spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
18:38
HomeKosovaDrejtësiaBetohen 67 juristë të rinj

Betohen 67 juristë të rinj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Oda e Avokatëve të Kosovës ka mbajtur ceremoninë e Betimit Solemn për 30 avokatë dhe 37 praktikantë, në të cilën kryetari i Odës, Besnik Berisha, u kërkoi juristëve të rinj ta mbrojnë me dinjitet petkun e avokatit dhe të jenë të qëndrueshëm përballë sfidave profesionale.

Berisha tha se ky betim i bën ata pjesë të sistemit të drejtësisë dhe depozitues të një përgjegjësie që prek jetët e qytetarëve.

- Advertisement -

“Ata që më njohin e dinë se unë nuk përgatis transkripte, sepse ajo që them buron nga brendësia. Të dashur prindër, ju jeni pjesa më e rëndësishme. Ata sot marrin mbi supet e tyre një përgjegjësi të madhe, sepse fjala e tyre prek jetët e njerëzve. Ata që veshin petkun e avokatit duhet ta mbrojnë atë, sepse bëhen pjesë e një familjeje prej mbi 1500 anëtarësh. Jam i nderuar që sot kemi këtu gjyqtarë, prokurorë, ish-gjyqtarë dhe njerëz që kanë pasur funksione të rëndësishme deri në nivelin e përfaqësimit të shtetit, ashtu siç e kërkon kushtetuta”, tha ai.

Ai theksoi se avokatët e rinj po hyjnë në një profesion ku nuk mjafton interpretimi i ligjit, por duhet angazhim aktiv në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe funksioneve demokratike të shtetit.

- Advertisement -

Sipas tij, Oda e Avokatëve do të mbetet mbështetje e pandashme për secilin prej tyre.

“Për disa, ky proces mund të duket i thjeshtë, por ky betim ju bën të veçantë: ju bëheni pjesë e sistemit të drejtësisë dhe i shërbeni qytetarit, misionit dhe funksionit tuaj.

Petkun e avokatit mos e lejoni të nëpërkëmbet, sepse misioni ynë është i përbashkët, të drejtat themelore të njeriut janë themeli i demokracisë”.

“E di që shumë prej jush nesër do të përballen me sfida të mëdha dhe duhet të jeni të pathyeshëm. Misioni ynë është të mos heshtim, të mos dorëzohemi dhe të mos jemi vetëm interpretues, por edhe kritikë e promovues të asaj që na besohet. Për avokatët e rinj kam një porosi: Oda e Avokatëve është shtëpia juaj. Secili që është licencuar para jush është anëtari ynë. Kam pasur fatin të zgjedhem kryetar i Odës së Avokatëve në mesin e bashkëpunëtorëve dhe profesionistëve, dhe zotimi im, në emër të të gjithëve që kam pas vetes, është ky: ju nuk jeni vetëm, dhe kur të keni nevojë për ndihmë, ndihmën do ta gjeni tek ne”, tha ai.

Pas fjalës së tij, Berisha bashkë me avokatët e rinj zhvilluan ceremoninë e betimit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat