spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:59
HomeRajoniSerbiaBërnabiq opozitarëve serbë: Jeni bërë yje të mediave të Albin Kurtit

Bërnabiq opozitarëve serbë: Jeni bërë yje të mediave të Albin Kurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në seancën e tensionuar me bomba tymi dhe përplasje fizike mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës, kryetares së Kuvendit të Serbisë iu dha kohë të merrej edhe me zyrtarët e lartë shtetëror të Kosovës.

Ajo u tha ligjvënësve opozitarë atje se janë bërë yje dhe ndjekës të Albin Kurtit, që është kryeministër i Kosovës.

- Advertisement -

“Dua t’i tregoj krejt popullit të Republikës së Serbisë që ju, përfaqësues të opozitës, jeni bërë yje të mediave të Albin Kurtit, jeni bërë ndjekës të tij. I lumtë, çfarë i bëri edhe këtij Kuvendi, edhe popullit serb në Kosovë. Nëse keni dëshiruar të bëheni yje të mediave të tij, ia keni dalë me sukses dhe urime. Besoj që nesër do t’ju vijë një ‘Faleminderit’ i madh nga ana e Albin Kurtit, për ju”, u tha deputetëve opozitarë, Bërnabiq.

Përplasja ndodhi pasi deputetët e pushtetit miratuan rendin e ditës, i cili u kundërshtua ashpër nga opozita.

- Advertisement -

Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshiheshin edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.

Aty përfshiheshin edhe kërkesat e studentëve që protestojnë në Serbi, pas shembjes vdekjeprurëse të një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Në seancë duhej të miratohej edhe dorëheqja e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, të cilën ai e ofroi më 28 janar, nën presionin e protestave të studentëve.

Opozita kërkoi që në rend dite të ishin vetëm ndryshimet në Ligjin e Arsimit të Lartë, duke thënë se Qeveria, që ka shpallur dorëheqjen, nuk mund të miratojë ligje të rëndësishme.

Pavarësisht situatës kaotike gjatë ditës, seanca në Kuvendin e Serbisë po vazhdon ende, ndonëse me kundërshtim të vazhdueshëm opozitar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat