spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
20:50
HomeKosovaBislimi: BE-ja konfirmon shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Bislimi: BE-ja konfirmon shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sivjet në Raportin e Komisionit Evropian për Serbinë, konfirmohet se Beogradi vazhdon të dështojë në respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, përfshirë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kështu është shprehur zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi.

Bislimi duke ju referuar raportit të fundit nga BE-ja për Serbinë, thotë se aty theksohet se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave.

- Advertisement -

“Siç kemi denoncuar gjatë mandatit tonë, po dëshmohet se këto praktika përbëjnë artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative. Ky pasivizim i cili është duke u bërë për vite me radhë, është shumë e rëndësishme që më në fund BE ka pranuar që ta reflektojë dhe bëjë pjesë të vlerësimeve përfundimtare të raportit zyrtar të Komisionit Evropian, duke vendosur theks në kontrollimin e procedurave të pasivizimit. Plani i veprimit për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione nuk ka sjellë rezultate, ndërsa qasja në administratë publike, polici, arsim dhe punësim vazhdon të jetë e kufizuar e në raste edhe mungon plotësisht”, ka shkruar Bislimi.

Sipas Bislimit, në raport konstatohet edhe se raportimi në televizione publike në gjuhët amëtare të minoriteteve është i pamjaftueshëm, ndërsa retorika urryese ndaj minoriteteve në Serbi nga politikanët dhe në media ka vazhduar.

- Advertisement -

“Kosova do të vazhdojë të ngrejë këto çështje në çdo nivel ndërkombëtar, derisa barazia, dinjiteti dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi të garantohen plotësisht”, thotë Bislimi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat