spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
04:07
Home Blog

Ferit Hoxha takim virtual me homologë nga 40 vende: Përpjekje ndërkombëtare për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

0

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë sot në një takim virtual të nivelit të lartë, të organizuar nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Takimi bashkoi homologë nga mbi 40 vende për të diskutuar krizën e shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në rajon.

Në një postim në platformën “X”, ministri Hoxha theksoi se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare – diplomatike, politike dhe jo vetëm – për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare jetike.

Image

Ngushtica e Hormuzit është një arterie kryesore për transportin global të naftës dhe gazit, dhe mbyllja e saj ka pasoja të rënda për sigurinë energjetike dhe stabilitetin ekonomik botëror.

“Diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik.

Uniteti, koordinimi dhe një qasje ndërkombëtare e bazuar në rregulla janë thelbësore. Liria e lundrimit është një parim themelor që duhet të respektohet”, shkruan Hoxha.

Konjufca: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet, i dënojmë sulmet e Iranit

0

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, njofton se me ftesë të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, mori pjesë “në një takim virtual të nivelit të lartë me mbi 40 Ministra të Punëve të Jashtme nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi situatën në Ngushticën e Hormuzit”.

Konjufca informon se në takim u theksua qartë se liria e lundrimit nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe se “korridoret ndërkombëtare të tregtisë nuk mund të përdoren si instrument presioni”.

“Mbrojtja e anijeve civile dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare janë parime të panegociueshme. Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit që i shkelin këto parime. Ne qëndrojmë ne linjë me partnerët tanë në thirrjen se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt”, shprehet ai.

Postimi i plotë:

Sot, me ftesë të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, mora pjesë në një takim virtual të nivelit të lartë me mbi 40 Ministra të Punëve të Jashtme nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi situatën në Ngushticën e Hormuzit.

Në takim u theksua qartë se liria e lundrimit nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe se koridoret ndërkombëtare të tregtisë nuk mund të përdoren si instrument presioni. Mbrojtja e anijeve civile dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare janë parime të panegociueshme. Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit që i shkelin këto parime. Ne qëndrojmë ne linjë me partnerët tanë në thirrjen se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt.

Ndërprerjet në këto rrugë jetike nuk janë vetëm çështje rajonale, por prekin drejtpërdrejt ekonomitë dhe stabilitetin e shumë vendeve, përfshirë edhe vendin tonë. Ato ndikojnë në zinxhirët globalë të furnizimit, në çmimet e energjisë dhe në sigurinë ekonomike në përgjithësi. Për këtë arsye, veprimi ndërkombëtar është thelbësor për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin normal të këtyre korridoreve strategjike.

Kosova mbetet e palëkundur në mbështetje të partnerëve të saj euroatlantikë dhe në Lindjen e Mesme, për mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë ndërkombëtare.

Osmani organizoi sonte pritje me rastin e largimit nga detyra

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar pritje me rastin e largimit të saj nga detyra dhe ndër të ftuarat ishte edhe shefja në Detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

Në një postim të zyrës së BE-së në Kosovë, theksohet se Palatova  pati nderin të merrte pjesë sot në pritjen e Presidentes Vjosa Osmani dhe ta falënderonte atë për bashkëpunimin e saj gjatë viteve.

“Si partneri më i besueshëm i Kosovës, BE mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj të integrimit në BE”, tha Palatova.

Rrëzohen gurë në aksin Pejë-Rugovë, rrezikohet trafiku

0

Në segmentin rrugor Pejë-Rugovë, konkretisht në zonën e Kuqishtës, janë rrëshqitur gurë të mëdhenj nga mali, duke rrezikuar seriozisht qarkullimin e automjeteve.

Lëvizja e gurëve ka krijuar pengesa dhe mundësi të rritura për aksidente, veçanërisht për shoferët që nuk e kanë të qartë situatën në terren, ka raportuar mediumi lokal RTV Fontana.

“Rrëzohen gurë të mëdhenj në rrugën Pejë–Rugovë, rrezik për shoferët Në segmentin rrugor Pejë–Rugovë, konkretisht në zonën e Kuqishtës , janë raportuar rrëshqitje të gurëve të mëdhenj nga mali, duke rrezikuar seriozisht qarkullimin e automjeteve. Apelohet për kujdes të shtuar dhe, nëse është e mundur, shmangie të kësaj rruge deri në stabilizimin e situatës”, thuhet në raportim.

A ka qenë Albin Kurti ushtar i UÇK-së? Flet Sylejman Selimi

0

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka qenë i ftuar në “Frontal” të T7.

Ai është pyetur për pjesëmarrjen e Albin Kurtit në UÇK.

“Albini e ka dhënë kontributin të vet, kohën kur Albinin unë e njoh e kam taku bashkë me Adem Demaçin”, tha mes tjerash Selimi.

Osmani: Jemi krah për krah me fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, theksoi se, sikurse çdo vit, edhe këtë vit janë krah për krah me fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, për më shumë mirëkuptim, mbështetje dhe dashuri për secilin fëmijë.

“Sepse çdo fëmijë meriton të dëgjohet dhe të mbështetet”, ka shkruar Osmani.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "DITA BΟTEE E NDERGJEGJESIMIT PER AUTIZMIN 2Prill 2 ALTZMI 0 M"

Postimi i plotë:

Sikurse çdo vit, edhe sot, jemi krah për krah me fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, për më shumë mirëkuptim, mbështetje dhe dashuri për secilin fëmijë. Sepse çdo fëmijë meriton të dëgjohet dhe të mbështetet. 🫶

MINTI zbulon devijime në njehsorët elektrikë dhe merr masa ndaj KEDS-it

0

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se pas verifikimit të njehsorëve të parë elektrik, pas ankesave të konsumatorëve, ka konstatuar se disa njehsorë kanë qenë me afat të skaduar dhe paraqesin devijime në datë dhe kohë, ndërsa matja e energjisë rezulton e saktë dhe pa ndikim në konsum.

Sipas raportit të komisionit ad hoc të MINTI-t dhe Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, janë evidentuar devijime prej rreth 2–3 ditësh në datë dhe 10–11 orësh në kohë krahasuar me të dhënat reale. Megjithatë, bllombat e njehsorëve janë konstatuar të paprekura dhe pa dëmtime.

MINTI ka njoftuar se do të kërkojë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) marrjen e masave për devijimet e konstatuara, ndërsa Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) do të shqiptojë gjoba ndaj KEDS-it, si pronar dhe shfrytëzues i njehsorëve, për çdo gjetje që lidhet me afatin e skaduar të vlefshmërisë.

Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit raporton se deri më 30 mars 2026 nuk kishte pranuar ankesa, ndërsa pas formimit të komisionit verifikues, vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë pranuar 209 ankesa të reja, të cilat po verifikohen aktualisht.

Ministria apelon tek qytetarët që të parashtrojnë çdo ankesë në adresën konsumatori@rks-gov.net, duke bashkëngjitur numrin e telefonit dhe adresën e banimit, në mënyrë që verifikimi të realizohet sa më shpejt.

MINTI konfirmon përkushtimin e saj për trajtimin e çdo ankese të konsumatorëve dhe ndërmarrjen e masave ligjore bazuar në gjetjet e verifikimit.

Filmi “La Vénus Électrique” në qendër të vëmendjes, hap Festivalin e Kanës

0

Filmi “La Vénus Électrique”, i regjisorit Pierre Salvadori, do të hapë edicionin e 79-të të Festivalit të Kanës, më 12 maj 2026.

Komedia romantike me tone burleske është vendosur në Parisin e vitit 1928 dhe sjell një rrëfim që ndërthur dashurinë, mashtrimin dhe elemente të spiritizmit. Premiera do të mbahet në Grand Théâtre Lumière, menjëherë pas ceremonisë hapëse të drejtuar nga aktorja Eye Haidara.

Filmi ndjek historinë e Antoine Balestro, një piktor i ri që humb aftësinë për të krijuar pas vdekjes së bashkëshortes. Në kërkim të një lidhjeje me të kaluarën, ai i drejtohet një mediumeje, por përfshihet në një rrjet mashtrimesh të ndërtuara nga Suzanne, një punonjëse e një luna parku. Përmes seancave të rreme spiritike, ajo dhe një galerist krijojnë një iluzion që, paradoksalisht, i rikthen artistit frymëzimin.

Narrativa merr një kthesë emocionale kur mashtrimi shndërrohet në ndjenjë, duke e vendosur historinë në kufirin mes së vërtetës dhe iluzionit. Kjo është një temë e njohur për Salvadorin, i cili shpesh eksploron paqartësinë dhe gënjeshtrën si pjesë të natyrës njerëzore.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë aktorë të njohur të kinemasë franceze si Pio Marmaï, Anaïs Demoustier, Gilles Lellouche, Vimala Pons, Gustave Kervern dhe Madeleine Baudot.

“La Vénus Électrique” do të dalë njëkohësisht edhe në kinematë franceze, duke kombinuar prestigjin e festivalit me shpërndarjen e menjëhershme për publikun e gjerë.

Regjisori Salvadori e ka cilësuar këtë moment si një nder të veçantë, duke theksuar se filmi është një homazh për magjinë e kinemasë. Sipas tij, hapja e Festivalit të Kanës me një histori iluzionesh është një mënyrë për të kujtuar se arti i filmit, në thelb, mbetet një formë e fuqishme e magjisë. /atsh

Refuzohet kërkesa e Hashim Thaçit, ZPS-së i hapet rruga për dorëzim materialesh

Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales ku po gjykohen krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit, e përkrahur edhe nga mbrojtja e Selimit, se Prokuroria nuk duhet të dorëzojë apo zbulojë materiale të tjera, cilado qofshin ato, që nga momenti i mbylljes së çështjes gjyqësore – 18 shkurt 2026.

Sipas Trupit Gjykues, Prokuroria me materialet që ia ka komunikuar gjyqtarëve në sistemin e brendshëm të punës më 4 dhe 10 mars 2026, respektivisht më 4 mars ka dorëzuar katër materiale dhe gjashtë ditë më vonë edhe një material tjetër, nuk janë prova të reja në proces, raporton Klan Kosova.

“Për dallim nga parashtrimet e Mbrojtjes, Paneli gjen se dorëzimi nuk përbën parashtrim apo prova drejtuar Panelit në kuadër të këtij Rregulli. Zbulimi i provave nuk i është komunikuar gjykatës për qëllime të pranueshmërisë por si njoftim për palën e kundërt, pjesëmarrësit dhe Panelin”, thuhet në vendimin e Charles Smith.

“Paneli gjithashtu nuk sheh ndonjë meritë në argumentin e Mbrojtjes se, me mbylljen e rastit, interesi legjitim i Panelit në mbikëqyrjen e detyrimeve të zbulimit, siç përcaktohet në vendimin e kornizës ligjore, nuk vlen më”.

Mbrojtja e Hashim Thaçit i konsideroi materialet e dorëzuara javë pas mbylljes së rastit, të padrejta dhe të papranueshme. Sipas kryembrojtësit të Thaçit, Luka Misetiq, paraqitja e njëanshme e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në këtë fazë, përfshirë materiale që ZPS i sheh si inkriminuese në procese tjera, mohojnë të drejtën e Thaçit për një proces kundërshtues.

Ambasadori britanik bashkëbisedon me studentet që studiuan në Britani

0

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në takim disa të rinj nga Kosova që kanë studiuar në Mbretërinë e Bashkuar, e të cilët, janë kthyer në vend.

Ambasadori është shprehur i emocionuar për të ndjekur kontributin e të rinjve në shoqëri.

‘’Studiuesit tanë më të fundit të shkëlqyer të Chevening Awards erdhën për një çaj pasdite në Rezidencën time. Studimet në Mbretëria e Bashkuar i kanë kthyer ata në Kosovë me aftësi dhe njohuri unike në fusha të ndryshme si inteligjenca artificiale, biznesi i filmit, terapia e të folurit dhe ekonomia e mirëqenies. Jam i/e emocionuar të ndjek kontributin e tyre në shoqëri, teksa i bashkohen komunitetit tonë të mrekullueshëm të alumnëve të Chevening’’, ka shkruar Hargreaves.