spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
17:45
HomeKosovaZgjedhjet 2025Bie faqja e KQZ-së, kjo e fundit thotë se po përballet me...

Bie faqja e KQZ-së, kjo e fundit thotë se po përballet me telashe teknike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po përballet me probleme teknike në platformën ku po publikohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.

“Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probleme teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se ekipet po punojnë në terren dhe po dërgojnë të dhëna “të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat