spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
01:02
HomeRajoniShqipëriaBlinken uron Shqipërinë për 112-vjetorin e pavarësisë

Blinken uron Shqipërinë për 112-vjetorin e pavarësisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur sot urimet e tij me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë, ndërsa feston 112-vjetorin e Pavarësisë”, tha Blinken në një deklaratë.

- Advertisement -

“Marrëdhëniet e ngushta midis kombeve tona janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë të ndërsjellë për paqe dhe siguri. Shqipëria i ka pasqyruar këto vlera nëpërmjet mbështetjes së saj të palëkundur për Ukrainën përballë agresionit të paprovokuar rus, udhëheqjes së saj në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe angazhimit të saj të palëkundur ndaj sigurisë kolektive të NATO-s. Ne vlerësojmë thellësisht mikpritjen dhe ndihmën e Shqipërisë si mikpritës i përkohshëm për aleatët tanë afganë”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin me padurim partneritetin tonë të vazhdueshëm në ndjekjen e prioriteteve të përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të forcuar ligjin e së drejtës. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, tha Blinken.

- Advertisement -

Jam i bindur se lidhjet e forta mes popullit shqiptar dhe atij amerikan do të vazhdojnë të zhvillohen ndërsa punojmë së bashku për tregtinë dhe investimet, diversifikimin e energjisë së rinovueshme dhe integrimin më të ngushtë të të gjithë rajonit. Vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë në këto përpjekje do të forcojë Shqipërinë, marrëdhëniet tona dypalëshe dhe vlerat e përbashkëta që ne kremtojmë”, theksoi ai.

“I uroj popullit të Shqipërisë një festë të gëzuar të Pavarësisë”, përfundoi Blinken.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë. Festa e 28 Nëntorit njihet ndryshe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë një shtet sovran dhe të pavarur.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat