spot_img
E martë, 4 Nëntor, 2025
00:15
HomeSiguriaPoliciaBilanci i 24 orëve të fundit: 51 aksidente dhe 23 persona të...

Bilanci i 24 orëve të fundit: 51 aksidente dhe 23 persona të arrestuar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku raportohet për një aksident trafiku me fatalitet dhe dhjetëra raste të tjera me lëndime apo dëme materiale, si dhe për një numër të konsiderueshëm të personave të arrestuar në të gjithë vendin.

Sipas raportit ditor, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 51 aksidente trafiku, prej të cilave një me fatalitet, 21 me persona të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

- Advertisement -

Njësitë e trafikut kanë shqiptuar gjithsej 1,923 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, ndërsa nuk është shqiptuar asnjë tiketë në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe 23 persona janë arrestuar, 15 persona janë dërguar në mbajtje, një person është vendosur në ndalim policor, ndërsa dy persona janë dërguar për vuajtje të dënimit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat