spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
13:45
HomeKosovaTakim zyrtar para ndeshjes: Ministri Gashani pret homologun turk, Osman Aşkın Bak

Takim zyrtar para ndeshjes: Ministri Gashani pret homologun turk, Osman Aşkın Bak

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur sot në një takim zyrtar ministrin e Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Osman Aşkın Bak, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Vizita e ministrit turk vjen në një moment kyç, në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të luhet sonte në stadiumin „Fadil Vokrri“. Takimi mes dy delegacioneve u zhvillua në kabinetin e ministrit Gashani, ku u diskutua për bashkëpunimin dypalësh në fushën e sportit dhe rinisë.

- Advertisement -

Edhe pse interesi i mediave ishte i lartë, takimi është zhvilluar i mbyllur për publikun dhe pas përfundimit nuk ka pasur deklarata të menjëhershme. Kjo vizitë rikonfirmon marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, të cilat sonte do të jenë rivale në fushën e gjelbër për një vend në Kampionatin Botëror.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat