spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
07:09
Home Blog Page 1687

Nis pastrimi i shtretërve të lumenjëve dhe rrjedhave ujore

0

Me qëllim të parandalimit të vërshimeve dhe ruajtjen e mjedisit, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, inspektuan nga afër procesin e pastrimit e shtratit të lumit Prishtevka dhe largimin e mbeturinave në zonën e njohur si “Fusha e Pajtimit.”

Ky aksion synon të përmirësojë cilësinë e mjedisit dhe të minimizojë rrezikun e përmbytjeve në qytet.

Njëkohësisht, Kryeqyteti kërkon mbështetjen dhe bashkëpunimin e qytetarëve për të mbajtur hapësirat publike të pastra dhe për të parandaluar ndotjen, duke kontribuar kështu në një ambient më të sigurt dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama informoi se pastrim i tillë i shtretërve të lumenjëve do të bëhet edhe në zonat tjera të Prishtinës.

Shkup: Deputetët e Frontit Evropian protestojnë në Kuvend kundër Qeverisë

0

“Po Evropës, jo Rusisë”, “Pa përkatësi etnike, nuk ka Marrëveshje të Ohrit”, “Larg duart nga gjuha shqipe”.

Këto ishin sloganet e deputetëve të Frontit Evropian në opozitë, të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të cilët i shpalosën të enjten para foltores së Kuvendit, ku në rend dite ishin pyetjet e deputetëve të opozitës, drejtuar pushtetit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Frontit Evropian, Blerim Bexheti, i drejtoi pyetje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për afatin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, orientimin e shtetit drejt Bashkimit Evropian apo Rusisë, si dhe “ndikimin e kryeministrit” në Gjykatën Kushtetuese.

“Edhe një herë, kryeministër, a është Qeveria me Evropën apo me Rusinë?”, pyeti deputeti Bexheti.

Ndërkohë kreu i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sugjeroi se pyetjet e tilla tregojnë gjendjen e politikës aktuale të shtetit, duke iu drejtuar edhe publikut:

“Këtë ka mundësi ta shohë tërë opinioni se cilët janë njerëzit që parashtrojnë pyetje nëse paskemi qenë me Rusinë ose Bashkimin Evropian. Shihni, prej tek i pari deri tek i fundit, me dozë respekti për zonjën. Paramendoni kur këta njerëz më flasin a jeni me Rusinë ose Bashkimin Evropian, atëherë mund ta paramendoni se në çfarë gjendje kemi ardhur si shtet”.

Bexheti i bëri thirrje Mickoskit dhe shumicës parlamentare që bashkërisht të miratojnë ligjin për vetting, ligj ky që shërben për kontrollin e zyrtarëve publikë, për të vërtetuar integritetin në përmbushjen e detyrës.

Por, Mickoski theksoi se për BDI-në “vetting-u është estrada, ndërsa pas perdes është defteri nga Reçica e Vogël prej ku vijnë vendimet”.

Pyetje për kryeministrin Mickoski ngriti edhe kreu i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM) në opozitë, Venko Filipçe, i cili e akuzoi Qeverinë se nuk ka plan për të zhbllokuar integrimin evropian të vendit.

“Nga viti ‘91 deri më tani, nuk ka pasur asnjë qeveri në Maqedoni [të Veriut] që nuk ka punuar për Evropë. Përkundrazi, çdo qeveri e ka bërë atë në kuadër të kapacitetit dhe mundësive të saja dhe tani, kur Evropa është shumë afër, Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja e ndalojë rrugën që shumë gjenerata para nesh e kanë pritur”, tha kreu i LSDM-së, Venko Filipçe.

Mickoski u përgjigj me kundërakuza, duke thënë se gjendja aktuale është rezultat i qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së.

“Të jeni të sigurt se do të korrim sukses dhe do të jemi atje ku e kemi vendin, në Bashkimin Evropian”, tha kreu i ekzekutivit maqedonas.

Koalicioni i ri qeveritar në Maqedoninë e Veriut përbëhet nga VMRO-DPMNE-ja, e cila doli e para në zgjedhjet e majit të këtij viti, koalicioni shqiptar VLEN, dhe partia ZNAM.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e udhëhoqi koalicionin parazgjedhor Fronti Evropian. Ky koalicion arriti të marrë 18 deputetë, aq sa ka edhe LSDM-ja, por nuk arriti të bëhej pjesë e koalicionit qeveritar.

Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me BE-në është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e minoritetit bullgar në të. Deri më tani, ky proces është anashkaluar. Qeveria ka propozuar që edhe nëse bëhen ato ndryshime, të bëhen me zbatim të prolonguar. Kjo ide është përjashtuar nga Bashkimi Evropian.

LSDM-ja opozitare kritika pati edhe për ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, e cila të enjten gjatë ditës, tha për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES se në tetor të vitit 2004 kishte deklaruar se ka “vetëdije dhe origjinë bullgare”.

Në përgjigje, Mickoski u shpreh: “Ju garantoj se Sanja Bozhinovska është maqedonase më e madhe se të gjithë ju bashkë”.

Ndërkohë, nga ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, për agjencinë shtetërore të lajmeve në Maqedoninë e Veriut, MIA, thanë se ministrja Bozhinovska ka vetëm nënshtetësi maqedonase dhe çeke, duke theksuar se shtetësia bullgare ishte marrë për arsye ekonomike dhe jo për arsye kombëtare.

“Shtetësia që ajo posedonte në të kaluarën është marrë për arsye ekonomike, siç e kanë bërë shumë qytetarë të Maqedonisë [së Veriut], dhe jo siç duan ta shtrembërojnë disa aktorë të vërtetën se është për arsye kombëtare”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Energjetikës dërguar MIA-s, raporton REL.

Sipas kësaj ministrie, Bozhinovska ka kërkuar të heqë dorë nga shtetësia bullgare më 14 shtator 2023.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria për një kohë të gjatë kanë kontekst për gjuhën, identitetin dhe dallime historike.

Qeveria shqiptare “po përgatit vendin e duhur” për kontejnerët me materie të rrezikshme

0

Anija me mbetjet e dyshuara si të rrezikshme, që u kthyen në Shqipëri nga Singapori, po qëndron në det prej 4 ditësh rreth 1 kilometër larg Portit të Durrësit, ndërsa Autoriteti Portual ende nuk ka lejuar hyrjen e tyre në port.

Prokuroria sekuestroi të hënën ngarkesën me 102 konteinerë, në vazhdën e hetimeve të nisura dy muaj më parë, ndërsa anëtarë të qeverisë pohuan sot në Kuvend, se po përgatiten vendi dhe infrastruktura e duhur për shkarkimin dhe ruajtjen e sigurt të tyre.

Mbetjet u kthyen në vendin e origjinës pas 4 muajsh, ndërsa Rrjeti i Aksionit të Bazelit BAN ngriti alarmin për lëndën, që sipas tij, përmbante pluhur helmues nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike.

Edhe pse zyrtarisht me ngarkesën e sekuestruar nga prokuroria prej rreth 4 ditësh, anija me 102 konteinerët e kthyer në Shqipëri të hënën nga Singapori, që solli në vendin e origjinës mbetjet e dyshuara si pluhur helmues nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, po qëndron një kilometër në afërsi të Portit të Durrësit, ndërsa Autoriteti Portual ende nuk lejon hyrjen e saj në port.

Sapo ngarkesa mbërriti me anijen turke Moliva nga Italia, pas disa javë udhëtim, pranë portit më të madh të Shqipërisë aty nga ishte nisur, prokuroria ka urdhëruar që konteinerët të mos hapen dhe të ruhen në një vend të sigurtë nga pikëpamja mjedisore e fizike dhe të vëzhgohen me kamera pa ndërprerë.

Prokuroria, e cila ka nisur prej dy muajsh hetime mbi këtë çështje nën dyshimet për “kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “ndotje të ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive, si dhe “shpërdorim detyre të funksionarit publik”, ka urdhëruar katër ditë më parë Autoritetin Portual, Kapitenerinë, Doganën dhe Drejtorinë e Kufirit Policinë dhe Hetimin Doganor për të sekuestruar si provë materiale konteinerët me qëllim kryerjen e ekspertimeve përkatëse.

Ndërkaq prej burimesh nga Autoriteti Portual është bërë me dije për shtypin se ende nuk mund të lejojë hyrjen në port për këto mbetje, të cilat kërkojnë sipas urdhërit të prokurorisë kushte të veçanta sigurie, si dhe vëzhgimin e pandërprerë me kamera, pa u siguruar një hapësirë e përshtatshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, në përgjigje të kërkesave të disa deputetëve të opozitës, pohoi në Kuvend se urdhëri i prokurorisë që doli të dielën, është i ekzekutueshëm dhe të gjithë institucionet e ngarkuara po koordinohen mbi infrastrukturën përkatëse për konteinerët.

“Në bashkëpunim me doganën, policinë e shtetit dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese po krijohet infrastruktura e përshtatshme e vendosjes konform ligjit të këtyre konteinerëve në hapësirat publike, të cilat do të kontrollohen e monitorohen nga policia. Janë mbi 102 kontejnerë, të cilët kërkojnë infrastrukturë të përshtatshme dhe nuk janë disa kuti kartoni, të cilat ne mund t’i fshehim apo t’i futim diku. Këto konteinerë do të vendosen në një hapësirë, e cila do të monitorohet me punonjës policie”, tha ministri Hoxha.

Por deputeti i opozitës Agron Shehaj, tha se ky skandal përfshin një numër të madh zyrtarësh të lartë socialistë, ministra dhe ish ministra dhe tashmë i përket prokurorisë, e cila nuk duhet penguar prej tyre në këto hetime.

“Kjo gjë nuk iu takon më atyre. Ata nuk mund të japim më informacion të besueshëm, sepse do të mbrojnë veten duke gënjyer. Ne sot presim të vërtetën nga prokuroria. Presim që ata të të pengojnë prokurorinë. Ata lejuan që 102 konteinerë të trafikoheshin nga porti i Durrësit, lejuan trafikimin e mbetjeve përmes një skeme përmes Kroacisë deri në Tajlandë. Prej tyre nuk pritet më informacion, por që ata të mos pengojnë prokurorinë”, tha zoti Shehaj.

Ndërsa ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, Taulant Balla, foli për bashkëpunimin e ngushtë të disa institucioneve, që caktimin e një vendi sa më të përshtatshëm, madje përmendi konkret ku ka nisur puna.

“Urdhri i prokurorisë iu është dhënë autoriteteve përkatëse, mes tyre, krahas policisë, doganës, Autoritetit Portual, përfshihen edhe institucionet e varësisë së ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të cilë së bashku kanë për detyrë gjatë zbatimit të urdhërit, të identifikojnë vendin ku do të vendosen (konteinerët) dhe aty po punohet për t’u bërë gati vendi për të mos patur asnjë problematikë me rrjedhje, ndotje etj., dhe deputetët të opozitës do të jenë të ftuar të shkojnë dhe t’i numërojnë”, tha zoti Balla.

Deputetja e opozitës Flutura Açka bëri thirrje që “prokuroria të veprojë sa më shpejt për të shmangur manipulimet e mundshme me ngarkesën”, ndërsa theksoi se si deputete e Elbasanit sillte në Kuvend “shqetësimin e qytetit më të ndotur të Shqipërisë prej industrisë metalurgjike”.

Firma eksportuese Sokolaj dyshohet se nuk i ka deklaruar në dokumenta si “mbetje të rrezikshme” pluhurat e oxhaqeve të fabrikave metalurgjike dhe i ka shkarkuar në një mjedis të hapur në portin e Durrësit, e duke i eksportuar më pas jashtë Shqipërisë.

Rrjeti i Aksionit të Bazelit BAN ka shprehur dyshime se transporte të tilla janë kryer periodikisht nga ky port.

Konteinerët u nisën nga Durrësi më 4 korrik drejt Tajlandës, e cila refuzoi ngarkesën pas alarmit, që dha organizata joqeveritare “Rrjeti i Aksionit të Bazelit BAN”, e cila kishte përfaqësues të saj në Durrës të hënën e kaluar, pra ditën që ato u kthyen aty nga u nisën. BAN-i u bëri thirrje autoriteteve shqiptare për transparencë, për të hapur publikisht konteinerët dhe për analiza të mostrave nga disa grupe të pavarura në laboratorë të ndryshëm.

Organizata shprehu sigurinë pothuajse të plotë që kjo ngarkesë me burim nga metalurgjia e Elbasanit përmban mbetje metalore të rrezikshme pertej niveleve të lejuara, krahas gatishmërisë që të ndihmojë Shqipërinë nga afër për trajtimin e kësaj çështje të ndjeshme.

Qeveria shqiptare ka deklaruar se është për realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”, duke lënë mënjanë hamendësime dhe spekullimeve.

Hetime për ngjarjen po kryen edhe zyra e Bashkimit Europian kundër Mashtrimeve, OLAF me qendër në Bruksel, krahas prokurorisë së qytetit bregdetar.

Vdes një grua pas një aksidenti mes tri veturave në fshatin Bresalc të Gjilanit

0

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri automjeteve në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Si pasojë e aksidentit u lënduan tre persona, por një grua rreth 46-vjeçare nuk mundi të iu bëjë ballë plagëve të marra.

“Pasagjerja shtetase e Kosovës (1978),  si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë ku vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QE-Gjilan. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në obduksion”, tha Hashani.

Hetues policorë të aksidenteve nga njësiti i trafikut rajonal janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

Si lindi festa e Halloween-it?

0

Festivali i lashtë i Halloween-it ka evoluar për t’u bërë një nga festimet e preferuara për fëmijët në mbarë botën dhe jo vetëm për vendet perëndimore.

Frika dhe argëtimi bashkohen në një natë për të kujtuar se ku njerëzit marrin pjesë në festa argëtuese, veshur me kostume të frikshme dhe duke luajtur lojëra drithëruese.

Ekziston një histori interesante e origjinës përse Halloween u lidh me të gjitha gjërat drithëruese, gdhendje kungujsh, lojëra dhe traditat që formuan versionin modern të Halloween.

Historia dhe rëndësia e Halloween 2024

Gjithçka shkon prapa në festivalin e lashtë kelt të njohur si Samhain, i cili festohej në Irlandën e sotme për të nderuar të vdekurit, por në të njëjtën kohë duke ruajtur kufirin me ta dhe e njëjta gjë bëhej duke veshur kostume të frikshme dhe duke ndezur zjarre.

Besohej se shpirtrat e të vdekurve u kthyen në shtëpitë e tyre në këtë ditë.

Me kalimin e kohës, njerëzit shtuan më shumë elementë në festimet, e bënë atë më drithëruese, u bënë më kreative me kostumet dhe ajo që filloi si një traditë e thjeshtë u shndërrua në një festë mega.

Ndërsa traditat u frymëzuan nga Samhain, nuk ishte para se Papa Gregori III të zhvendoste Ditën e të Gjithë Shenjtorëve në Nëntor nga 13 maji, kur Halloween mori datën e tanishme.

Sipas Britannica, në shekullin e 7-të të erës sonë, Papa Bonifaci IV krijoi Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, fillimisht e festuar më 13 maj dhe një shekull më vonë, Papa Gregori III e zhvendosi festën në 1 Nëntor.

Që nga ajo ditë e tutje, një ditë përpara kremtimit të të gjithëve Dita e Shenjtorëve u bë e njohur si All Hallows Eve , ose Halloween.

Traditat e Halloween

Tradita e gdhendjes së fytyrave djallëzore në kungull është e lidhur me legjendën e jack-o’-lantern.

Një legjendë irlandeze thotë se një burrë i quajtur Stingy Jack mashtroi Djallin për përfitime monetare.

Pas vdekjes së tij, ai nuk mund të hynte në parajsë dhe as në ferr dhe u dënua të bredh në tokë përgjithmonë.

Irlandezët filluan të gdhendnin fytyra të frikshme në rrepë për të shmangur shpirtin endacak të Jack.

Kur emigrantët irlandezë u shpërngulën në SHBA, rrepat u zëvendësuan me kunguj. Kjo shpejt u bashkua me festimet e Halloween-it , duke rritur tërheqjen drithëruese të festës.

Një traditë tjetër, në fakt më e popullarizuara është ‘trick-or-treating’ ku fëmijët vishen me kostume të frikshme kërkojnë ëmbëlsira nga fqinjët.

Ky ishte një zakon i shekullit të 20-të i popullarizuar nga komunitetet irlandeze dhe skoceze, ku një person vishej me kostum dhe tregonte histori, shaka, poema dhe truke të tjera të tilla në këmbim të disa artikujve ushqimorë.

E ndërprerë në vitin 1950, tradita gjeti formën e saj moderne në traditën më të dashur të Halloween-it të mashtrimit për karamele.

Si festohet Halloween

Falë aktiviteteve dhe traditave të tij argëtuese, Halloween po fiton njohje në mbarë botën, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe pjesë të Evropës.

Fëmijët dhe adoleshentët vishen si krijesa drithëruese ose personazhet e tyre të preferuar dhe shkojnë për “trick” në lagjet e tyre.

Kërkesat për karamele zakonisht plotësohen nga xhaxhai dhe hallat e dashura të lagjes.

Shtëpitë e përhumbura, festat me kostum, gdhendja e kungujve dhe dekorimet drithëruese janë të gjitha pjesë e traditave të njohura të Halloween.

Njerëzit shikojnë filma të frikshëm dhe i thonë njëri-tjetrit fantazma që t’i shtojë hijeshinë drithëruese të festivalit.

Zelensky e shkarkon prokurorin e Përgjithshëm, Andriy Kostin

0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, e ka shkarkuar edhe zyrtarisht prokurorin e Përgjithshëm, Andriy Kostin, pasi hetimet zbuluan se shumë zyrtarë qeveritarë dyshohet se e shmangën shërbimin ushtarak duke pretenduar rrejshëm se ishin me aftësi të kufizuara.

Zelensky e nënshkroi të enjten dekretin për shkarkimin e tij, pasi Parlamenti i Ukrainës kishte votuar në favor të shkarkimit të Kostin dy ditë më parë.

Kostin kishte thënë më herët se do të jepte dorëheqje për të marrë përgjegjësi politike, pas fillimit të hetimeve për korrupsion dhe për dyshimet se zyrtarët kishin shfrytëzuar hendeqe ligjore për ta shmangur thirrjen në ushtri.

Hetimet rishtazi gjetën se disa prokurorë publikë në rajonin perëndimor të Ukrainës, Hmelnitski, kishin nxjerrë dokumente në mënyrë të parregullt si persona me aftësi të kufizuar. Kjo ua kishte mundësuar atyre të merrnin beneficione të veçanta nga shteti dhe ta shmangnin shërbimin në ushtri njëkohësisht.

Ky skandal ka nxitur kritika të mëdha në vend dhe thirrje për hetime në gjithë vendin, në një kohë kur Ukraina po ka vështirësi t’i zmbrapsë forcat ruse, të cilat e nisën pushtimin e vendit në shkurt të vitit 2022.

Pas njoftimit të Kostinit për dorëheqje, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal njoftoi se kishte shkarkuar disa zyrtarë të lartë të përfshirë në këtë skandal.

Çështja e thirrjes në ushtri është bërë e ndjeshme në Ukrainë, pasi ushtria ukrainase po përballet me sfida të mëdha, sidomos me pakësim të numrit të trupave si pasojë e luftimeve.

Rekrutuesit ushtarakë shfaqen shpesh nëpër ngjarje publike për të vëzhguar nëse është duke u zbatuar ligji kontrovers për mobilizim.

Zelensky e ka pranuar vazhdimisht se ushtria ukrainase përballet me rrethana “shumë, shumë të vështira”. /REL

Çfarë po kurdisin Noizy dhe Sara?

0

Në ditët e fundit një afërsi që nuk po fshihet as në rrjete sociale me “Pëlqime”, të shumta, është ajo e Sara Hoxhës dhe Noizyt.

Sipas fotove të fundit, që Sara ka ndarë në Instagram, shihet “like” i Noizyt.

Nuk dihet se a është rastësi, apo çka po ndodh mes tyre?

Record: Shqipëria dhe Kosova të përqendrohen në diversifikimin e ekonomive të tyre

0

Në raportin e saj të fundit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore parashikon një rritje të moderuar ekonomike në dy vitet e ardhshme, por paralajmëroi se rajoni vazhdon të mbetet i brishtë dhe rritja e tij ekonomike e pasigurt.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, eksperti kryesor i Bankës Botërore për rajonin, Richard Record tha se sfidat më të mëdha për Shqipërinë dhe Kosovën janë strukturore – çështjet si dallime në cilësinë e aftësive të forcës së punës, shpërputhja mes sektorit arsimor dhe nevojave të sektorit privat, si dhe sigurimi i investimeve cilësore, që do të siguronin vende pune më të qëndrueshme.

Zëri i Amerikës: Zoti Record, në raportin e fundit, Banka Botërore thotë se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor po funksionojnë në një mjedis të ndërlikuar, po përjetojnë rritje, por gjithashtu paralajmëron se ato do të përballen me pasiguri për të ardhmen. Çfarë po e pengon rritjen e rajonit?

Richard Record: Ne jemi optimist, por edhe të kujdesshëm sa i përket mundësive për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Kemi parë një forcim të shkallës së rritjes. Rajoni në tërësi ka shënuar një rritje nga 2.6 për qind vitin e kaluar në 3.3 për qind këtë vit. Është e rëndësishme të kuptojmë se kjo po ndodh në një mjedis me shumë sfida dhe me shumë pasiguri nga jashtë. Bashkimi Evropian, në veçanti Gjermania, që është partneri më i madh tregtar dhe për investimet në tërë rajonin, ka tani një gjendje të pandryshuar e ndoshta ekonomia e saj është në recesion. Mes kaq shumë paqëndrueshmërive në mjedisin e jashtëm, fakti që rajoni po përjeton rritje me shkallë të përshpejtuar ekonomike, është shumë inkurajuese. Dhe natyrisht, fakti që Ballkani Perëndimor ka rritje më të shpejt se Bashkimi Evropian, nënkupton një shkallë përafrimi sa i përket standardit të jetesës.

Zëri i Amerikës: A është e mjaftueshme kjo rritje ekonomike që të ndihet konkretisht nga banorët?

Richard Record: Gjithmonë do të dëshironim të shihnim një rritje më të shpejtë, ngaqë sfida kryesore është se në cilën pikë do të arrijmë të shohim një përputhje mes standardit të jetesës në Ballkanin Perëndimor me mesataren e Bashkimit Evropian. Natyrisht, rritja ekonomike mbi 3 për qind është shenjë inkurajuese. Do të dëshironim të ishte më e shpejtë. Rritja vjen kryesisht për shkak të niveleve më të larta të konsumit, që do të thotë se përderisa inflacioni ka shënuar rënie, besimi është rritur dhe kemi parë investim më të madh publik, që po nxit aktivitetin ekonomik. Mjedisi i jashtëm është gjithsesi i vështirë. Nuk kemi parë rritje të eksporteve. Por ndoshta ndërkohë që ekonomia e Bashkimit Evropian fillon të rritet, do të shohim edhe mundësi për rritjejen e eksporteve. Megjithatë, në afatin e mesëm, për të patur shkallë më të shpejtë rritjeje ekonomike dhe shkallë më të shpejtë të përmirësimit të standardit të jetesës në Ballkanin Perëndimor duhen reforma të thella strukturore, përmirësim në standardin e aftësive, arsimimit, investime më të mëdha private dhe përmirësim të produktivitetit.

Zëri i Amerikës: Të qëndrojmë tek tema e rritjes ekonomike. Në dy vitet e ardhshme, në vitin 2025 dhe 2026, kjo rritje parashikohet të jetë pak a shumë e njejtë për Shqipërinë. Tani rritja është 3.3 për qind dhe pritet të shkojnë në 3.4 për qind në dy vitet tjera. Ngjashëm në Kosovë, ku kjo rritje tani është 3.4 për qind dhe parashikohet të shkojë në 3.8 dhe 3.9 në dy vitet e ardhshme respektivisht. Nëse shohim përtej numrave, a do të thotë kjo që situata ekonomike do të jetë e njejtë si tani.

Richard Record: Jo. Këta numra tregojnë një përmirësim në standardin real të jetesës. Këto janë shkallët reale të rritjes së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto… Pra është gjithsesi përmirësim, është shkallë e rritjes. Po ta krahasoni me ekonomitë e përparuara në Evropë, të cilat nuk po shohin rritje, apo diçka më pak se 1 për qind, atëherë rritja me 3 deri në 4 për qind është mjaft inkurajuese. Por natyrisht, në afatin e mesëm, ne dëshirojmë që t’i shihnim ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor të rriten edhe më shpejt dhe si rezultat të ketë një përmirësim më të shpejtë të standardit të jetesës.

Zëri i Amerikës: A janë këto shkallë të rritjes të mjaftueshme për të absorbuar shkallën e papunësisë dhe pëpr të përmirësuar standardin e jetesës, ose nivelin e varfërisë në Shqipëri dhe Kosovë?

Richard Record: Ka përmirësim në përqindjen e popullsisë që është e punësuar, që gradualisht po rritet. Gjatë vitit të fundit është arritur niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë i punësimit, me afro 49 për qind në tërësi në Ballkanin Perëndimore, nga 48 për qind vitin e kaluar. Rreth 114,000 vende të reja pune janë krijuar në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti të fundit. Natyrisht, ekziston ende një hendek krahasuar me shtetet e BE-së, ku mesatarja e punësimit është rreth 54 për qind. Pra, ka ende punë për t’u bërë, por po shkon në drejtim të përmirësimit gradual sa i përket uljes së papunësisë, ndonëse siç e thash këto janë rezultat i niveleve relativisht të larta të konsumit dhe konsumi është një prej arsyeve që po shohim këtë rritje ekonomike të vazhdueshme edhe përballë një mjedisi të jashtëm që është mjaft sfidues.

Zëri i Amerikës: Në raport ju disa herë flisni për rritjen e dobët ekonomike në Evropë dhe ndikimin e saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Çfarë veprime duhet të ndërmarrin qeveritë në Shqipëri dhe në Kosovë për t’iu bërë ballë këtyre kërcënimeve të jashtme?

Richard Record: Për ekonomi të vogla të hapura siç janë ato të Kosovës dhe Shqipërisë diversifikimi është i rëndësishëm. Kjo do të thotë të baraspeshojnë kërkesën e jashtme me atë të brendshme, të sigurojnë një baraspeshë sa u përket sektorëve të ekonomisë, për shembull të kenë mallra për të tregtuar si dhe shërbime, turizëm dhe aktivitete që lidhen me të. Kemi parë që përkundër rritjes mjaft të dobët në eurozonë, ka patur rritje të fuqishme në sektorin e shërbimeve, të dërgesave nga diaspora si dhe turizmit. Këtu qeveritë mund të luajnë rolin e tyre dhe mbase nuk është rastësi që këtë vit dhe vitin e ardhshëm dy qeveritë, në Kosovë dhe në Shqipëri, po rrisin investimet publike në përpjekje për të mbështetur rritjen ekonomike.

Zëri i Amerikës: Ju punoni me të dyja vendet dhe ishit këtu në Uashington për takimet e rregullta të Bankës Botërore. Cilët janë hapat e ardhshëm që qeveritë e këtyre dy vendeve duhet të bëjnë për të përmirësuar shkallën e rritjes ekonomike por edhe shpërndarjen e kësaj rritjeje në vendet e tyre?

Richard Record: Të dyja shtetet po përjetojnë rritje inkurajuese të ekonomisë dhe dyja janë në pozita të mira për të shfrytëzuar mundësitë që u jep afërsia me Evropën. Plani i ri i Bashkimit Evropian për rajonin është një mundësi e madhe dhe ekonomia e dyja vendeve mund të përfitojë nga ai. Sfidat më të mëdha janë sfidat strukturore të periudhës së mesme. Për shembull, ka ende dallime sa i përket cilësisë të aftësive të forcës punëtore, apo një përshtatje më të mirë të sektorit arsimor me aftësitë që kërkohen nga sektori privat, të kërkojnë mundësitë për të përmirësuar produktivitetin dhe efikasitetin, të joshin më shumë investime në sektorin privat, sidomos investime cilësore që sjellin me vete teknologji më të avancuara dhe të përpiqen të shkojnë në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: BE-ja ka premtuar 6 miliardë euro për agjendën e reformave dhe rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor. BE-ja synon një dyfishim të kapacitetit ekonomik të rajonit brenda dekadës. A është ky një synim realist?

Richard Record: Është gjithsesi një plan dhe mundësi e mirëpritur dhe siguron mundësi konkrete për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po që se arrijnë t’i kapin ato. Gjashtë miliardë euro janë investim i mirëpritur. Por mendoj se mundësia më e madhe vjen nga reformat dhe disa aspekte të veçanta të tregut të përbashkët që mund të përshpejtohen. Për shembull, një prej sektorëve shpresëdhënës është lehtësimi i tregtisë përmes atyre që po quhen korsi të gjelbërta, një mundësi për ta përshpejtuar me të vërtetë procesin e transportit të mallrave nga njëra anë e kufirit në anën tjetër. Kjo mund të bëjë një ndryshim të vërtetë në integrimin e ekonomive me zinxhirët furnizues botërorë si dhe rrjetet e prodhimtarisë për të tërhequr më shumë investime dhe më shumë mundësi.

Një aspekt tjetër me potencial është mundësia e ekonomive të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar zonës së përbashkët të pagesave. Për disa nga shtetet kjo mund të ndodh brenda pak muajsh. E dimë që çdo vit rreth 800 milionë euro shpenzohen në dërgesat nga diaspora ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe shteteve tjera. Çdo lloj mase që zvogëlon këtë kosto të dërgesave nga diaspora, duke çuar tek pagesat më të shpejta, të menjëhershme, është përfitim konkret.

Zëri i Amerikës: Duke patur parasysh ekspertizën tuaj në rajon, ku mendoni se do të jetë ndikimi më afatgjatë i këtyre fondeve?

Richard Record: Gjysma e fondeve të Planit të Rritjes janë ndarë për investime infrastrukturore dhe dy prej tyre i shohim si të rëndësishme. Ato janë burimet e energjisë dhe lidhjet e transportit, në veçanti për Kosovën, ku ekziston nevoja për të dekarbonizuar furnizimin me energji dhe për të kaluar tek energjia e ripërtritshme. Kjo është një agjendë e madhe investimi. Duhet të shohim burime të ndryshme, nga sektori publik dhe privat që e bëjnë këtë gjë. Por në periudhën afatgjate, kjo paraqet një mundësi për përmbushjen e nevojës së shtuar për energji elektrike (në tregun e brendshëm) si dhe kalimin drejt një rruge që mbështetet më pak në shfrytëzimin e fosileve, që njëkohësisht do të përmirësonte edhe cilësinë e ajrit, çështje kjo kritike. Po ashtu, ndonëse kjo vlen më shumë për Shqipërinë, lidhjet e transportit kanë po aq rëndësi. Është e dobishme të krijosh korsi të gjelbërta, të cilat do të zvogëlojnë pengesat në kufi. Por për të joshur më shumë investime të cilësisë ë lartë, që krijojnë më shumë vende të qëndrueshme pune, është me rëndësi të bëhet integrimi në rrjetet e transportit në tregjet e Bashkimit Evropian.

Zëri i Amerikës: Një pjesë të raportit ia kushtoni edhe migrimit, që po prek Shqipërinë dhe Kosovën. Sa jeni të shqetësuar për këtë dukuri?

Richard Record: Migrimi është realitet dhe në raport hedhim dritë në disa fusha ku qeveritë mund të punojnë për të krijuar një proces nga i cili përfitojnë të gjithë. Bëhet fjalë për zhvillimin e aftësive brenda vendit, strategji se si të mbahen lidhjet me diasporën, të nxiten investime dhe dërgesa nga diaspora dhe kthimin e ideve, teknologjisë, inovacionit në ekonominë e vendit dhe mënyrës për t’i mbajtur këto lidhje gjatë periudhave të ndryshme kohore. Kemi përmendur disa shembuj shumë interesantë. Irlanda është një shembull tejet interesant. Ky vend për një kohë të gjatë përballej me migrimin e popullsisë, por tani, siç e dini, ka një ndër shkallët më të larta të standardit të jetesës në botë, mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Irlanda ka kaluar nga një vend që përjetoi migrimin e popullsisë, në një vend ku njerëzit kthehen për të jetuar sërish. Pra, ekziston një mundësi dhe me politikat e qasjen e duhur, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësi për të ndjekur një rrugë të ngjashme. /VOA

Harris e Trump, kokë më kokë në dy shtete amerikane

0

As nënpresidentja Kamala Harris dhe as ish-presidenti Donald Trump nuk kanë krijuar një avantazh të qartë në garën për Shtëpinë e Bardhë në dy shtete kyçe të fushëbetejës jugore, sipas sondazheve të reja të CNN të kryera nga SSRS.

Votuesit e mundshëm në Xhorxhia japin 48% për Trump dhe 47% për Harris, dhe në Karolinën e Veriut, Harris qëndron në 48% ndaj 47% të Trump.

Rezultatet janë brenda kufirit të gabimit në të dy shtetet, duke sugjeruar se nuk ka asnjë lider të qartë në garë.

Të dy shtetet janë kontestuar ashpër në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Karolina e Veriut, e cila mbështeti ngushtë Barack Obamën në vitin 2008, ka votuar republikan në tre zgjedhjet e fundit presidenciale.

Sidoqoftë, në vitin 2020, ishte shteti ku Trump fitoi diferencën e tij më të vogël të fitores.

Joe Biden mundi Trump në Xhorxhia me më pak se 1 pikë përqindje katër vjet më parë, duke u bërë demokrati i parë që fiton shtetin që nga Bill Clinton në 1992.

Rezultatet sugjerojnë pak lëvizje që nga sondazhi i fundit i gushtit i CNN në Xhorxhia dhe sondazhi i fundit i shtatorit në Karolinën e Veriut, të cilat gjithashtu nuk patën lider të qartë në garë.

Afër 95% e votuesve të mundshëm në secilin shtet tani thonë se kanë vendosur për votën e tyre, duke lënë një grup në pakësim votuesish potencialisht të lëvizshëm, edhe pse një që është ende mjaft i madh për të lëvizur garën në çdo drejtim.

Më shumë se gjysma e elektoratit të mundshëm si në Xhorxhia (59%) dhe në Karolinën e Veriut (52%) thonë se i kanë hedhur tashmë votat e tyre, me ata votues që ndahen ngushtë ndaj Harris me një diferencë prej 7 pikësh në Xhorxhia dhe me 6 pikë në Karolina e Veriut.

Në të dy shtetet, afërsisht dy të tretat e mbështetësve të Harris – 69% në Xhorxhia dhe 67% në Karolinën e Veriut – thonë se kryesisht po votojnë për ta mbështetur atë, në vend që të kundërshtojnë Trump.

Kjo është një përqindje më e lartë se në sondazhin e fundit të CNN në pesë shtetet e tjera të fushëbetejës – Arizona, Michigan, Nevada, Pensilvania dhe Wisconsin – ku përqindja mesatare qëndron afër 60%.

Pjesa më e madhe e ndryshimit është për shkak të mbështetësve të Harris’s Black në Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut, rreth 8 në 10 prej të cilëve thonë se vota e tyre është kryesisht një miratim i zëvendëspresidentit.

Ky është rasti edhe pse votuesit e regjistruar me ngjyrë kanë më pak gjasa se votuesit e regjistruar të bardhë në të dy shtetet për ta përshkruar veten si “jashtëzakonisht të motivuar” për të votuar.

Shumica e gjerë e mbështetësve të Trump në të dy shtetet – 81% në Xhorxhia dhe 75% në Karolinën e Veriut – thonë se vota e tyre ka të bëjë kryesisht me mbështetjen për ish-presidentin, në vend të kundërshtimit të Harris. Kjo është e ngjashme me pjesën e mbështetësve të Trump që thonë të njëjtën gjë në shtetet e tjera të fushëbetejës.

Në kontrast me garën si brisk për Shtëpinë e Bardhë, demokrati Josh Stein ka një avantazh të qartë në garën për guvernator të Karolinës së Veriut, ndaj republikanit Mark Robinson të rrënuar nga skandali, 53% me 37%, mes votuesve të mundshëm.

Kjo është për shkak të ndarjes së konsiderueshme të biletave në favor të votimit poshtë demokratëve: 77% e votuesve të Trump në shtet thonë se po mbështesin Robinson në garën e guvernatorit, me 10% që mbështesin Stein dhe 12% të tjerë thonë se nuk do të votonin për secilin prej kandidatëve kryesorë.

Pothuajse të gjithë mbështetësit e Harris në shtet, 96%, thonë se mbështesin Stein.

Ndërsa sondazhet gjejnë mjedise të ngjashme politike në Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut në përgjithësi, ka disa dallime domethënëse.

Biden merr vlerësime po aq të ulëta për performancën e tij të punës në çdo shtet: 39% e votuesve të mundshëm në Karolinën e Veriut dhe 37% në Xhorxhia, thonë se e miratojnë.

Por Shtëpia e Bardhë merr vlerësime dukshëm më të ulëta për përgjigjen e saj ndaj uraganit Helene në shtetin Tar Heel.

Dyzet e dy për qind e votuesve të mundshëm në Xhorxhia, por vetëm 36 për qind në Karolinën e Veriut, thonë se e miratojnë mënyrën se si administrata Biden e ka trajtuar përgjigjen e qeverisë federale ndaj uraganit Helene, me përqindje të konsiderueshme të votuesve të mundshëm në të dy shtetet që thonë se nuk janë të sigurt. si e shohin ata reagimin ndaj stuhisë (17% në Karolinën e Veriut, 14% në Xhorxhia).

Pikëpamjet e reagimit të stuhisë së administratës përgjithësisht shkojnë paralelisht me partizanët, por megjithatë, 11% e mbështetësve të Harris në Karolinën e Veriut thonë se nuk e miratojnë mënyrën se si administrata Biden e trajtoi përgjigjen ndaj Helene.

Në Xhorxhia, pjesa e mbështetësve të Harris që nuk e miratojnë është vetëm 5%.

Në të dy shtetet, Harris kryeson në mesin e votuesve të mundshëm me ngjyrë (84% në 13% në Xhorxhia, 78% në 19% në Karolinën e Veriut) dhe votuesve me diplomë kolegji (55% në 39% në Xhorxhia, 53% në 42% në Karolinën e Veriut).

Të diplomuarit e bardhë të kolegjit ndahen pothuajse në mënyrë të barabartë në të dy shtetet (50% Harris në 47% Trump në Karolinën e Veriut, 48% Trump në 46% Harris në Xhorxhia).

Trump mban një epërsi komanduese, 81% me 15%, në mesin e votuesve të bardhë pa diplomë kolegji në Xhorxhia.

Ai e kryeson atë grup me një diferencë më pak dërrmuese, 65% me 31%, në Karolinën e Veriut.

Në Karolinën e Veriut, sondazhi zbulon se Trump kryeson me 7 pikë midis burrave dhe Harris përpara me 9 pikë midis grave.

Në Xhorxhia, burrat favorizojnë Trump me të njëjtën diferencë, por gratë janë më afër ndarjes në mënyrë të barabartë (49% favorizojnë Harris, 47% Trump).

Ky diferencë e ngushtë midis grave në Xhorxhia është për shkak të një hendeku masiv midis grave të bardha (66% Trump në 30% Harris) dhe grave me ngjyrë (79% Harris në 15% Trump).

Në të dy shtetet, Harris mban një epërsi të gjerë mes votuesve që thonë se jetojnë në një qytet apo zonë urbane, me Trump që ka një avantazh të ngjashëm të gjerë në zonat rurale.

Por votuesit periferikë në Xhorxhia janë të ndarë, 48% Harris me 47% Trump, ndërsa votuesit periferikë në Karolinën e Veriut favorizojnë Harris, 53% me 42%.

Votuesit në këto dy shtete kanë më shumë gjasa në të gjithë shtetet e fushëbetejës për të thënë se pozicionet e kandidatëve për çështjet po i shtyjnë zgjedhjet e tyre më shumë sesa tiparet e tyre drejtuese dhe qasja ndaj presidencës – 58% në Xhorxhia dhe 56% në Karolinën e Veriut thonë se çështjet janë më kritike për zgjedhjen e tyre.

Votuesit e mundshëm në të dy shtetet i japin Trump avantazhin ndaj Harris në besimin për të trajtuar imigracionin (me një diferencë prej 15 pikësh në Xhorxhia dhe një diferencë prej 12 pikësh në Karolinën e Veriut), politikën e jashtme (me një diferencë prej 9 pikësh në të dy shtetet) dhe ekonomia (me një diferencë prej 8 pikësh në të dy shtetet).

Ato i japin Harris epërsinë në besimin për të trajtuar të drejtat e abortit dhe riprodhimit (me një diferencë prej 15 pikësh në Karolinën e Veriut dhe një diferencë prej 13 pikësh në Xhorxhia), me votuesit në të dy shtetet të ndarë ngushtë se cili kandidat i besojnë më shumë për të mbrojtur demokracinë.

Votuesit në Xhorxhia thonë me një diferencë prej 8 pikësh se ata e shohin Harrisin, jo Trumpin, si kandidatin që kujdeset më shumë për njerëzit si ata, ndërsa votuesit në Karolinën e Veriut janë më të ndarë.

Në të dy shtetet, Harris shihet si kandidati më i ndershëm dhe më i besueshëm, ndërsa Trump ka një avantazh të vogël si kandidati më i aftë për të sjellë ndryshimet e nevojshme.

Afërsisht 8 në 10 votues të mundshëm në çdo shtet thonë se janë të paktën disi të sigurt se votat në shtetin e tyre do të hidhen dhe numërohen me saktësi në zgjedhjet e këtij viti.

Në të dy shtetet, kjo rritet në afërsisht 9 në 10 në mesin e mbështetësve të Harris, me 74% të votuesve të Trump në Karolinën e Veriut dhe vetëm dy të tretat e mbështetësve të republikanëve në Xhorxhia thonë të njëjtën gjë.

Intervistat u zhvilluan në datat 23-28 tetor 2024, në internet dhe me telefon me votues të regjistruar, duke përfshirë 732 votues në Xhorxhia dhe 750 në Karolinën e Veriut.

Votuesit e mundshëm përfshijnë të gjithë votuesit e regjistruar në sondazh të ponderuar për gjasat e tyre të parashikuara për të votuar në zgjedhjet e këtij viti.

Rezultatet midis votuesve të mundshëm në Xhorxhia kanë një diferencë të gabimit të kampionimit prej plus ose minus 4.7 pikë përqindjeje; është 4.5 pikë mes votuesve të mundshëm në Karolinën e Veriut.

SHBA-ja sanksionon firmat serbe dhe malazeze për shkak të mbështetjes të luftës së Rusisë

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj kompanisë serbe, Ventrade, dhe ndaj International Business Corporation Bar (IBC), me bazë në Mal të Zi, për shkak të eksportimit të mallrave me përdorim të dyfishtë në Rusi, të cilat mund të përdoren në industrinë e mbrojtjes.

Zyra amerikane për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) tha përmes një deklarate se Ventrade i ka shitur Rusisë radio të kategorisë ushtarake, ndërkaq IBC ka transferuar pajisje të përpunimit dhe kushineta të topave te kompanitë ruse, përfshirë te një kompani që është nën sanksione amerikane.

Sipas të dhënave të tregtisë të kompanisë Ventrade, kompani e themeluar në prill të vitit 2022, pak pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, kjo firmë eksportoi radio në Rusi në vlerë prej 570.000 dollarësh. Këto eksporte ishin bërë në periudhën shtator 2022 deri në qershor 2023 përmes Gjermanisë, Malajzisë, Austrisë, Kinës dhe Meksikës.

Që nga viti 2021, IBC është në pronësi të shtetasit rus me bazë në Mal të Zi, Sergei Kokorev, dhe kjo kompani ka rritur fitimet më 2023 me rreth 1 milion dollarë.

Pesë firma të tjera serbe – MCI Trading, Kominvex, Goodforwarding, Soha Info dhe TR Industries – po ashtu veçse janë nën sanksione nga OFAC për shkak të bashkëpunimit me Rusinë, raporton REL.

Mali i Zi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ndërkaq Serbia, pavarësisht se është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nuk i është bashkuar sanksioneve të bllokut evropian kundër Rusisë.