spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
18:02
Home Blog Page 13

Bytyqi akuzon Gërvallën për financimin e ekspozitës me pasaktësi: “Ka qenë gjithmonë kundër vlerave të UÇK-së”

0

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka akuzuar ashpër ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, si financuese të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila ka nxitur reagime të shumta për shkak të pasaktësive historike.

Gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar, Bytyqi theksoi se sipas informacioneve që zotëron opozita, financimi i këtij projekti lidhet drejtpërdrejt me Gërvallën. Ajo e cilësoi këtë veprim si vazhdimësi të qëndrimeve të ministres, të cilën e akuzoi se në të kaluarën ka qenë kundër vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Së pari, është dashur të vish i kompletuar me materiale rreth ekspozitës. Kush e ka financuar, çfarë masash ke marrë dhe çfarë përgjegjësie ke kërkuar? Ne kemi marrë informacione se kush e ka paguar këtë. E dimë që Donika Gërvalla e ka paguar, ajo që gjithmonë ka qenë kundër vlerave të UÇK-së dhe kundër luftës çlirimtare”, deklaroi Bytyqi, drejtuar ministrit Andin Hoti.

Përplasja me kryetaren e Komisionit Këto deklarata nxitën reagimin e menjëhershëm të kryetares së Komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila ndërhyri për të ndaluar akuzat ndaj një ministreje që nuk ishte e pranishme në mbledhje.

“Të deklarosh kështu nuk është në rregull! Është gabim i madh nga ana juaj të bëni këtë konstatim; ju duhet të jepni përgjegjësi publike për këtë”, u shpreh Mulhaxha-Kollçaku.

Nga ana e tij, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, u përgjigj duke bërë të ditur se tashmë ka kërkuar përgjegjësi institucionale lidhur me pasaktësitë e raportuara në ekspozitë, por pa konfirmuar burimin e financimit të përmendur nga deputetja e AAK-së.

Fuqizimi i FSK-së, Albulena Haxhiu pret në takim ministrin Maqedonci dhe gjeneralin Jashari

0

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, si dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Gjatë këtij takimi, Haxhiu bëri të ditur se u diskutua gjerësisht për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, sfidat aktuale të sigurisë dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë për fuqizimin strategjik të FSK-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo theksoi se modernizimi dhe avancimi i ushtrisë mbetet një nga shtyllat kryesore të shtetësisë së Kosovës.

“Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.

Takimi rikonfirmon përkushtimin institucional për rritjen e gatishmërisë operacionale të FSK-së, në përputhje me standardet e NATO-s, për të garantuar mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit në një periudhë me sfida të ndjeshme gjeopolitike.

Kurti nga veriu: Institucionet i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në veri të Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Gjatë kësaj vizite, shefi i ekzekutivit deklaroi se institucionet e vendit janë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnik, duke vënë theksin te puna e qeverisë për barazi dhe sundim të ligjit në çdo cep të territorit.

“Ne punojmë për të gjithë qytetarët. Unë nuk jam mbi ligjin. Koha para qeverisë sonë nuk ka qenë normale. Nuk them se tani është gjithçka normale, por them se gjithçka po normalizohet”, u shpreh Kurti para gazetarëve.

Kryeministri theksoi se epoka e grupeve të paprekshme ka përfunduar dhe se ligji tani shërben si element bashkues për shoqërinë.

“Ligji nuk është ai që e ndan shoqërinë në ata që nuk janë të mbrojtur dhe në ata që askush nuk guxon t’i prekë. Përkundrazi, ai e bashkon shoqërinë me drejtësi dhe barazi. Nuk mund ta jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit, si Policia e Kosovës apo tani edhe Administrata Tatimore, nuk u shërbejnë të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, potencoi kryeministri.

Ky përurim shihet si një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë institucional dhe shtrirjes së sovranitetit ekonomik në pjesën veriore të vendit.

Përplasje për ekspozitën e masakrave: Zemaj akuzon për devijim të historisë, ministri Hoti distancohet nga përgjegjësia

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kërkuar sqarime urgjente nga ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, për të cilën pretendohet se ka përmbajtur pasaktësi të rënda historike.

Sipas raportimit të Ekonomia Online, Zemaj ngriti shqetësime se përmbajtja e kësaj ekspozite dhe materialet e lidhura me të paraqesin një devijim të qëllimshëm ose të paqëllimshëm nga e vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai kërkoi llogari edhe për financimin shtetëror të këtyre projekteve dhe shpërndarjen e librave që, sipas tij, dëmtojnë narrativën historike të popullit shqiptar.

“Është një devijim që duhet të vërtetohet në aspektin institucional. Kjo pjesë e përgjegjësisë ju takon edhe juve si kategori e re institucionale për mbrojtjen e vlerave të luftës. Duhet të shohim cili ka qenë financimi i shtetit për këtë ekspozitë apo librat që përfolen. A ka pasoja nga këto devijime historike të dëmshme që lidhen me ngjarjet tragjike, evidentimin e numrit të viktimave dhe masakrat”?, pyeti Zemaj.

Hoti: Përgjegjësia nuk është e ministrisë sime Nga ana tjetër, ministri Andin Hoti deklaroi se është krijuar një perceptim i gabuar në opinionin publik lidhur me përgjegjësinë e ministrisë që ai drejton. Ai sqaroi se kompetencat për mbledhjen e historisë dhe verifikimin e fakteve u takojnë institucioneve të tjera specifike.

“Në Republikën e Kosovës institucionet janë të ndara. Mekanizmi që bën përmbledhjen e historisë është Instituti i Historisë, ndërsa verifikimin e fakteve e bën Instituti për Krimet e Luftës (IKKL). Ministria ka mandat mbrojtjen dhe reagimin. Unë kam qenë ndër të parët që kam reaguar për atë që u shfaq në shesh”, u përgjigj Hoti.

Gjithashtu, ministri theksoi se iniciatori i ekspozitës, Shkëlzen Gashi, nuk ka lidhje me Kryeministrin Albin Kurti në këtë projekt, por bëhet fjalë për një iniciativë individuale të vetë autorit. Debati u tensionua më tej kur kryetarja e Komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, akuzoi deputetin Zemaj për politizim të skajshëm të kësaj çështjeje sensitive.

Dobruna emërohet zv/ministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Agon Dobrunën në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Dobruna për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, tha Zyra e Kryeministrit, në një njoftim për media.

Gara për anëtarë të KGJK-së: Komisioni për Legjislacion interviston javën e ardhshme 23 kandidatë

0

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka njoftuar se të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme do të intervistohen në Komisionin për Legjislacion 23 kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Lajmin e ka bërë të ditur Tahiri përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku theksoi rëndësinë e këtij procesi për sistemin e drejtësisë në vend. Sipas tij, ky proces intervistimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rendin dhe ligjin në Kosovë.

“Sot, Komisioni për Legjislacion, pas shqyrtimit të aplikimeve, ka caktuar intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të martën dhe të mërkurën do të intervistohen gjithsej 23 kandidatë”, ka shkruar Tahiri.

Deputeti shtoi se ky institucion luan një rol kyç në garantimin e sundimit të ligjit, andaj përzgjedhja e anëtarëve të rinj kërkon seriozitet të lartë.

„Ky proces intervistimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rendin dhe ligjin në Kosovë, pasi bëhet fjalë për një institucion shumë serioz dhe me rol kyç në garantimin e sundimit të ligjit në vend“, përfundoi ai.

Hapet gara për Avokatin e Popullit: Komisioni parlamentar miraton shpalljen e konkursit

0

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka marrë vendim unanim për shpalljen e konkursit për pozitën e Avokatit të Popullit.

Sipas raportimit të Ekonomia Online, vendimi u mor gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të mërkurë, ku anëtarët e komisionit shqyrtuan procedurat e nevojshme për plotësimin e këtij institucioni të rëndësishëm kushtetues.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, bëri të ditur se propozimi për shpalljen e konkursit kaloi pa asnjë votë kundër apo abstenim.

„Me të gjitha votat ‘për’ është votuar ky propozim“, deklaroi shkurtimisht Mulhaxha-Kollçaku pas përfundimit të procesit të votimit.

Ky konkurs vjen si domosdoshmëri për të siguruar vazhdimësinë dhe funksionalitetin e institucionit të Avokatit të Popullit, i cili ka për mision mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pas shpalljes zyrtare, pritet që të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda afateve të përcaktuara.

Nga miqësi në romancë: Aurora dhe Labi i “Big Brother” nuk fshihen më

0

Dy ish-banorët e spektaklit “Big Brother”, Aurora dhe Labi, duket se nuk e kanë më qëllim fshehjen e raporteve të tyre të afërta nga syri i publikut.

Dyshja është parë mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, teksa po shijonin një darkë së bashku në një nga restorantet e ushqimit të shpejtë në kryeqytet. Ky takim, i cili nuk është i pari javëve të fundit, ka nxitur sërish spekulimet për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Daljet e shpeshta dhe prezenca e vazhdueshme pranë njëri-tjetrit po shihen nga ndjekësit si një konfirmim i heshtur se miqësia e nisur brenda shtëpisë më të famshme në vend, ka kaluar pragun dhe është shndërruar në një romancë dashurie.

Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare në rrjetet sociale, imazhet e shkrepura në Prishtinë flasin për një raport mjaft të afërt dhe komod mes dyshes. Fansat e tyre tashmë janë në pritje të konfirmimit të parë si çifti më i ri i showbiz-it shqiptar.

“Lahuta e Malcís”, poema epike e botuar 89 vjet më parë nga At Gjergj Fishta

0

Më 8 prill të vitit 1937 u botua e plotë “Lahuta e Malcís” e Gjergj Fishtës, një nga krijimet më mahnitëse të letërsisë shqiptare.

Poema epike përbëhet nga 15.613 vargje dhe është fryt i një pune tridhjetëvjeçare, ku Fishta ndërthur dokumentimin historik me artin poetik.

Vepra përshkruan përleshjet kufitare për mbrojtjen e trojeve nga fqinjët malazezë në Hot e Grudë, Lidhjen e Prizrenit, përpjekjet diplomatike pas Kongresit të Berlinit, shpresat e Revolucionit Xhonturk dhe sfidat e luftërave ballkanike, duke e çuar rrëfimin deri te shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përtej vlerës letrare, “Lahuta e Malcís” shërben si një arkivë poetike e kujtesës kolektive, ku historia dhe arti gërshetohen për të ndërtuar narrativën kombëtare. Përmes saj, Fishta dokumenton ngjarjet, ngjall krenari dhe vetëdije kombëtare, duke e kthyer poezinë në një mjet të fuqishëm të identitetit shqiptar.

Stili i Fishtës, i mbështetur në dialektin gegë, figurat letrare dhe ritmin epik, e bën “Lahutën e Malcís” një vepër unike që ruan autenticitetin e gjuhës dhe traditës. /atsh

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

0

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as edhe një shenjë e tij nuk duket gjëkund.

Afati për fillimin e prodhimit të energjisë nga ky projekt është nëntori i 2026-tës, i cili mund të shtyhet deri në majin e vitit pasues, ndërsa Qeveria e Kosovës mban një garanci prej 7.5 milionë eurosh në rast shkeljeje. /REL