spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
14:25
HomeBotaBlinken optimist për ndërprerjen e luftës në Gaza, atje përshkallëzohet konflikti

Blinken optimist për ndërprerjen e luftës në Gaza, atje përshkallëzohet konflikti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Megjithëse sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken vazhdon të deklaroj se një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit është shumë afër, viktimat sidomos ato civile palestineze po vazhdojnë të rriten.

Pasditen e së mërkurës nga një sulm ajror që synonte një shtëpi banimi në Deir el-Balah janë vrarë katër persona dhe u plagosën disa të tjerë.

- Advertisement -

Shtëpia i përkiste familjes al-Dabji dhe ndodhet pranë një institucioni mjekësor të UNRËA në perëndim të qytetit.

Viktimat, duke përfshirë të paktën dy fëmijë, kanë mbërritur në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir el-Balah.

- Advertisement -

Ky sulm duket se ka lidhje me një ngjarje të mëhershme ku ushtria izraelite njoftoi se tre ushtarë u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë në një “incident” në veri të Gazës.

Ushtria identifikoi dy nga trupat e vrarë si Matityahu Yaakov Perel dhe Kanaoo Kasa, të dy 22 vjeç, duke thënë se emri i ushtarit të tretë do të publikohet më vonë.

Perel dhe Kasa shërbyen në Brigadën 401 “Iron Tracks”, e cila ka pësuar humbje të mëdha nën sulmet e Hamasit që nga fillimi i pushtimit tokësor të Gazës në vitin 2023.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa, duke cituar burime mjekësore njoftoi se të paktën 50 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Gazën që nga agimi, duke përfshirë 33 viktima në veri të enklavës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat