spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
12:48
Home Blog Page 10

Tahiri thotë se era e zgjedhjeve po ndihet qartë

0

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e përshkroi si “dinamike” ditën e djeshme, ndërsa folli për zhvillimet në Kryesinë e Kuvendit dhe për “kalkulime elektorale”.

“Dje ishte një ditë dinamike, por mbi të gjitha dëshmi se institucionet tashmë po funksionojnë në frymën e përgatitjeve për zgjedhje. Pse?”, shkroi ai.

“Në Kryesi, qasja e GP të VV-së ishte e ngurtë, pasi çdo iniciativë e opozitës po refuzohet. Rezoluta për vlerat e lirisë nuk u fut në rend dite si pikë e parë, qëndrim i pabesueshëm dhe dëshmi e standardeve të dyfishta. Kjo mungesë vullneti nuk është rastësi, por reflektim i kalkulimeve elektorale”, shtoi Tahiri në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Dje ishte një ditë dinamike, por mbi të gjitha dëshmi se institucionet tashmë po funksionojnë në frymën e përgatitjeve për zgjedhje. Pse?

Në Kryesi, qasja e GP të VV-së ishte e ngurtë, pasi çdo iniciativë e opozitës po refuzohet. Rezoluta për vlerat e lirisë nuk u fut në rend dite si pikë e parë, qëndrim i pabesueshëm dhe dëshmi e standardeve të dyfishta. Kjo mungesë vullneti nuk është rastësi, por reflektim i kalkulimeve elektorale.

Ndërkohë, proceset formale vazhdojnë: intervistimi për Gjykatën Kushtetuese përfundoi me 6 emra për seancë, ndërsa në Komisionin për Legjislacion u vendos që të martën të intervistohen 23 kandidatët për KGJK-në.

Kur i sheh të gjitha bashkë, bllokadat, refuzimet dhe vonesat, është e qartë se fokusi nuk është më vendimmarrja, por pozicionimi politik.

Era e zgjedhjeve po ndihet qartë.

Policia intensifikon kontrollet, mbi 2,500 gjoba në një ditë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shënuar 26 aksidente trafiku me të lënduar.

Gjithashtu, edhe 31 aksidente të tjera me dëme materiale.

Në të njëjtën kohë, Policia ka shqiptuar 2 mijë e 542 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave.

27-vjetori i Betejës së Koshares: Simbol i qëndresës dhe guximit

0

Sot shënohet 27 vjetori i Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.

Më datën 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, Brigada 138 e UÇK-së në krye me komandantin Agim Ramadani luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, Beteja e Koshares kishte rëndësi strategjike të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në.

Kjo betejë ishte e ashpër dhe e përgjakshme, por UÇK-ja arriti të fitojë betejën duke dëshmuar vendosmëri dhe guxim në front. Si pasojë, kjo betejë u bë motiv për rritjen e numrit të vullnetarëve që u bashkuan me radhët e UÇK-së për të luftuar për lirinë e vendit.

18 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës

0

Sot bëhen 18 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të të njëjtit vit. Si akti më i lartë juridik në vend, Kushtetuta e Kosovës u garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Nëpërmjet Kushtetutës së saj, Kosova është definuar si një shtet i pavarur dhe sovran, me një sistem demokratik të qeverisjes dhe me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si vlera themelore të shoqërisë. Kushtetuta e Kosovës gjithashtu mbron dhe promovon diversitetin kulturor dhe gjuhësor të vendit dhe siguron një ambient të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët e saj.

Kushtetuta e Kosovës, e cila në pjesë rrjedh nga pakoja e Ahtisarit, i dha të drejta specifike minoriteteve që jetojnë në Kosovë

18 vjet pas miratimit të Kushtetutës, Kosova vazhdon të përballet me sfida, por ka arritur të promovojë vlerat e saj kushtetuese, duke ndërtuar një shoqëri të lirë, demokratike dhe të hapur për të gjithë qytetarët e saj.

Dita e sotme në Republikën e Kosovës është ditë feste.

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale: -1-2°C, temperaturat maksimale: 9-12°C, era fryn nga veriperëndimi 1-4m/s”, njofton IHMK.

“S’bëj kompromis” – Haradinaj reagon ashpër ndaj komentuesit që e quajti vrasës

0

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka folur rreth komentuesit i cili e quajti vrasës.

Ai u shpreh se beson që i njëjti i ka rënë pishman dhe deklaroi se e ka denoncuar.

Haradinaj tha se nuk do të bëj asnjë kompromis në lidhje me këtë, derisa ai të dal para gjykatës.

“Jam i bindur që i ka rënë pishman, nëse vjen në Aeroport, e presin policia, jo vetëm që është denoncuar, por asnjë kompromis nuk do ta bëj, ky do të dal para gjyqit, vetëm nëse nuk e shkel kurrë Kosovën. Boll më”, tha ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Haliti: Qëndrimet e Osmanit kanë ndryshuar pas largimit nga posti

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Haliti, ka komentuar deklaratat e ish-presidentes Vjosa Osmani në intervistën e saj të fundit duke thënë se ato kanë ndryshuar me kalimin e kohës dhe pozitës së saj institucionale.

Në Debat Plus, Haliti tha se asnjë parti politike nuk e preferon opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe se aktualisht nuk ekziston vullnet i deklaruar.

I pyetur për deklaratën e Osmanit, ku ajo kishte thënë se “sa më shumë i afrohesha numrit të nevojshëm të votave, aq më shumë ma rrisnin pragun”.

Haliti u shpreh se një pretendim i tillë nuk qëndron, duke theksuar se për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota në dy raundet e para, ndërsa nuk është arritur një numër i tillë.

“Nuk besoj që ka rritur pragun, sepse e dimë sa vota duhen për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë ai.

Sipas Halitit, deklaratat e mëhershme të Osmanit, kur ajo ishte në pozitë, kanë qenë të ndryshme krahasuar me ato aktuale, duke lënë të nënkuptohet se qëndrimet e saj kanë ndryshuar pas përfundimit të mandatit.

“Kështu që nuk mund të themi që atë që ka thënë Osmani, unë shohë që deklaratat e mëhershme derisa ka qenë në pozitë kanë qenë pak më ndryshe, tash që ka përfunduar mandatin mu dukej se disa deklarata i pat ndryshe. [Osmani po ndryshon?] Po me deklaratat e saj”, ka deklaruar ai.

Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh

0

Policia e Kosovës, konkretisht Ekipi për Gjurmimin e Personave me Fletarrest Vendor dhe Ndërkombëtar, njofton se ka realizuar një operacion të suksesshëm policor.

Gjatë këtij operacioni është ndaluar një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Gjermanisë për vepra penale që ndërlidhen me trafikimin e narkotikëve, njofton policia.

I dyshuari është identifikuar dhe ndaluar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

“Gjatë legjitimimit, i njëjti ka paraqitur dokumente identifikimi të huaja me të dhëna që dyshohet se i përkasin një personi tjetër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent nga Departamenti për Krime të Rënda”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit.

“Personi i arrestuar është dërguar në Qendrën e Ndalimit për procedura të mëtejme ligjore… Veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me autoritetet kompetente vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Kadare dhe Agolli promovohen në Sofje si zëra të letërsisë shqiptare në Evropë

0

Një mbrëmje e mbushur me fjalë, kujtesë dhe ndjesi solli në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” jehonën e dy prej zërave më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, njoftoi sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nën titullin “Zërat shqiptarë në letërsinë europiane”, aktiviteti i organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Ballkanike, mblodhi diplomatë, akademikë, studentë dhe personalitete të kulturës, mes tyre edhe drejtorin e Institutit francez ne Sofja Luc Levy dhe Anisa Ymeri, drejtore e Shtëpisë Muze Kadare, në Tiranë.

Në fjalën e saj, ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari, Inid Milo solli në thelb dy dimensionet e këtyre autorëve: Kadarenë që na fton të mendojmë dhe Agollin që na bën të ndiejmë, duke kujtuar se gjuha mbetet vendi ku ndërthuren identiteti, historia dhe imagjinata.

Leximet në shqip dhe në përkthim, të shoqëruara nga interpretime muzikore të studentëve, krijuan një urë të gjallë kulturore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, një dëshmi se letërsia jonë jo vetëm që udhëton, por edhe bashkon.

Aktiviteti u pasqyrua gjithashtu nga BTA, agjencia qendrore bullgare e lajmeve, duke i dhënë jehonë ndërkombëtare këtij promovimi të kulturës shqiptare. /atsh

Ndalohet betonimi i shtretërve të lumenjve

0

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, sot ka nxjerrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të betonimit të shtretërve të lumenjve në gjithë Kosovën, duke i dhënë fund një praktike të vjetër, të dëmshme dhe të rrezikshme.

“Përdorimi i betonit eliminon shkëmbimin e ujërave nëntokësore, shkatërron habitatet e florës dhe faunës, si dhe rrit shpejtësinë e rrjedhës, duke shkaktuar rrezik më të lartë nga vërshimet. ​Ky ndalim nuk cenon kontratat ekzistuese, por kërkon përshtatjen e tyre teknike me standardet mjedisore. Duhet të garantojmë që mjetet publike të shpenzohen vetëm në projekte që mbrojnë natyrën dhe rrisin sigurinë e jetës. Mbrojtja e lumenjve është mbrojtje e jetës, biodiversitetit dhe së ardhmes sonë. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e vendosur që politikat publike t’i vë në shërbim të natyrës dhe qytetarëve, duke i dhënë fund praktikave të dëmshme për mjedisin. Lumenjtë e Kosovës do të mbrohen dhe restaurohen në shërbim të gjeneratave të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.