spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:57
HomeEkonomiBien blloqet e KEK-ut një nga një

Bien blloqet e KEK-ut një nga një

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar, sot më 19.06.2025, rreth orës 00:30.

Kjo ndalesë është shkaktuar si pasojë e luhatjeve në sistemin elektrik, me ç‘rast ka reaguar sistemi mbrojtës i gjeneratorit, duke shkaktuar ndërprerjen automatike të zgjueses.

- Advertisement -

“Gjithashtu, ju informojmë se në njësinë A5 të TC Kosova A, më 17.06.2025 është vërejtur humbje e ujit në kaldajë. Ekipet teknike kanë monitoruar nga afër situatën dhe e kanë mbajtur njësinë në funksion deri më 18.06.2025 në ora 00:02, kur ajo është ndalur me qëllim të evitimit të ndonjë avarie të përmasave më të mëdha. Ndërkohë, njësia A4 e TC Kosova A ndodhet në remont që nga data 16.05.2025”, ka njoftuar KEK-u.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat