spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
13:25
HomeKosovaBislimi mbërrin në Prokurorinë Speciale për t’iu përgjigjur pyetjeve për kontratën e...

Bislimi mbërrin në Prokurorinë Speciale për t’iu përgjigjur pyetjeve për kontratën e dyshimtë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mbërritur në Prokurorinë Speciale për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me hetimet lidhur me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Një kompani e regjistruar në Kosovë, aksionarë të së cilës ishin kompani me adresë deri në Beograd të Serbisë, ka përfituar nga një kontratë e dyshimtë me Qeverinë e Kosovës këtë vit.

- Advertisement -

Për këtë, Policia ka kryer bastisje në disa lokacione, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë. Aksioni u ndërmor pasi ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci dyshohet se pa ankand publik, ia ka dhënë kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore.

Peci nënshkroi për dhënien në shfrytëzim të kësaj fabrike një ditë pas një vendimi të marrë nga Qeveria e Kosovës për tokën më 9 janar të vitit 2025. Sipas kontratës, kompania fituese obligohet të paguajë 30 mijë euro në vit qira, apo 2,500 euro për muaj.

- Advertisement -

Ministri në detyrë është intervistuar gjithashtu nga një njësi e veçantë hetimore lidhur me këtë çështje, e cila duket si një skemë e fshehjes së pronarëve të vërtetë të kësaj kompanie dhe një proces shumë i dyshimtë, të cilit Prokuroria Speciale po përpiqet t’i bie në gjurmë.

Peci e ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të kësaj fabrike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat