spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
22:56
Home Blog Page 1691

Shqiptaret ‘pushtojnë’ spektaklin e madh në Gjermani

0

Nora Tushi ka kënduar në spektaklin e njohur gjerman për zbulimin e talenteve të reja në muzikë Deutschland sucht den Super Star, i njohur me shkurtesën DSDS.

Nora u tregoi jurisë se ishte shqiptare dhe se ka filluar të këndoj qysh si fëmijë, e madje ka qenë pjesë e koreve profesionale, raporton Storm.

Ajo ka thënë se nëna e saj është mbështetësja më e madhe në rrugëtimin e saj dhe se shpresonte në fitore.

Nora këndoi dy këngë, Flowers të Miley Cyrus edhe Jealous të Labrinth.

Nora u lëvdua nga këngëtarja shqiptare, Loredana, që është pjesë e jurisë.

Me pak vërëjtje dhe me disa sugjerime, Nora Tushi mori katër PO dhe mori biletën për të vazhduar në rundin tjetër.

Nora ka qenë pjesëmarrëse edhe në Voice of Germany në vitin 2019.

Nora nuk është e vetmja shqiptare që merr pjesë në këtë spektakël.

Aty po konkurron edhe Donika Hoxha.

Donika mori ftesën për të kënduar në rundin tjetër.

Kush do të ketë faj kur Kamala Harris do të mundet nga Donald Trump?

0

Kamala Harris është kandidatja më e keqe për president në historinë amerikane.

Rama i gatshëm për dialog, ambasadori i BE-së ka një thirrje për opozitën

0

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato i ka bërë thirrje opozitës dhe qeverisë që të ulen në tryezën e dialogut dhe të diskutojnë për arritjen e një zgjidhje politike, ku sipas tije dhe opozita të ndihet e dëgjuar.

Për ambasadorin dhuna dhe moslejimi i mbarëvajtjen së punës nuk është zgjedhje dhe se opozita duhet të përdorë mënyra të tjera për të shprehur mosdakordësinë e saj lidhur me çështjet.

“Unë e dua muzikën por nuk jam dirigjent i mirë, më mirë rri në auditor dhe e dëgjoj muzikën. Por do të keni dëgjuar se në mënyrë konstantet kur jam pyetur kam theksuar faktin se duke pasur parasysh rëndësinë e reformave është e rëndësishme që opozita të ulet në tryezë. Kam bërë thirrje për këtë gjë dhe të mbajë të përfshirë opozitën. Të gjithë duhet të ndihen autorë të procesit politik dhe ka mënyra për ta shprehur mospajtimin dhe ndryshimin e mendimit, në këtë kontest nuk mendoj se dhuna dhe ndërprerja e mbarëvajtjes së veprimtarisë është mënyrë. Ka mënyra të tjera për dialog politik dhe shpresoj që të gjendet një rrugë për të riorganizaur opozitën. Kjo kërkon edhe gatishmërinë dhe angazhimin nga të dyja palët”, u shpreh Gonzato.

Edhe kryeministri Rama tha se është i gatshëm për dialog, por se kjo gjë duhet të duhet nga të dyja palët.

Rama tha se qeveria gjithmonë do të jetë e gatshme për dialog me opozitën, por se nuk është faji i mazhorancës se ajo “do të bëjë vetëvrasje politike”.

“Unë jam shumë dakord për dialog, problemi është që kur duhet të vallëzosh duhen dy vetë, dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhin vallen, kush është për dialog sot është shumë e thjeshtë, kush është i gatshëm të flasë, kush nuk është për dialog është shumë i thjeshtë, kush nuk është i gatshëm të flasë. Nëse nuk ka gatishmëri nga të dyja anët nuk ka dialog. Nëse ndihet e përjashtuar më vjen shumë keq pro është pa baza faktike në lidhje me qasjet tona. Është zgjedhja e tyre për të vrarë veten politikisht. Nga dita e parë e deri kur unë të jem në detyre asnjëherë nuk do jetë problem diskutimi mes mazhorancës dhe opozitës për dialog. Por diskutimi bëhet përmes gjuhës dhe jo muskujve”, tha Rama.

Pas arrestimit të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, opozita nisi aksionin e mosbindjes civile duke protestuar në rrugë dhe moslejuar zhvillimin e seancave të kuvendit duke bllokuar foltoren.

Opozita akuzon qeverinë për korrupsion dhe të lidhur me krimin, ndërsa sipas saj po tenton edhe të asgjësojë opozitën.

Barcelona merr frymë lirshëm pas kthimit të Dani Olmos

0

Dani Olmo u rikthye të mërkurën në fushë pas pesë javësh mungesë pas dëmtimit të pësuar në derbin ndaj Gironas.

Sulmuesi spanjol luajti pesëmbëdhjetë minutat e fundit të fitores 4-1 të Barcelonës kundër Bayern Munichut dhe tani mezi pret të përjetojë emocionet e ‘El Clasico’, në të cilën katalanasit arrijnë si favorite, pasi janë të parët në renditje.

“Në një ndeshje si kjo nuk ka favorite. Është ndeshja më e mirë që mund të luhet në La Liga dhe në Evropë”.

Dani Olmo është përballur tre herë në karrierën e tij me Real Madridin, të gjitha të veshur me fanelën e Leipzig.

Në sezonin 2022-2023 u përballën me ‘Los Blancos’ në fazën e grupeve të Champions League, duke fituar 3-2.

Vitin e kaluar ata u takuan sërish në fazën e 16-të: në ndeshjen e parë, në Red Bull Arena, ndeshja përfundoi 0-1, ndërsa ndeshja e kthimit në Bernabéu përfundoi në barazim (1-1).

Para dëmtimit të tij, Dani Olmo kishte luajtur tre ndeshje në La Liga për Barcelonën dhe e kishte gjetur gjithmonë rrjetën.

Tani ai ndihet njëqind për qind i gatshëm të përballet me rivalin e tij të përjetshëm.

Në cilat vende njerëzit janë më të shëndetshëm?

0

Shëndeti dihet se ndikohet nga një sërë faktorësh, duke filluar nga cilësia e sistemeve të kujdesit shëndetësor deri te zgjedhjet e stilit të jetesës.

Nivelet e shëndetit të një popullsie vlerësohen bazuar në tregues të tillë si jetëgjatësia , shkalla e vdekshmërisë foshnjore dhe ushqimi.

Kombinimi i këtyre parametrave jep një pamje më të qartë të mirëqenies së përgjithshme të një vendi.

Çdo vit, vendet në mbarë botën vlerësohen në bazë të shëndetit të tyre.

Analiza e sivjetshme e Indeksit të Fuqive të Mëdha 2024 ka nxjerrë në pah vendet më të shëndetshme në botë dhe i paraqet kombet me statistikat më mbresëlënëse shëndetësore.

Singapori është “Mbretëria e shëndetit”

Singapori kryeson botën në renditjen e shëndetit dhe kohët e fundit është përcaktuar si një rajon ‘zonë blu’ ku njerëzit kanë shumë më shumë gjasa të jetojnë mbi 100 vjet. Në fakt, numri i njerëzve që arrijnë ose i kalojnë 100 vjet jetë në Singapor është 10 herë më i lartë se në Shtetet e Bashkuara. Iniciativat e qeverisë, të tilla si ato që promovojnë ecjen në këmbë – përmes taksave të përdorimit të automjeteve, karburantit dhe rrugëve – së bashku me stimujt tatimorë për familjet që jetojnë pranë njëra-tjetrës, ka të ngjarë të kenë kontribuar në këtë këndvështrim mbresëlënës të jetës.

Japonia, me jetëgjatësinë më të lartë në botë

Në vendin e dytë është Japonia , e cila ka një nga jetëgjatësia më e lartë në botë. Vlerësohet, veçanërisht, se më shumë se gjysma e grave të lindura në 2023 pritet të jetojnë deri në 90 vjeç. Ashtu si Singapori, Japonia ka një zonë blu, në Okinawa, ku banorët përfitojnë nga një sens i fortë qëllimi ( ikigai , siç e quajnë ata), si dhe nga ekzistenca e rrjeteve të forta sociale. Këta faktorë kulturorë dhe socialë luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësinë e popullsisë.

Zvicra, e dalluar për jetëgjatësinë më të lartë në Evropë

Në vendin e tretë është Zvicra , e cila kombinon stabilitetin ekonomik me normat e ulëta të obezitetit dhe kujdesin e shkëlqyer shëndetësor. Ky shtet kombëtar krenohet me jetëgjatësinë më të lartë në Evropë, me gratë që jetojnë mesatarisht 85.8 vjet dhe burrat 82.2 vjet. Një pjesë e jetëgjatësisë së banorëve zviceranë është për shkak të faktit se vendi u ofron qytetarëve të tij akses të jashtëzakonshëm në kujdesin shëndetësor.

SHBA me shpenzime të larta për frymë, por e 13-ta në listë

SHBA renditet e 13-ta, duke zënë një pozicion mesatar në listën e 24 vendeve në përgjithësi. Me gjithë shpenzimet e jashtëzakonshme prej 12,600 dollarësh për frymë për kujdesin shëndetësor në vitin 2022, SHBA mbetet prapa në rezultatet kyçe shëndetësore si jetëgjatësia. Kjo pasqyron një sfidë më të gjerë në arritjen e rezultateve më të mira shëndetësore, duke sugjeruar që mënyra e jetesës, faktorët social dhe aksesi në kujdesin shëndetësor janë po aq kritik sa paratë e shpenzuara për shëndetin.

24 vendet me kushtet më të mira shëndetësore janë:

Singapor

Japonia

Zvicra

Koreja Jugore

Anglia

Australia

Italia

Kanadaja

Franca

Eurozonës

Holanda

Gjermania

SHBA

Kinë

Arabia Saudite

Argjentina

Turqia

Brazili dhe

Rusia

Del banori i parë nga shtëpia e Big Brother

0

Aria ka lënë Big Brother Vip Kosova 3.

Ajo ishte banorja më me pak vota në një nominim ku ishin shumë banorë.

Pos që mori më pak vota Aria nuk kishte fat as në biletën e kthimit.

Ajo tha se nuk ndihej mirë me këtë largim, ndërsa vazhdoi përplasjet me Oltën, pasi kjo e fundit e kishte kritikuar shumë sa ishte brenda në shtëpi.

Olta tha se nuk pajtohej fare me lojën e Gresës, por se e njëjta nuk po bullizon askë, ndryshe nga shumë banorë që po e bëjnë me të.

Por, Aria vazhdoi të insistonte se e njëjta nuk kishte ofenduar e para Gresën.

Në këtë mbrëmje edhe Rrezarti kërkoi të largohej nga shtëpia pas përplasjeve, por i njëjti mori votat e publikut që të mbetet në shtëpi.

Gazetari Kajtazi raporton se në veturën e tij është vendosur pajisje e dyshimtë

0

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se në veturën e tij është vendosur një pajisje e dyshimtë.

Kajtazi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka thënë se sot pasi e ka dërguar veturën e tij në servis për kontroll është gjetur një pajisje e dyshimtë në anën e majtë të rrugës.

Ai po ashtu ka treguar se Policia është në vend të ngjarjes si dhe është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

“Sot kam sjell veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një pajisje e dyshimtë e vendosur në anën e majtë afër rrotës. Policia është në vend të ngjarjes duke pritur njësitë e specializuara. Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, ka shkruar Kajtazi.

Dioguardi mbështet Kamala Harrisin

0

Ish-kongresmei amerikan, presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe Dioguardi ka bërë të ditur se mbështet Kamala Harris për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dioguard në një komunikatë për media thekson se një nga kapitujt më krenarë të shërbimit të tij publik ishte puna e ngushtë me Presidentin Joe Biden në fund të viteve 1990 dhe 2000 për të sjellë drejtësi, paqe dhe pavarësi në Kosovë.

“Si ish-kongresmen i SHBA dhe President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) që nga viti 1989, kam përkushtuar karrierën time për të avancuar lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën. Një nga kapitujt më krenarë të shërbimit tim publik ishte puna e ngushtë me Presidentin Joe Biden në fund të viteve 1990 dhe 2000 për të sjellë drejtësi, paqe dhe pavarësi në Kosovë. Së bashku, ne u ngritëm kundër tiranisë dhe gjenocidit, duke riafirmuar udhëheqësin morale të Amerikës në skenën botërore”, thuhet në njoftim.

Diogardi në njoftim ka theksuar se sot ‘demokracia jonë përballet me sfida të papara, jam krenar të mbështes Kamala Harris për Presidente të Shteteve të Bashkuara. Angazhimi i saj i palëkundur për drejtësi, barazi dhe sundimin e ligjit përfaqëson vlerat që gjithmonë kanë përcaktuar Amerikën si një fanar shprese për botën. Besoj se ajo është unikisht e përgatitur për të mbrojtur këto vlera, për të bashkuar kombin tonë dhe për të rikthyer pozitën e Amerikës si avokate kryesore e demokracisë në nivel global.

“Kamala Harris e kupton se fuqia e Amerikës nuk qëndron vetëm në fuqinë tonë ushtarake dhe ekonomike, por në përkushtimin tonë të palëkundur ndaj parimeve të lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Në një kohë kur autoritarizmi po rritet globalisht, kemi nevojë për një udhëheqës me guxim, bindje dhe vizion për të mbrojtur këto parime si në vend ashtu edhe jashtë tij. Përvoja e saj, integriteti dhe lufta e saj e gjatë për drejtësi e bëjnë atë udhëheqësen e duhur për të drejtuar Amerikën përpara”, theksohet në njoftim.

Diogardi i ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve e shqiptaro-amerikaneve, veçanërisht atyre që ndajnë angazhimin tim për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, të qëndrojnë me Kamala Harris ndërsa punojmë për të siguruar një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtë për të gjithë.

Haradinaj kritika Kurtit pas dorëzimit të raportit të BE-së

0

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar gjetjet e Raportit të Progresit që Komisioni Evropian publikoi të mërkurën.

Raporti vjetor për Kosovës në vlerësuar nga pushteti e kritikuar nga opozita.

Haradinaj ka thënë se raporti për këtë vit, reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka larguar dhe sabotuar Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s.

“Raporti i Progresit, ashtu siç pritej, reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian. Kjo shfaqet në cenimin e demokracisë parlamentare, ndërhyrjet në media, sabotimin e sistemit të drejtësisë, defektet në prokurim, e pothuajse në çdo fushë të jetës. Në katër vitet e fundit, Kurti e largoi dhe e sabotoi Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s. Me këtë raport shihet se e gjithë agjenda e tij është largimi i Kosovës nga të gjitha integrimet euroatlantike. Largimi i Kurtit nga qeverisja po shndërrohet çdo ditë në një obligim kombëtar për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Hakerët kinezë besohet se kanë vënë në shënjestër celularët e Trump dhe Vance

0

Mediat amerikane kanë alarmuar se telefonat e Donald Trump dhe senatorit JD Vance, mund të jenë hakuar nga kinezët.

Duke u thirrur në disa burime, mediat shkruajnë se informatat e para për hakim janë dhënë nga ekipi i fushatës së dy të lartpërmendur, janë mes personave numrat e telefonit të të cilëve besohet të jenë në shënjestër dhe potencialisht të komprometuar.

Nuk është e qartë se deri ku është arritur aksesimi në pajisjet e tyre, ndërsa hetuesit kanë nisur punën e tyre.

FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës kanë dalë me deklaratë, por nuk kanë përmendur nëse hetimet janë të përqendruara edhe për telefonat e Trump dhe Vance.

“Qeveria e SHBA po heton aksesin e paautorizuar në infrastrukturën komerciale të telekomunikacionit nga aktorë të lidhur me Republikën Popullore të Kinës”, tha FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës në një deklaratë.

“Pasi FBI identifikoi një aktivitet të veçantë keqdashës që synonte sektorin, FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) njoftuan menjëherë kompanitë e prekura, dhanë asistencë teknike dhe ndanë me shpejtësi informacionin për të ndihmuar viktimat e tjera të mundshme”.

Duke iu përgjigjur lajmit, fushata e Trump u përpoq të fajësojë Zëvendës Presidenten Kamala Harris dhe administratën Biden, duke thënë se ata “po inkurajojnë Kinën dhe Iranin të sulmojnë infrastrukturën kritike amerikane, për të parandaluar kthimin e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë”.

Ndërkohë, New York Times, shkruan se fushata e harkimit përfshinte zyrtarë të dy kampeve pa përjashtim.

Hetimi ka vijuar prej disa kohësh dhe së fundmi forcat e rendit kanë nisur të njoftojnë persona të ndryshëm që ishin në shënjestër të kësaj fushate kibernetike.