spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
15:01
HomeRajoniShqipëriaBisedat e bandave në SKY ECC, Rama: Nuk do të çuditesha nëse...

Bisedat e bandave në SKY ECC, Rama: Nuk do të çuditesha nëse do të dilte edhe emri im

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar “muhabete kot”, mesazhet që janë bërë në aplikacionin SKY ECC nga personazhe të botës së krimit.

Rama tha se nuk do të çuditej që në këto mesazhe të përmendej edhe emri i tij, por drejtësia duhet ë vërtetojë ato që thuhen në mesazhe dhe veprimet.

- Advertisement -

“Historia e Sky ECC është një histori që u takon organeve ligjzbatuese që ta hetojnë se aty ka me qindra mijëra mesazhe, por ato s’do të thonë asgjë deri në momentin kur çfarë thotë njëri isha atje takova atë gjatin, po marr rastin tim dhe pse nuk ka dalë, por nuk çuditem dhe po të dali, takova atë gjatin tha i gjati shiko se.. këto janë muhabete kot”, tha Rama.

Rama u shpreh se nëse SPAK e thërret, do të shkojë atje.

- Advertisement -

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai tha se vajtja në Prokurorinë e Posaçme nuk është fajësim.

I pyetur nëse e di që SPAK ka hapur hetim për rastin McGonigal, Rama tha se nuk ka asnjë problem dhe se kjo histori e bën për të qeshur.

Blendi Fevziu: Nëse SPAK do ju thërrasë, do shkoni zoti Rama?

Edi Rama: Mua?

Blendi Fevziu: Po!

Edi Rama: Po pse mos të shkoj. Patjetër. E vajtura në SPAK nuk është fajësim.

Blendi Fevziu: A e dini që ata kanë hapur një hetim për McGonigal?

Edi Rama: Ata të hapin çdo hetim që shohin të arsyeshme nuk kam asnjë problem unë. Dhe kjo çështje e McGonigal sidomos mua më bën shumë për të qeshur. Më krijon një të papërmbajtur gaz kur thoshte Konica.

Blendi Fevziu: Pse?

Edi Rama: E kemi shpjeguar këtë tani. Me këtë do merremi tani? Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim. U premtove njerëzve që do flasim për ekonominë dhe pensionet. Tani shkojmë te McGonigal merremi me telefonin e një hallexhie, dalim ke këta hallexhinjtë e tjerë. Këta janë njerëz në hall.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat