spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:40
HomeKosovaKuvendiBllokadë pa fund: Kuvendi dështon për herë të 45-të të konstituohet

Bllokadë pa fund: Kuvendi dështon për herë të 45-të të konstituohet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Edhe të premten deputetët kanë dështuar që ta formojnë komisionin për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit.

Në sallë ishin 93 deputetë. Prej tyre, 49 votuan për anjë kundër dhe asnjë abstenim.

- Advertisement -

Seanca e radhës do të mbahet të dielën nga ora 11:00.

Pati disa fjalime nga deputetët e opozitës para se të dështonte seanca e sotme.

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, mori fjalën kur kryesuesi Avni Dehari ftoi partinë më të madhe opozitare ta propozojë një deputet për komision.

Tahiri para se t’i ndalej mikrofoni tha se kjo është hera e 45 që kryesuesi i seancës Avni Dehari po e shkel Kushtetutën e Kosovës.

Ekrem Hyseni i LDK-së i propozoi Derahrit “të kthehet të rendi i ditës dhe ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

E deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se “ka një bllokadë të qëllimshme të seancës”.

Pasi dështoi seanca, deputetët e tri partive opozitare vazhduan të qëndronin në sallë të Kuvendit. Kjo po bëhet si shenjë proteste “për mosrespektim të aktgjykimit të Kushtetueses nga partia që ka fituar më së shumti ulëse”.

Ata mbajtën fjalime në foltoren e Kuvendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat