spot_img
E hënë, 23 Shkurt, 2026
01:20
HomeKosovaDrejtësiaBerisha: Rama nuk ka ndërmarrë asnjë hap diplomatik për të mbështetur ish-drejtuesit...

Berisha: Rama nuk ka ndërmarrë asnjë hap diplomatik për të mbështetur ish-drejtuesit e UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, përmes një videomesazhi, deklaroi se gjatë vizitës në Uashington, Edi Ramës iu refuzuan të gjitha takimet zyrtare, përveç një takimi me një OJQ me dyer të mbyllura.

Sipas Berishës, Rama nuk ka ndërmarrë asnjë hap diplomatik për të mbështetur ish-drejtuesit e UÇK që përballen me procese në Hagë, të cilat ai i lidhi me ndikimin e Aleksandër Vuçiq.

- Advertisement -

“Dua të garantoj çdo shqiptar, se diplomacia e megafonit nuk i shërben zgjidhjes së problemeve, aq më tepër kur atë e përdor një vend si Shqipëria. Diplomacia e megafonit, për dramën e madhe që po luhet në Hagë kundër ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës, është në vlerësimin tim, aspak e dobishme”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, Kryeministri Rama nuk ka ndërmarrë me diplomacinë konvencionale asnjë edhe një hap të vetëm në ndihmë të luftëtarëve të UÇK-së, drejtuesve të luftës, që ndodhen sot me akuza të fabrikuara nga alfa tek omega.

- Advertisement -

Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për përdorimin e UNESCO-s si pretekst për projekte në Durrës që dëmtojnë pronarët legjitimë.

“Asgjë nuk ka të bëjë me UNESCO-n ajo. Ka të bëjë me baronët e drogës që duan të investojnë kullat e tyre aty ku do rrënohen shtëpitë”, u shpreh Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat