spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
18:25
HomeKosovaBislimi: Pas 15 marsit nis zbatimi i plotë i rregullave për të...

Bislimi: Pas 15 marsit nis zbatimi i plotë i rregullave për të huajt dhe automjetet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga sonte në mesnatë, në Kosovë do të fillojë zbatimi i ligjit për të huajt dhe për automjetet. Kjo nënkupton që automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, sqaroi se fillimisht në pikat e kalimit kufitar vizitorët do të pajisen me material informues deri më 15 mars. Pas kësaj date nis zbatimi strikt i ligjeve.

- Advertisement -

“Nga dita e nesërme fillon zbatimi i ligjit për të huajt dhe ligjit për automjetet. Në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues rreth procedurave dhe rregullave specifike, dhe kjo periudhë do të zgjasë deri më datën 15 mars. Pas kësaj fillon zbatimi i plotë i procedurave dhe rregullave që parashihen me ligjet e lartpërmendura. Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se kjo periudhë e zbatimit afirmativ duhet të përdoret maksimalisht për të filluar me procesin e integrimit përmbajtjesor të sistemit shëndetësor dhe atë të arsimit në gjithë territorin e vendit”, ka thënë ai.

Ligji për të huajt mund t’i prekë pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente kosovare, por jetojnë, punojnë ose studiojnë në Kosovë.

- Advertisement -

Për këtë çështje për Radion Evropa e lirë e ka folur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se ligji nuk do të zbatohet strikt për ata që jetojnë në Kosovë dhe që për ndonjë arsye nuk kanë dokumente kosovare.

“Ne nuk do t’i dëbojmë këta persona, nuk do t’i ndajmë nënat nga fëmijët apo baballarët nga fëmijët”, tha ai, duke shtuar se ligji do të zbatohet vetëm për ata që vijnë në Kosovë për turizëm, punë ose studime.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat