjaftueshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat