spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
14:59
HomeKosovaDeliu-Kodra akuzon Qeverinë: E pafalshme që shteti financoi projekte që degradojnë luftën...

Deliu-Kodra akuzon Qeverinë: E pafalshme që shteti financoi projekte që degradojnë luftën e UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka dalë në mbështetje të protestës së veteranëve të UÇK-së, duke e cilësuar si të pafalshme që shteti i Kosovës të financojë projekte që, sipas saj, e degradojnë përpjekjen për liri.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Deliu-Kodra u shpreh se PDK-ja e konsideron legjitime pakënaqësinë e ish-ushtarëve dhe qytetarëve lidhur me mënyrën se si po portretizohet historia e të burgosurve politikë. Ajo bëri të ditur se është takuar edhe me ish-të burgosurit e burgut të Dubravës, të cilët ndjehen të lënduar nga projektet e fundit.

- Advertisement -

„Mënyra se si janë shfaqur në një ekspozitë të financuar nga shteti i Kosovës, bie ndesh me të gjithë kauzën tonë për liri. Kjo i ndihmon narrativës së Serbisë. Është e pafalshme që kjo të bëhet me paratë e taksapaguesve tanë, përfshirë këtu edhe një libër që lëndon thellë përpjekjet shekullore të shqiptarëve për pavarësi“, deklaroi deputetja.

Thirrje Prokurorisë për masa ndaj financuesve Deliu-Kodra ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë ndaj atyre që kanë aprovuar fondet për këto projekte, të cilat sipas saj cënojnë shtetin e Kosovës.

- Advertisement -

„Nuk mund të financohen projekte që kanë për qëllim devalvimin e luftës sonë. Këta veteranë kanë dhënë gjymtyrët për këtë shtet. Ne jemi në muajt e përkujtimit të masakrave të panumërta dhe shteti nuk guxon të financojë asgjë që i shërben narrativës serbe. Uroj që Prokuroria të marrë masa dhe të ketë ndjekje ndaj përgjegjësve“, shtoi ajo.

Deputetja e PDK-së theksoi se mbrojtja e vlerave të UÇK-së është detyrë institucionale dhe se asnjë projekt nuk duhet të lejohet të deformojë sakrificën e popullit të Kosovës për liri.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat