spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:52
HomeKosovaZgjedhjet 2025Besnik Osmani uron Prebrezën, ka disa porosi për kryetarin e ri

Besnik Osmani uron Prebrezën, ka disa porosi për kryetarin e ri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i LDK-së për Fushë Kosovën, ka reaguar pas humbjes.

Besnik Osmani ka uruar kundër kandidatin, derisa për të kishte disa porosi.

- Advertisement -

Postimi i plot:
Nga zemra ju falënderoj secilin prej jush që më qëndroi pranë në këtë rrugëtim të bukur e plot emocione.

Kjo garë ishte më shumë se një proces zgjedhor – ishte një udhëtim bashkë me njerëzit që duan përparim dhe më shumë dashuri për komunën tonë.

- Advertisement -

Edhe pse nuk arrita të fitoj për ta udhëhequr Fushë Kosovën, ndihem thellësisht mirënjohës për përkrahjen, besimin dhe përkushtimin tuaj të sinqertë.

Jam krenar për çdo aktivist, çdo familje dhe çdo qytetar që kontribuoi me shpirt e zemër.

Uroj me sinqeritet fituesit e zgjedhjeve – me dëshirën që të punojnë me ndershmëri, përkushtim dhe rezultate që do t’i ndiejnë qytetarët në përditshmërinë e tyre.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat