spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:26
HomeBotaAmerikaBiden transferon 12 të burgosur nga Guantanamo, përfshirë truprojat e Bin Laden

Biden transferon 12 të burgosur nga Guantanamo, përfshirë truprojat e Bin Laden

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Administrata Biden raportohet të ketë dërguar në heshtje 11 të burgosur të lidhur me Al Kaedën dhe Osama Bin Laden në Oman nga Gjiri i Guantanamos.

Burrat jemenas ishin mbajtur në objektin famëkeq në skajin juglindor të Kubës për më shumë se dy dekada pa asnjë akuzë.

- Advertisement -

Dy nga të burgosurit dikur ishin truproja të Osama Bin Ladenit dhe të gjithë u kapën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë gatishmërinë e qeverisë së Omanit dhe partnerëve të tjerë për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së të fokusuara në reduktimin me përgjegjësi të popullsisë së të burgosurve dhe përfundimisht mbylljen e objektit të Gjirit të Guantanamos”, tha Departamenti i Mbrojtjes në një deklaratë, raporton A2.

- Advertisement -

Transferimi u bë të hënën, si pjesë e një operacioni të fshehtë për t’i çuar të dënuarit në Oman, ku ata do të vendosen, të sigurt dhe pa bujë.

Është e paqartë se çfarë kanë rënë dakord ose kanë ofruar Shtetet e Bashkuara për Omanin në këmbim të pranimit të të burgosurve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat