spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
04:29
HomeRajoniShqipëriaBerisha sulmoi Gonzaton nga Kuvendi, vjen reagimi nga zyrtarja e lartë e...

Berisha sulmoi Gonzaton nga Kuvendi, vjen reagimi nga zyrtarja e lartë e BE-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos, ka reaguar për sulmet e Sali Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.

Me anë të një postimi në platformën X, Kos shkroi se projektligji për barazinë gjinore, nuk është një kërkesë private e Ambasadorit.

- Advertisement -

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të @EUinAlbania! Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkroi Kos në llogarinë e saj në X.

Gjatë ditës lideri i opozitës shqiptare Berisha, e kishte kritikuar ambasadorin në foltoren e Kuvendit.

- Advertisement -

“Qytetarë dhe qytetarë sillet në emër të direktivave të BE, ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë tu thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat