spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
20:38
Home Blog Page 1692

Java e fundit e fushatës në SHBA / Harris dhe Trump akuzojnë njëri-tjetrin për krijimin e ndasive

0

Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Kamala Harris akuzuan njëri-tjetrin për thellimin e mosmarrëveshjeve në një vend thellësisht të polarizuar, ndërsa fushata presidenciale hyri të mërkurën në javën e saj të fundit.

Ish-presidenti republikan veshi një jelek fosforeshent ngjyrë portokalli dhe u ngjit në sediljen e pasagjerit të një kamioni për mbledhjen e mbeturinave në Green Bay, Wisconsin, për të tërhequr vëmendjen ndaj një komenti të martën nga Presidenti demokrat Joe Biden, që ai tha se zbuloi përbuzjen që udhëheqësit demokratë ndjejnë ndaj mbështetësve të ish-Presidentit Trump.

Duke marrë pyetje nga gazetarët ndërsa qëndronte i ulur në kamion, ish-Presidenti Trump tha se Presidenti Biden “duhet të ketë turp për veten” dhe se fajtore ishte edhe Nënpresidentja Harris. Mbështetësit e Trump-it “nuk janë mbeturina”, tha ish-presidenti.

Presidenti Trump, megjithatë, u distancua nga komediani në tubimin e tij në Madison Square Garden të dielën, Tony Hinchcliffe, i cili shkaktoi stuhinë politike të kësaj jave duke thënë se Puerto Rico është “një ishull lundrues plehrash”.

“Nuk e di kush është ai…Nuk di asgjë për të”, tha ish-Presidenti Trump, duke shtuar se: “Unë e dua Puerto Rikon dhe Puerto Riko më do mua”.

Ish-Presidenti Trump i veshur me jelekun fosforeshent mbërrin në tubimin në Wisconsin (30 tetor 2024)

Nënpresidentja Harris, ndërkohë, u bëri thirrje votuesve në Karolinën e Veriut që të zgjedhin një fillim të ri duke “e mbyllur kapitullin” për kandidatin republikan, për të cilin tha se ishte i fokusuar tek ankesat e tij, në vend të nevojave të amerikanëve.

“Nëse ai zgjidhet, në ditën e parë, Donald Trump-i do të hyjë në atë zyrë me një listë armiqsh. Kur të zgjidhem, unë do të hyj me një listë detyrash”, tha ajo.

Gara është bërë edhe më e afërt në javën e saj të fundit dhe një anketim i agjencisë së lajmeve Reuters dhe firmës Ipsos të martën tregoi se Nënpresidentja Harris kryeson ndaj ish-Presidentit Trump me vetëm 44% përkundër 43% ndër votuesit e regjistruar në nivel kombëtar, shumë brenda kufirit të gabimit. Anketime të tjera të opinionit publik tregojnë diferencë të ngushtë në shtatë shtetet e fushëbetejës që do të vendosin zgjedhjet e 5 nëntorit.

Nënpresidentja Kamala Harris duke mbërritur në tubimin në Wisconsin (30 tetor 2024)

Tensionet janë në rritje. Punonjësit zgjedhorë në shtetet konkurruese po përgatiten për dhunë dhe autoritetet në Florida arrestuan një burrë që kërcënoi votuesit me hanxhar.

Polarizimi në Amerikë ka ngjallur mosbesim. Sipas një anketimi të marsit, po nga Reuters/Ipsos, rreth 38% e republikanëve thanë se e shihnin Partinë Demokrate si një “kërcënim të menjëhershëm” për Shtetet e Bashkuara, ndërsa 41% e demokratëve thanë të njëjtën gjë për republikanët.

Ish-Presidenti Trump vazhdon të bëjë pretendimin e pavërtetuar se humbja e tij në vitin 2020 përballë Presidentit Biden ishte rezultat i manipulimit të gjerë dhe ka sinjalizuar se do ta sfidojë një humbje të mundshme këtë vit, nëse e gjykon të padrejtë, pasi ka ngritur ndërkohë së bashku me mbështetësit një valë padish për të kundërshtuar rregullat e ndryshme zgjedhore në mbarë vendin.

Pjesa më e madhe e përpjekjeve ligjore është fokusuar në rrezikun e votimit nga joshtetasit, megjithëse kontrollet private dhe shtetërore kanë treguar vazhdimisht se kjo praktikë e paligjshme është shumë e rrallë. Fushata për t’u fokusuar tek kjo çështje arriti një fitore të mërkurën kur Gjykata e Lartë riktheu në fuqi vendimin e shtetit Virxhinia për të spastruar nga listat e votuesve të saj 1600 persona për të cilët zyrtarët shtetërorë arritën në përfundimin se mund të mos ishin shtetas amerikanë, një pretendim që administrata e Presidentit Biden e kundërshtoi.

KOMENTI I PRESIDENTIT BIDEN

Komenti i Presidentit Biden të martën, ku ai dukej se përshkruante një ose disa mbështetës të ish-Presidentit Trump si “plehra”, dëmtoi përpjekjet e fushatës së Nënpresidentes Harris për të punuar me ata që nuk pajtohen me të dhe që të tejkalohen ndasitë e hidhura që përcaktojnë politikën amerikane.

Presidenti Biden duke folur në një aktivitet në Baltimorë (29 tetor 2024)

Presidenti Biden, në moshën 81-vjeçare, i dha fund kandidimit për rizgjedhje në korrik, pas një debati katastrofik me ish-Presidentin Trump. Ai tha më pas se po i referohej komenteve raciste të bëra nga një folës i vetëm në një tubim të ish-Presidentit Trumpit të dielën, ndërsa ish-Presidenti Trump e akuzoi Presidentin Biden se i referohej të gjithë personave që e mbështesin.

“Ne jemi ‘plehrat’. Dhe unë ju quaj zemra dhe shpirti i Amerikës”, tha ish-Presidenti Trump.

Që nga fushata e vitit 2016, zoti Trump ka krijuar një tërheqje të gjerë ndër amerikanët e bardhë të klasës punëtore, ndërsa demokratët kanë konsoliduar mbështetjen e tyre mes votuesve më të pasur dhe me arsim të lartë. Kontrolli i Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit ka ndërruar anë rregullisht gjatë zgjedhjeve të fundit, duke mos lejuar për një kohë të gjatë asnjërën palë të pretendojë kontrollin mbi të dyja degët e qeverisjes.

NJË FUSHËBETEJË NË JUG

Tubimet paralele në Karolinën e Veriut theksuan rolin vendimtar që ky shtet jugor amerikan mund të luajë në zgjedhje. Ishte i vetmi shtet në fushëbetejë që mbështeti ish-Presidentin Trump në vitin 2020. Për herë të fundit votoi për një kandidat demokrat për president në vitin 2008, megjithëse ka patur një guvernator demokrat, Roy Cooper-in, që nga viti 2017.

Ish-Presidenti Trump kryeson ndaj Nënpresidentes Harris me vetëm një pikë përqindjeje në këtë shtet, sipas një mesatareje të anketimit nga FiveThirtyEight.

Dëmet e uraganit të muajit të kaluar i kanë bërë rezultatet e Karolinës së Veriut veçanërisht të vështira për t’u parashikuar.

Rajoni perëndimor i goditur rëndë anon nga republikanët dhe ka rreth 9% të votave të hedhura në vitin 2020, sipas një analize nga anketuesi republikan Patrick Ruffini.

Ndërsa disa zyrtarë shtetërorë – përfshirë disa republikanë – kanë lavdëruar përpjekjet e organeve federale për pastrimin e dëmeve, ish-Presidenti Trump ka bërë pretendimin e pavërtetuar se ndihma për katastrofat e destinuara për këtë shtet, është devijuar për të ndihmuar emigrantët.

Sipas profesorit të shkencave politike të Kolegjit Catawba, Michael Blitzer, rreth 43% e votuesve të regjistruar në Karolinën e Veriut kanë votuar tashmë dhe ata kanë më shumë gjasa të jenë të bardhë, të zonave periferike dhe gra, krahasuar me elektoratin e përgjithshëm.

Rezultati mund të mos dihet menjëherë, pasi fletëvotimet e dërguara me postë mund të numërohen deri në 10 ditë pas zgjedhjeve. /VOA

Kryezëdhënësi i Berishës humb durimin, godet me shishe analistin

0

Një debat i ashpër dhe plot fyerje ka shpërthyer në studion e emisionit “Open” mes drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, dhe analistit Fitim Zekthi.

Debati filloi me Zekthin që e akuzoi Lelën se po mbronte një politikë të papranueshme, duke thënë: “E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira.”

“Çfarë halli kam unë?” pyeti Lela, ndërsa Zekthi vazhdoi me akuzat, duke pretenduar se Lela po mbante anën e politikanëve që kanë vjedhur vendin.

“Mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend,” tha Zekthi.

Pjesa më e tensionuar e debatit erdhi kur Zekthi e akuzoi Lelën se kishte mbrojtur politikanë si Edi Rama dhe Ilir Meta, ndërsa Lela kundërshtoi këto akuza, duke theksuar se kishte lënë mediat e mëdha për të mos mbrojtur Ramën.

“Unë kam ikur nga media e madhe sepse kam thënë nuk e mbroj pushtetin e Ramës,” u shpreh Lela.

Tensioni në studio u intensifikua me replika të forta dhe hedhjen e një shishe uji drejt Zekthit nga ana e Lelës.

Zekthi: E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira.

Lela: Ti po më thua them marrëzira dhe do të lë.

Zekthi: O Fredi nuk je i marrë, je shumë i zgjuar, por e kuptoj hallin tënd.

Lela: Çfarë halli kam unë?

Zekthi: Mbron një politikë të papranueshme.

Lela: Për cilin hall e bëj, përveç se dua?

Zekthi: Pikërisht, mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend.

Lela: Ti ke qenë kandidat për deputet i kësaj partie, unë s’kam pasur asnjë rol në atë parti vëlla

Zekthi: Ti i ke mbrojtur të gjithë me radhë, ke mbrojtur Ramën, Metën, të gjithë me radhë

Lela: Hahaha

Zekthi: Ta dinë shqiptarët. E do personale tani? Më ka thënë, Zekthi unë do tradhtoj PD-në, këtë herë jam me Ramën. A ke kërkuar mandat të dytë për Ramën, me editorial e ke bërë

Lela: Ti po bën një turp të madh, edhe nëse i kam thënë…

Zekthi: E ke bërë editorial

Lela: Si e kam bërë ore ti b… Unë kam ikur nga media e madhe për Ramën. Unë për këtë kam ikur. Si nuk të vjen turp?! (Hedh shishen drejt Zekthit)

Zekthi: O maskara!

Lela: I kam bërë publikisht betejat unë, jo skutave. Për këtë kam ikur nga media e madhe sepse kam thënë nuk e mbroj pushtetin e Ramës. Kujtoja këtij sharlatani!

Zekthi: E teprova Alfred, mos e tepro më!

 

 

 

Vriten tre palestinezë në Bregun Perëndimor

0

Së paku tre njerëz janë vrarë të enjten nga një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

Ushtria izraelite tha të enjten se kreu një sulm ndaj “infrastrukturës terroriste” në Nur Shams.

Zyrtarët palestinezë dhe agjencia e lajmeve WAFA thanë se një numër i madh automjetesh dhe buldozerësh izraelitë u futën në qytet dhe shkuan drejt kampit të refugjatëve Nur Shams.

Brigadat Al Quds, krahu i armatosur i lëvizjes palestineze Xhihadi Islamik, tha se e ka shpërthyer një bombë të madhe ndaj një buldozeri ushtarak për ta parandaluar bastisjen e ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite tha se atje e eliminoi një militant të Hamasit, i cili dyshohet se ishte përfshirë në planifikimin e sulmeve ndaj izraelitëve.

Izraeli ka kryer operacione ushtarake pothuajse në baza ditore në mbarë Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke nxitur luftën në Gazë.

Prej atëherë trupat izraelite apo kolonët kanë vrarë të paktën 744 palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Ramallah.

Palestinezët nga Bregu Perëndimor po ashtu kanë kryer një numër sulmesh ndaj izraelitëve.

Izraeli i pushtoi Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen. Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.

Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite. /REL

Daut Haradinaj përmendi numra – “storm•” i di edhe emrat e ministrave që do të mund të arrestohen

0

storm•/Drejtësia: Në një intervistë të fundit televizive, Daut Haradinaj, i njohur për deklaratat e tij të forta dhe të drejtpërdrejta, la të kuptohet se katër ministra janë në prag të një fundi të pashmangshëm të karrierës së tyre politike, pa ua përmendur emrat publikisht.

Burime të sigurta të Storm-RKS kanë identifikuar emrat e tre prej këtyre ministrave dhe një zëvendësministër që aktualisht po ushtron detyrën si ministër, në kundërshtim me ligjin për organizimin e Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.

Storm është në dijeni të saktë të identitetit të këtyre zyrtarëve të lartë dhe akuzave që priten të ngrihen ndaj tyre.

Ajo që ngre dyshime të mëdha është pse ende nuk ka ndodhur arrestimi i tyre, kur burimet tona thonë se akuzat janë të gatshme dhe dosjet tashmë janë përmbyllur.

Burimet e afërta me procesin deklarojnë se çdo ditë e këtyre ministrave në liri është një rrezik i madh për hetimet.

Dyshohet se ata mund të përpiqen të ndikojnë dëshmitë e personave kyç që janë përfshirë si dëshmitarë dhe të ushtrojnë presion politik mbi hetuesit dhe organin e akuzës.

Storm po monitoron me vëmendje këtë situatë dhe do të sjellë informata të reja për publikun sapo ato të jenë të disponueshme.

Aliu: Projektet po shkojnë në trendet e veta normale e të rregullta

0

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, foli për gjendjen e rrugëve i nxitur nga diskutimet e deputetëve të Kuvendit.

Ai tha se në masën dërrmuese projektet po shkojnë në trendet e veta normale e të rregullta.

“Ka pasur problem natyrisht nga e kaluara te të gjitha ato. Cilat janë projektet që kanë më së shumti vështirësi janë rruga e Gjilanit dhe rruga Dollc-Gjakovë. Kur flasim për rrugën e Pejës, 240 milionë ka qenë i paraparë ndërtimi fillimisht, po realizohet tani me ritme normale të veta dhe do të kushtojë diku rreth 90 milion. Kemi hapur tenderin për pjesën nga Dollci deri në Ramun, presim procedurën e tenderit nga kur ajo të fillojë. Nga pjesa deri në Dollc njëri nga lotet është ende në OSHP, tri lotet tjera ecin me trendin e vetë normal. Sa i përket rrugës së Podujevës ka qenë rrugë me probleme të shumta nga e kaluara. Kemi arritur të përmbyllim një pjesë të madhe të tyre. Kemi arritur të hapim tenderin prej Bardhoshit deri në Lluzhan e deri në Podujevë”, tha ai.

Aliu tha se katër shiritat së shpejti do të asfaltohen te rruga e Podujevës. “Me ndërmarrje të tjera siç është rasti me KEDS që i kanë të vendosura shtyllat, problem brenda suazave normale. Kur flasim te rruga Mitrovicës ua rikujtoj që është një nga rrugët më problematike që i kemi pasur. Nga 2018 është zvarritur vazhdimisht. Çka po ndodhë tash, pjesa e rrugës deri në Vushtrri është para përfundimit”, tha ai.

Sipas tij, edhe te ura e Badovcit ka qenë urë me projekte në projektim.

“Mos të harrojmë që rruga e Badovcit ka qenë rrugë që ka ndodhur befas dëmtimi, është bërë projekti, është bërë me gabime është rishikuar e tash po ecë me trend të shpejt e po kryhet Brenda afateve. A ka problem? , gjithkund ka në cilat faza edh enë projektim, mbikëqyrje e krejt. E kemi shtuar niveli e mbikëqyrjes po ka cilësi më shumë e shpejtësi më të madhe. Kur flasim për Dollc- Gjakovë e autostradën e Gjilanit janë dy rrugët që jemi marr më shumë se të gjitha të tjerat, por ka problem të përsëritshme sepse mënyra e kontraktimit të tyre ka ndodhur në kohë fushatash e me probleme qoftë në projektim e pa zgjidhje të problem të shpronësimit që sot i kemi si telashe. Më e dhimbshmja është pjesa e Dollc Gjakovë pjesa e shpronësimeve vazhdon të jetë problem i pazgjidhshëm. Për pjesët tjera mbase do të jetë zgjidhje shkëputja a e kontratave të cilat kemi hezituar, nuk kemi dashur  t’i shkëputim kontratat kemi dashur t’u japin shanse operatorëve e vjen një moment që mbase edhe duhet të shkëputen”, tha Aliu.

Vëllezërit Menendez vranë babain e tyre për t’i shpëtuar mizorisë së tij.

0

Prokurori i rrethit të Los Anxhelosit thotë se do të rekomandojë rigjykim në rastin e vrasjes së vëllezërve Menendez, të ndodhur dekada më parë.

Ahmetaj takohet me Beauregard, biseduan për integrimin evropian të Kosovës

0

Zv/ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim Marguerite Costa de Beauregard, drejtore e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës

Sipas njoftimit të MPJD-së, në takim u diskutua mbi ndërveprimet intensive dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës. U vlerësua lart organizimi i Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris dhe u shqyrtuan mundësitë për përmbylljen e një numri marrëveshjesh nga fusha e drejtësisë.

“Zëvendësministri Ahmeti falënderoi znj. Beauregard për mbështetjen franceze në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ai theksoi se pas përmbushjes së të gjitha kritereve të paraqitura nga Asambleja Parlamentare, përfituesit kryesor nga anëtarësimi do të ishin komunitetet pakicë. Prandaj, çdo vonesë e këtij procesi i dëmton ato më së shumti. Të dy diskutuan edhe mbi përparimin dhe angazhimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Tutje, u theksua se palët u pajtuan që të vazhdojnë praktikën e vendosur të konsultimeve politike, si mekanizëm për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimin e veprimeve multilaterale.

Daut Haradinaj: Ka përgjime edhe më të rënda, përmend humbjen e një droni në FSK

0

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiq.

Haradinaj tha se Kusari Lila vetëm i ka zbatuar porositë e shefave të saj.

“Ka përgjime tjera edhe shumë tjera edhe shumë më të rënda se këto, të të gjitha niveleve. Po flas prej shefit të Qeverisë e teposht kanë pasur komunikim qoftë direkt ose indirect nepërmjet sekserëve të vet, do të shohim më vonë ato, besoj që kolegt e juaj i publikojnë, se nuk janë punët e mija ato, as nuk kam pranuar me i posedu. Unë personalisht nuk e fajësoj shefen e grupit, sepse ajo vetëm e ka zbatu një porosi të marrne prej shefave. Edhe kur u zgjedh presidentja, edhe pas zgjedhjes së saj, kontaktet asnjëherë nuk i ka ndalë VV’ja me Listën Srpska”, tha ai.

Sipas Haradinajt, kryeministri Kurti është shfaqur i buzëqeshur me Kusari-Lilën në ditëlindjen e saj sepse ajo “qaq shumë për kryeministrin e kontaktet e kryeministrit me zyrtarë serbë saqë znj.Kusari mund ta varrosë kryeministrin”.

“Znj.Kusari nëse i shihni pamjet e djeshme pas gjithë kësaj afere e skandali, përgjim pas përgjimi, kryeministri i buzëqeshur e feston ditëlindjen në zyret e Parlamentit kjo dëshmon që z.kryeministër nuk guxon me qortu znj.Kusari për shkak se znj.Kusari din qaq shumë për kryeministrin e kontaktet e kryeministrit me zyrtarë serbë saqë znj.Kusari mund ta varrosë kryeministrin, për këtë arsye edhe këto buzëqeshjet falso janë në ambientet e VV-së”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se “90% e pajisjeve ushtarake për të cilat ka folur Ministri i Mbrojtjes nuk janë në Kosovë”.

Ai shtoi se do të donte që ato pajisje të ishin në Kosovë dhe “do ta bënte gjumin më rehat”, por ritheksoi se të njëjtat nuk janë.

Gjithsesi, ai deklaroi se ka ndodhur edhe humbja e një droni, e për këtë tha se “është i sigurtë 1 miliard %”.

“Amaterizimi i tyre që dalin bojnë foto me drona e ju humbin natën është humoristik dhe vepër penale. Ju humbin nga pak…”, tha Haradinaj, duke mos u lëshuar në detaje.

“Prap duhet me thirrë këtë ministër që po del me shifra rekorde po na dëshmon neve qa ka ndodh e qysh ka ndodhë…Kjo është 1 miliard % e vërtetë, ai zotëria e di më më mirë, ju ka humb droni”, u përgjigj Haradinaj.

“Ky Bayraktar a?”, u pyet Haradinaj.

“Nuk e di cili po një prej tyre”…, ia ktheu Haradinaj.

“Nuk ki nevojë me dalë me bo fotoshou para dy dronëve në kohën kur 22 mijë dronë kajmikaz i ka ble Serbia në Iran…”, tha Haradinaj në Pressing.

Kurti udhëton për në Zvicër, do të marrë pjesë në konferencën “Dita e shkathtësisë së biznesit”

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë për në Zvicër. Sot ai do të jetë në Cyrih, ku do të marrë pjesë në konferencën “Dita e shkathtësisë së biznesit”.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në kuadër të kësaj konference kryeministri do të jetë folës kryesor dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive të ndryshme ndërkombëtare.

“Në Cyrih gjithashtu do të ketë një diskutimin dhe bashkëbisedim me studentë shqiptarë të organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë, me temë “Investoni në Kosovë”.

Ndërkaq, nesër në Bernë, në kryeqytetin e Zvicrës, do të ketë takime me përfaqësues politikë e institucionalë të shtetit të Zvicrës”, thuhet në njoftim.

Gjatë qëndrimit në Zvicër Kurti do të takohet me përfaqësuese të komunitetit të grave ndërmarrëse shqiptare dhe pjesëtarë të mërgatës sonë atje.

OKB paralajmëron për rritje të ngrohjes globale deri në 3.1 gradë Celsius

0

“Pa veprim, bota mund të ngrohet me një temperaturë masive prej 3.1 gradë celsius këtë shekull”, thuhet në raportin e fundit të publikuar nga OKB.

Raporti i OKB-së për Hendekun e Emisioneve tregon kjo do të ishte “katastrofike” për botën, duke çuar në rritje dramatike të ngjarjeve ekstreme të motit, duke përfshirë valët e të nxehtit dhe përmbytjet.

Parashikimet e OKB-së për rritjen e temperaturës kanë mbetur në thelb të njëjta gjatë tri viteve të fundit që kur vendet u takuan në Glasgoë për COP26.

Raporti i sotëm thotë se nëse vendet vënë në veprim premtimet që kanë bërë tashmë në planet e tyre të reduktimit të karbonit, atëherë temperaturat do të rriten me 2.6C në 2.8C.

Dhe nëse çdo vend i vë në veprim këto plane dhe zbaton premtimet e tyre ekzistuese për zero emisione, raporti i Hendekut të Emisioneve thotë se rritja mund të përmbahet në 1.9C.

Këta skenarë më të ftohtë janë padyshim larg të qenit të garantuar dhe edhe një rritje prej 1.9C do të ishte katastrofike.

Ne e kemi ngrohur planetin tonë me 1.1C deri më tani dhe po ndiejmë efektet në kaq shumë nivele, jo më pak një rritje të motit ekstrem dhe rritje të nivelit të detit.

Fakti që këto parashikime të temperaturës nuk kanë lëvizur, është një nga gjërat që po irriton OKB-në, pasi vendet kanë bërë premtime në COP27 dhe COP28, por veprimi në terren ka qenë shumë i ngadaltë.

Raporti i OKB-së thotë se synimet e marrëveshjes së Parisit për të mbajtur temperaturat globale nën 2 gradë Celsius, ndërkohë që bëjnë përpjekje për të qëndruar nën 1.5 gradë Celsius, tani janë në rrezik shumë serioz.

Megjithatë, është e rëndësishme të kihet parasysh koha e këtij raporti, që vjen vetëm disa javë përpara se liderët politikë të mblidhen në Azerbajxhan për COP29.

Vendet kanë rënë dakord të vendosin plane të reja në tryezë, për uljen e karbonit deri në pranverën e ardhshme. Këto do të mbulojnë dhjetë vitet – deri në vitin 2035.

Shkencëtarët e kuptojnë se nëse korba e emetimeve nuk është e ulur deri atëherë, ka të ngjarë që temperaturat tejet sfiduese të rriten rreth ose mbi 3C.

Ky grup tjetër planesh, i quajtur kontribute të përcaktuara në nivel kombëtar, janë përshkruar nga shefi i klimës i OKB-së si ndër dokumentet më të rëndësishme të prodhuara këtë shekull.

Pra, ky raport duhet parë si pjesë e shtytjes për ambicie më të larta nga liderët botërorë.

Uragani Milton u bë më i lagësht, me erë më të fortë dhe më shkatërrues, për shkak të ndryshimeve klimatike, thanë shkencëtarë.

Çfarë tjetër ka të re në raport?

Ka një sërë faktorësh që janë të rinj dhe ndihmojnë në rritjen e emetimeve sipas OKB-së.

Një bum i fluturimeve në 2023 pa karbonin nga aviacioni, rritet me 19.5% krahasuar me vitin 2022, pasi udhëtimi i pasagjerëve u kthye afër niveleve para pandemisë.

Emetimet e transportit rrugor gjithashtu u rritën, por kishte faktorë të tjerë kyç, duke përfshirë ndikimin e ndryshimeve klimatike, duke rritur temperaturat duke i detyruar njerëzit të përdorin më shumë ajër të kondicionuar.

“Ne po shohim ose kemi filluar të shohim ndikime më të rënda të ndryshimeve klimatike, kështu që valët e të nxehtit kanë rritur kërkesën për energji për ftohjen e shtëpive dhe zyrave”, tha Dr Anne Olhoff, nga UNEP.

“Ato kanë ndikuar edhe në prodhimin e hidrocentraleve, i cili ka rënë. Dhe çfarë bëni më pas kur zbret? Ju kaloni në më shumë qymyr”.

Një element tjetër është kalimi tek energjia elektrike për automjetet dhe ngrohja – rritja e numrit të automjeteve elektrike dhe pompave të nxehtësisë, po rrisin gjithashtu kërkesën për energji, e cila shpesh plotësohet nga burimet e karburanteve fosile.