spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
11:21
Home Blog Page 1685

Hulumtim i DW: Kriza e ekonomisë gjermane, kush blen sot Volkswagen?

0

VW gjendet në krizë dhe tani po pret rezultatet e negociatave. Fitimet po bien, kërcënon mundësia e pushimit nga puna të punëtorëve. Çfarë po bën politika?

Termi “Zeitenwende” (pika e kthesës) është aktualisht në trend. Ai u përdor nga kancelari federal Olaf Scholz për të përshkruar sfidat e reja të politikës së sigurisë, me të cilat u përball Gjermania pas sulmit rus në Ukrainë. Por sot përdoret gjithashtu në kontekste të tjera. Politika ekonomike dhe Volkswagen është një shembull i jashtëzakonshëm i sfidave aktuale.

Industria gjermane e automjeteve është në telashe për shkak të humbjes në rritje të rëndësisë së motorëve me djegie në tregjet kryesore (SHBA, Kinë, Evropë) dhe kalimit në prodhimin e makinave elektrike.

Elektromobiliteti po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Studimi i fundit i firmës konsulente PricewaterhouseCoopers (PwC) thotë se numri i regjistrimeve të automjeteve me bateri (BEV) do të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme. Vëzhguesit e tregut nga Frankfurti tregojnë se cilat modele janë aktualisht të suksesshme e cilat jo. Nga perspektiva gjermane, kjo është shqetësuese: Modeli Y i Teslës është deri tani makina më e shitur në tregjet kryesore. Modelet e VW janë shumë prapa.

VW në krizë | Logo e ndryshkur e VW

Logo e VW

Elektromobiliteti eliminon vendet e punës

Frank Schwope nga Universiteti i Ndërmarrjeve të Mesme në Hannover beson se kjo është një nga arsyet e problemeve të prodhuesit më të madh gjerman të makinave, Volkswagen. I pyetur nga DW, eksperti i makinave thotë se këtu luajnë një rol të rëndësishëm “ndryshimet e mëdha që kanë ardhur nga konkurrentët kinezë”. Sipas VW, këto ndryshime po çojnë në një rënie të madhe të fitimeve: në tremujorin e tretë të 2024, fitimet kanë qenë rreth 64 për qind më të ulëta se një vit më parë.

Si përgjigje, koncerni planifikon të kursejë kryesisht në kostot e punës. Një ulje prej dhjetë për qind e pagave do të sillte 800 milionë nga kursimet e planifikuara prej katër miliardë eurosh. Përveç kësaj, sipas këshillit të punëtorëve, VW planifikon të mbyllë tre fabrika dhe të shkurtojë dhjetëra mijëra vende pune.

Në Belgjikë, Audi, e cila është pjesë e koncernit VW, po ndërmerr hapa konkretë dhe planifikon të ndalojë prodhimin e makinave elektrike në Bruksel në fund të shkurtit – rreth 3.000 njerëz janë të punësuar atje. Kështu i tha agjencisë AFP të martën (29 tetor) një përfaqësues i sindikatës belge CNE.

Se sa e rëndë është situata, konfirmoi në të njëjtën ditë presidentja e Shoqatës së Industrisë së Automjeteve Gjermane (VDA), Hildegard Müller. Sipas saj, kalimi në lëvizjen elektrike do të kushtojë 140.000 vende pune shtesë në industrinë gjermane të automobilave gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Që nga viti 2019, rreth 46.000 vende pune janë shkurtuar tashmë. “Transformimi i industrisë sonë është një detyrë e madhe,” i tha ajo Reuters, duke shtuar: “Është thelbësore që politika të mbështesë këto ndryshime.”

Wolfsburg - protestat e punëtorëve të Volkswagen AG, grumbull i madh punëtorësh duke dëgjuar

Protestat e punëtorëve

Politikanët dhe VW

Thirrja tek “politika” është gjithnjë e zëshme kur kompanitë kërkojnë kushte më të favorshme për të bërë biznes. Në rastin e Volkswagen-it, kjo thirrje ka një peshë të veçantë sepse në këtë krizë është e përfshirë edhe politika.

Volkswagen është themeluar në vitin 1938 si një ndërmarrje shtetërore dhe kurrë nuk është pavarësuar tërësisht, as pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore dhe rifillimit të prodhimit. Kryeministri i Saksonisë së Poshtme, ku ndodhet selia në qytetin Wolfsburg, është anëtar i bordit mbikëqyrës të këtij koncerni.

Kryeministri Stephan Weil (Partia Socialdemokrate) gjendet në një rol të dyfishtë – ai kërkon “zgjidhje alternative” dhe kërkon që politika të kontribuojë më shumë, për shembull me futjen e stimujve të rinj për blerjen e makinave elektrike dhe lehtësime të tjera nga BE.

Në nivel federal, asgjë nuk është bërë deri më tani për të ndryshuar kushtet e kornizës ekonomike, thotë drejtori i Zyrës së institutit amerikan gjerman Marshall Fund, në Berlin, Sudha David-Wilp. Në një intervistë për DW shton se vështirësitë ekonomike të Gjermanisë kërkojnë reforma të guximshme dhe të dhimbshme, por të nevojshme.

“Vitet nën udhëheqjen e zonjës Merkel ishin mjaft komode për Gjermaninë. Vendi kaloi edhe pandeminë COVID-19. Por tani nevojiten reforma”, saktësoi David-Wilp. Por partitë tradicionale kanë frikë nga rritja e populistëve, dhe ky është një problem serioz.

Për Volkswagen, situata ndërlikohet edhe më tej nga fakti se politika e Berlinit nuk ndjek një kurs të qëndrueshëm në promovimin e makinave elektrike. Partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP nuk kanë një politikë të përbashkët të menaxhmentit të VW-së.

Një fabrikë e VW ku shihen punëtorë duke montuar në makinë

Fabrika e VW

Kriza e përgjithshme ekonomike

Por kriza në Volkswagen është vetëm një pjesë e një krize shumë më të gjerë. Ish-presidenti i institutit, Ifo Hans-Werner Sinn beson se “Volkswagen është vetëm viktimë e e-mobilitetit, kufizimit të motorëve me djegie në BE dhe kostove të larta të energjisë në Gjermani”.

Edhe Franziska Palmas, ekonomiste në kompaninë londineze Capital Economics, thotë për DW se “VW është simptomatike e krizës më të gjerë të industrisë gjermane, që shihet nga rënia e prodhimit prej rreth dhjetë për qind në korrik, në krahasim me fillimin e vitit 2023.

“Volkswagen është një simbol i suksesit të ekonomisë gjermane në 90 vite”, tha Carsten Brzeski për DW. Por tani VW simbolizon një krizë: “Problemet e VW duhet të jenë një thirrje zgjimi përfundimtar për politikanët gjermanë për ta bërë vendin më tërheqës për investime.” /DW

Burg përjetë për…?!

0

Sulmuesi i Bashkëshortit të Nancy Pelosi dënohet me Burgim të Përjetshëm

REL: Asistenti politik në Ambasadën hungareze, pjesëmarrës në tubimin e supermacistëve në SHBA

0

Një qytetar amerikan, që shërben si asistent politik në Ambasadën hungareze në Uashington, më 2017 kishte marrë pjesë në një tubim të supermacistëve të bardhë në Sharlotsvill të Virxhinias, kur mbeti i vdekur një person që po protestonte kundër këtij tubimi, sipas një hulumtimi të kryer nga Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë.

Në shtatë vjetët e fundit, Taylor Ragg, është përfshirë në krahët konservatorë dhe të ekstremit të djathtë në skenën politike në SHBA dhe gjerësisht ka mbështetur sundimin autoritar të kryeministrit populist hungarez, Viktor Orban, si model për Shtetet e Bashkuara.

Ragg, 29 vjeç, shërben si asistent politik në Ambasadën e Hungarisë në Uashington që të paktën nga shkurti i vitit 2021, sipas fotografive të nxjerra nga ueb-faqja e Ambasadës dhe disa burime të afërta me Ambasadën.

Videoja, që është analizuar nga Radio Evropa e Lirë tregon Raggun duke mbajtur një flakadan gjatë marshit të zhvilluar gjatë natës nga supermacistët e bardhë në Sharlotsvill më 11 gusht 2017, si pjesë e një proteste kundër vendimit të autoriteteve të qytetit për të larguar një statujë të gjeneralit Robert E. Lee, udhëheqës ushtarak i Konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane.

Pjesëmarrësit në këtë marsh brohoritën slogane nacionaliste, edhe pse pamjet filmike të analizuara nga gazetarët nuk e shfaqin Raggun, i cili mbante në duar flakadan, duke brohoritur me marshuesit e tjerë, të cilët brohoritën “Nuk do të na zëvendësoni”.

Një ditë më pas, pati përleshje mes pjesëmarrësve në protestën e quajtur “Bashkoni të Djathtën” dhe kundërprotestuesve, teksa një grua u vra kur një burrë goditi turmën e kundërprotestuesve me makinë. Shoferi u dënua për krime të urrejtjes dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Tri burime të afërta me Ambasadën hungareze në Uashington konfirmuan për Shërbimin hungarez të REL-it se personi që shihet në video gjatë marshimit me flakadanë, në vigjilje të ngjarjeve vdekjeprurëse, është Taylor Ragg.

As Raggu e as Ambasada nuk iu përgjigjën pyetjeve të dërguara nga REL- lidhur me punësimin e tij.

Një muaj pas ngjarjeve vdekjeprurëse në Sharlotsvill, Ragg u bë lajm në SHBA, pasi një grua që studionte në të njëjtin universitet me të e akuzoi atë se kishte nxitur ngacmime kundër saj përmes një postimi në Facebook, ku u bënte thirrje të tjerëve të “raportojnë këtë person të paligjshëm në shkollën time që mburret për shkeljet e ligjit”.

Gruaja, Paola Garcia, ishte dërguar në SHBA nga prindërit e saj kur ishte fëmijë dhe qëndron në SHBA përmes programit të iniciuar nga ish-presidenti amerikan Barack Obama, që lejon imigrantët pa dokumente të qëndrojnë në shtet përkohësisht, nëse ata kishin arritur në SHBA kur kishin qenë fëmijë.

Presidenti i Universitetit të Transilvanisë në Leksington të Kentakit, më pas doli me një deklaratë duke thënë se postimi i Raggut ishte “i dënueshëm”. Më vonë universiteti tha se ai më nuk ishte student aty.

Ragg u fotografua vitin e kaluar në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, një konferencë vjetore që mbledh aktivistët dhe politikanët konservatorë. Ai u fotografua së bashku me Mark Ivanyo, kreun e grupit Republikanët për Rilindje Kombëtare. Ky grup avokues konservator e përshkruan veten si “nacional-populist”.

Ivanyo e ka lavdëruar Orbanin, i cili e ka mbështetur për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ish-presidentin republikan Donald Trump, duke thënë se ai është “njeri i popullit dhe për popullin”.

Që kur erdhi në pushtet më 2010, Orban ka kufizuar të drejtat civile dhe ka shtrënguar kontrollin ndaj mediave, teksa ka vazhduar të mbajë raporte me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Raportet me Putinin e kanë përplasur Orbanin me udhëheqësit e tjerë evropianë. /REL

Komisioni hetimor për tekste shkollore vazhdon intervistimin e zyrtarëve

0

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve: Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MAShTI, Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj nga AShI.

Ndryshe, ky komision hetimor ka mbajtur disa mbledhje.

Sot diskutohet raporti i Komisionit Evropian për Kosovën

0

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot mban konferencën për media, në të cilën do të diskutohet për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën të vitit 2024.

Në këtë konferencë për media, GLPS ka për qëllim të diskutojë në lidhje me rezultatet e dala nga Raporti i Vendit për Kosovën 2024, i publikuar nga Komisioni Evropian me datë 30 tetor.

Ky raport ofron një pasqyrë të detajuar mbi progresin e Kosovës drejt integrimit Evropian dhe se si institucionet e Kosovës po angazhohen në përafrimin e vendit drejt këtij qëllimi.

“Gjatë kësaj konference, GLPS do të shpalos një analizë të përgjithshme mbi rezultatet e këtij raporti, me theks të veçantë mbi sfidat kryesore drejt përmbushjes së kritereve politike, duke u fokusuar në stabilitetin e institucioneve për të garantuar demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtave të njeriut, reformën në administratë publike, progresin në procesin e Integrimit Evropian, dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, ndër të tjera”, njofton GLPS.

Rrëfimi prekës i Xuxit për vajzën e tij

0

Xuxi gjatë darkës së nominuarve ka treguar arsyen që pse ka vendosur që të hyjë në Big Brother VIP Kosova 3.

Ai ka thënë se arsyeja kryesore për të hyrë brenda në shtëpi ka qenë vajza e tij.

“Cika i ka bë 18 vjet, kur e pata intervenimin, kur erdha, Ardiana ma dha hapësirën, më tha mos hy. Kisha problem edhe pas një jave me hy, mos me dalë çika ime Sumeja, rrence te shoqet e saja, që babai i saj po hyn në Big Brother, pasha Zotin për Sumejen kam hyrë se nuk kisha hyrë”, u shpreh Xuxi.

Më pas Xuxi ka dhënë një rrëfim prekës për vajzën e tij, e cila rifitoi dëgjimin me aparaturë.

“Unë me vajzën time foli më shumë anglisht. Sumeja e ka kryer shkollën e mesme dizajn grafik. Gjuha e parë e saj është anglisht”, u shpreh Xuxi.

Vazhdojnë bombardimet në kryeqytetin libanez

0

Forcat ajrore izraelite nisën bombardime të reja në orët e para të mëngjesit në periferitë jugore të Bejrutit.

Mediat libaneze raportuan dy sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit në orët e para të së premtes, menjëherë pasi një paralajmërim evakuimi u lëshua në platformën X nga zëdhënësi arab i IDF-së.

Sipas autoriteteve këto janë goditjet e para në këtë zonë pas gati një jave.

Zhvillime në Mal të Zi, kreu i kuvendit largon flamurin shtetëror

0

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, hoqi nga salla e këtij institucioni një flamur malazez.

Disa qytetarë protestuan këtë javë, duke kërkuar kthimin e tij.

Ai ishte flamuri i parë që u valvit në ndërtesën e Kuvendit malazez në vitin 2004, pas miratimit të Ligjit për simbolet kombëtare.

Ndryshe, pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992, Republika e Serbisë dhe ajo e Malit të Zi së bashku themeluan një federatë, të quajtur Republika Federative e Jugosllavisë, e cila në vitin 2003 u riemërua si Serbia dhe Mali i Zi.

Në bazë të referendumit për pavarësi të mbajtur më 21 maj 2006, Mali i Zi u shpall shtet i pavarur falë votuesve shqiptar që jetojnë në të (9%) më 3 qershor të atij viti.

Trump padit mediumin e njohur amerikan, i kërkon miliarda dollarë për intervistën e Kamala Harris

0

Donald Trump ka paditur rrjetin televiziv CBS për një intervistë me Kamala Harrisin, sipas dokumenteve gjyqësore.

Ish-presidenti amerikan pretendon se intervista në emisionin “60 Minutes” me zëvendëspresidenten amerikane ishte “e manipuluar”.

Padia është bërë në Gjykatën e Rrethit të Veriut të Teksasit në SHBA, ku 78-vjeçari kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim, shkruan skynews.

CBS ka deklaruar më parë se intervista nuk ishte e manipuluar dhe se nuk u fsheh asnjë pjesë e përgjigjes së Harrisit.

“Më 20 tetor, 60 Minutes dha një fragment të intervistës sonë për Face the Nation, ku u përdor një pjesë më e gjatë e përgjigjes së saj sesa ajo në 60 Minutes. E njëjta pyetje. E njëjta përgjigje. Por, një pjesë tjetër e saj”, njoftoi CBS-ja.

“Kur redaktojmë çdo intervistë, qoftë me një politikan, një atlet apo një yll filmi, synojmë të jemi të qartë, të saktë dhe në thelb. Pjesa e përgjigjes së saj në 60 Minutes ishte më e shkurtër, gjë që lejon më shumë kohë për tema të tjera në një segment prej 21 minutash. Kujtojmë se Trumpi hoqi dorë nga intervista me 60 Minutes, ndërsa zëvendëspresidentja mori pjesë. Ftesa jonë e kahershme për ish-presidentin Trump mbetet e hapur”, deklaroi televizioni amerikan. Rrjeti hodhi poshtë gjithashtu sugjerimet e mëparshme se 78-vjeçari mund ta padiste atë, duke i thënë ish-presidentit më 23 tetor se kërkesat e tij bazohen në një “premisë të gabuar”.

United mund të mbetet pa trajner edhe një muaj

0

Sportingu i Lisbonës beson se kalimi i Ruben Amorimit te Manchester United është një punë e përfunduar, sipas “Sky Sports”.

Amorim pritet që të zërë vendin e Erik ten Hagut në “Old Trafford” pasi holandezi u shkarkua të hënën.

39-vjeçari, u bë objektivi numër një për “Djajtë e Kuq” në fillim të kësaj jave dhe tani duket sikur ai e dëshiron marrëveshjen po aq shumë.

Sipas “Sky Sports”, Amorim u ka thënë punëdhënësve të tij aktualë se ai dëshiron të largohet dhe të pranojë punën me rekordmenët e Anglisë.

Sportingu thuhet gjithashtu se beson se Amorim ka rënë dakord për marrëveshjen me Manchester United.

Anglezët pranuan të paguajnë klauzolën e prishjes së kontratës prej 8.3 milionë paundësh për të marrë trajnerin portugez.

Dhe ata mund të duhet të paguajnë edhe 4.1 milionë paund të tjera për të tërhequr në Mançester edhe stafin teknik të Amorimit.

Gjigantët portugezë duan para shtesë për të liruar tre anëtarë të besuar të stafit të Amorimit.

Trajneri dëshiron të marrë me vete në “Old Trafford” asistentin e Sportingut, Adelio Kandido, ndihmës trajnerin Karlos Fernandesh dhe trajnerin e portierëve Zhorge Vital.

Drejtuesit e Mançester Junajtid shpresojnë që Amorim të jetë në stol për përballjen e tyre me Çelsin këtë fundjavë.

United luajti dje në Kupën Karabao për herë të parë nën drejtimin e zëvendës trajnerit Rud van Nistelroi, përpara se të presë Chelsean në Premier Ligë të dielën në “Old Trafford”.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse Amorim do të jetë në stol në ndeshjen kundër Bluve.

Por ai mund të jetë edhe në tribunë ndërsa Nistelroi merr sërish përgjegjësinë në fushën teknike.

Lajmet nga Portugalia pretendojnë se Amorim do të përfundojë periudhën 30 ditore të njoftimit të largimit nga vendi i punës, përpara se të bashkohet me “Djajtë”.

Gazeta portugeze “Record” ka sugjeruar që Amorim do të qëndrojë si shefi i Sportingut deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar.

Kjo do të thotë se ai do të jetë në stolin e klubit portugez për tre ndeshje të tjera, duke përfshirë një përballje në Champions kundër Sitit.

Dhe në këtë mënyrë, ai do të mund të debutonte në stolin e Junajtidit në 24 nëntor, në transfertën me Ipsuiç Taunin.