spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
16:17
Home Blog Page 1694

PSG interesohet, Milan ngutet të nënshkruaj kontratë

0

Prej katër sezonesh tashmë, “gardiani” francez, Mike Maignan është pjesë e “Kuqezinjve” të Milan, me “Djajtë” që derdhën 15.4 milionë euro, në arkat e Lille, në verën e vitit 2021, për të sigurar kartonin e “shtatlartit”, teksa vendosën t’i jepnin një kontratë 5-vjeçare, kontratë e cila tashmë duket se është pranë rinovimi.

“Gardiani” e mbyll me “gjigantët” e Serie A, në verën e vitit 2026 dhe bordi duket se ka vendosur ta zgjasë këtë marrëveshje, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, te Milan janë gati për të nisur me negociatat, në mënyrë që në gjithçka të jetë gati për t’u nënshkruar në përfundimin e këtij sezoni.

“Nxitimi” i “Djajve” për të “blinduar” Maginan, duket se vjen edhe për shkak se disa nga “gjigantët” e futbollit evropian, si Bayern Munich e Paris Saint-Germain kanë shfaqur interes të lartë për francezin, megjithatë duket se “gardiani” i portës dëshiron të përfitojë nga kjo situatë, teksa i ka kërkuar “Kuqezinjve” shifrën e 6 milionë eurove, me Milan që nuk ofron më shumë se 4.5 milionë euro në sezon dhe pikërisht këtu marrëveshja ka ngecur.

Pas përplasjeve të forta, aktori kërkon nga Vëllai i Madh, largimin nga shtëpia

0

Rezi është shprehur i gatshëm të largohet nga shtëpia për shkak të Gresës, pasi kjo e fundit e akuzoi atë për prekje me duar.

Rezi deklaron se do të bëj gati valixhen dhe do të dalë nga shtëpia.

“Unë do shkoj tek dhoma e rrëfimeve të dal”, u shpreh Rezi.

Derisa banorët e tjerë i kërkuan Rezit të mos bjerë pre e provokimeve të Gresës, Rezi shihet mjaftë i nervozuar dhe i vendosur të ikë, gjersa shihet të bëjë gati edhe valixhen.

I njëjti kërkoi nga Vëllai i Madh që ta ftoj atë në dhomën e rrëfimeve.

Pse na ndodh të uritemi më shumë gjatë dimrit?

0

A keni vënë re gjithashtu se me uljen e temperaturës, oreksi ynë rritet.

Sidomos kur jashtë bie borë, duket sikur uria na shtohet vazhdimisht dhe trupi nuk ngopet me asgjë, për rrjedhojë konsumojmë më shumë ushqim, i cili zakonisht nuk është shumë i shëndetshëm.

Por pse mund të jetë kjo dhe çfarë mund të bëjmë?

Klinike dietologu-nutritionist Cleo Dimitriadou u përgjigjet pyetjeve tona dhe na këshillon si për oreksin tonë në dimër ashtu edhe për dietën tonë gjatë periudhës kur viruset dhe ftohjet janë në rritje.

“Metabolizmi, pra djegiet tona rriten gjatë dimrit për shkak të përpjekjeve të trupit për të rregulluar temperaturën e trupit tonë dhe për ta mbajtur atë të qëndrueshme. Në këtë mënyrë, ne jemi edhe më të uritur, por shpesh shtojmë më shumë në peshë, sepse sasia shtesë e ushqimit që konsumojmë është shumë më e madhe se djegia shtesë që bëjmë. Kjo llogaritje e gabuar, e kombinuar me kufizimin e aktivitetit fizik kur moti ftohet, kontribuon në rritjen e peshës trupore dhe për këtë arsye duhet t’i kushtojmë vëmendje cilësisë së ushqimit që konsumojmë dhe të përpiqemi të mobilizojmë në çdo rast“.

Pse nevoja jonë për ëmbëlsira është më e madhe në dimër?

“Vënia e dritës së diellit gjatë dimrit shoqërohet me ulje të vitaminës D në trupin tonë, pasi vitamina D prodhohet kryesisht gjatë ekspozimit tonë në diell dhe rënia e saj ndikon në humorin tonë. Nevoja për ëmbëlsira është e lidhur me prodhimin e hormonit të serotoninës që na “ngre” psikologjikisht.

Ëmbëlsirat, megjithatë, nuk janë zgjedhja më e përshtatshme, sepse kanë një përbërje të dendur kalorike dhe na shtojnë lehtësisht peshën, e cila jo vetëm që nuk është e shëndetshme, por edhe na prish humorin në plan afatgjatë.

E njëjta gjë ndodh me nevojën për karbohidrate në përgjithësi.

Pra, duke kërkuar një alternativë, që është ngrënia e ushqimeve të pasura me triptofan, i cili ndihmon në prodhimin e serotoninës dhe gjendet në pulë, banane dhe peshk.

Përveç serotoninës, dopamina na jep gjithashtu energji dhe rritja e niveleve mund të sigurohet duke ngrënë ushqime që përmbajnë fenilalaninë si bajamet, avokadot dhe kikirikët.

Natyrisht, duhet të kemi gjithmonë parasysh varietetin e çmuar masë – ekuilibër.

Po aq e rëndësishme për shëndetin tonë mendor është mbajtja e niveleve të qëndrueshme të sheqerit.

Për ta arritur këtë duhet të shmangim ëmbëlsirat, brumërat, bukën e bardhë dhe patatinat dhe të preferojmë ushqime si drithërat, makaronat, orizin dhe bukën me drithëra, bishtajore etj, të cilat ndikojnë në ndryshimin më të moderuar të sheqerit dhe në të njëjtën kohë ato janë të pasura me fibra dhe na mbushin më shumë.

Broja i pafatë edhe tek kombëtarja

0

Armando Broja duket se ka mbyllur vitin 2024 në infermieri.

Sulmuesi shqiptar nuk po rikuperohet në kohë nga dëmtimi në thembrën e akilit, duke zgjatur kështu qëndrimin jashtë fushave të lojës.

Situatë e konfirmuar nga mjeku i skuadrës së Everton, që shton se 23-vjeçari ende nuk është gati për tu bashkuar në stërvitje.

Lajm aspak i mirë për Brojën, i cili synonte që tek kjo skuadër të gjente ritmin pas thuajse dy vitesh të dominuara nga problemet fizike.

Sulmuesi shqiptar u bashkua me Everton në merkaton e verës në formulën e huazimit nga Chelsea, me opsion blerjen e kartonit në fund të sezonit.

23-vjeçari gjendet në infermieri që prej gushtit të këtij viti, duke qenë edhe jashtë për sfidat e muajit Shtator dhe Tetor në Ligën e Kombeve.

Shkalla e lartë e dëmtimit shuan shpresat për një rikthim të tij me kombëtaren kuqezi për dy sfidat e fundit të kompeticionit në muajin nëntor.

Zelensky revoltohet pas zbulimit të kërkesës për raketa lundrimi nga SHBA

0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar një raport të New York Times se kishte kërkuar raketa lundrimi “Tomahawk” nga SHBA si pjesë e “planit të tij për fitore” të zbuluar së fundmi në luftën me Rusinë.

“Ky është informacion që ishte konfidencial dhe çështja u diskutua midis Ukrainës dhe Shtëpisë së Bardhë”, u tha Zelensky gazetarëve në kryeqytetin islandez, Reykjavik.

Ai nuk e fshehu pakënaqësinë e tij për faktin se kërkesa e tij për furnizimin e këtyre raketave doli në shtyp.

“Si duhet t’i marrim këto mesazhe? A do të thotë kjo se nuk ka asgjë konfidenciale (në bisedime) mes aleatëve?”, pyeti ai.

Rreth dy javë më parë, Zelensky prezantoi një plan me pesë pika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë sipas kushteve të Ukrainës.

Plani thuhet se përfshin ftesën e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n, si dhe përmirësimin e ushtrisë së saj.

Megjithatë, anëtarësimi i Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut para përfundimit të luftës do të nënkuptonte që të gjitha shtetet anëtare të saj do të përfshiheshin në konflikt, dhe kjo shkakton nga hezitimi në refuzimin e hapur të idesë nga anëtarët e aleancës ushtarake.

Korrupsioni: Një rrezik më i madh se kanceri

0

Hysen Beqa

Korrupsioni është më i rrezikshëm se kanceri, sepse ky i fundit nuk është ngjitës dhe, në raste të caktuara, mund të shërohet. Në skenarin më të keq, personi i prekur vdes. Ndërsa, korrupsioni nuk ka shërim; “sëmundja” e tij metastazon, duke infektuar të gjithë rreth tij, dhe shpeshherë shndërrohet në një “sëmundje” trashëguese.

Kur një politikan apo zyrtar i lartë shtetëror korruptohet, korrupsioni depërton te vartësit e tij, pastaj përhapet te vartësit e vartësve, duke rrëshqitur nga një shkallë e hierarkisë te tjetra, deri te nivelet më të ulëta të administratës, si p.sh. recepsionisti. Më pas, korrupsioni kalon tek njerëzit e zakonshëm, me ose pa dëshirën e tyre. Kur ky fenomen përsëritet vazhdimisht, korrupsioni shndërrohet në kulturë pune, madje edhe në mjet jetese apo mbijetese.

Kur korrupsioni bëhet kulturë, zërat kritikë fillojnë të zbehen, derisa heshtin plotësisht, ose kthehen në mbrojtës dhe propagandues të të korruptuarve. Kur korrupsioni fiton terren, edhe ata të paktë që mbeten të pa-infektuar luftohen nga të gjitha anët, me çdo mjet dhe pa mëshirë.

Sapo këto zëra kritikë eliminohen, antivlerat shndërrohen në norma, hajdutët bëhen idhuj që lakmohen, të ligjtë ngrihen në pushtet, ndërsa ndërgjegjja humbet përballë ambicieve të sëmura. Shërbimet publike bëhen kushte për përfitime personale, zyrtarët e korruptuar jetojnë në luks, ndërsa të ndershmit në mjerim. Pushtetarët shndërrohen në autokratë, dhe politikanët e ndershëm shpesh ironizohen: “Ky që s’mund të pasurohet as për vete, pret që t’i besojmë edhe votën?!”. Kultura, arti, mediat dhe muzika degjenerohen në “Tallava”.

Prandaj, zërat kundër këtij fenomeni duhet të ngrihen dhe të fuqizohen deri në alarm.

Në të kundërt, shoqëritë që heshtin përballë këtij fenomeni bëhen bashkëpunëtore, dhe më pas bashkëfajtore, në ndërtimin e sistemeve që, më vonë, kalben dhe përfundimisht shemben. Por me rënien e tyre, shemben edhe shoqëritë, duke humbur të gjitha vlerat që mund t’u kenë mbetur.


PS:. Ky opinion përfaqëson qëndrimet e paedituara të autorit dhe jo të storm

Partitë në Kosovë “Xhemati” në diasporë

Mblidhet Kuvendi, në rend dite janë 27 pika për shqyrtim

0

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare ku në rend janë dite 27 pika.

Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vazhduar me propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare dhe propozim-Vendimin për hartimin e Nismës legjislative të qytetarëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues, shqyrtimi i propozimit të gjashtë (6) deputetëve nga GP të PDK-së, për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovë, zgjedhja e tre (3) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut.

Po ashtu do të bëhet emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,

shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç,

shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-315 për banim social dhe të përballueshëm, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-322 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Deputetët do të bëjnë edhe shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-316 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-321 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit nr.06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur, shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-034y themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, shqyrtimi i Propozimit të shtatë (7) deputetëve nga radhët e komuniteteve tjera që nuk janë shumicë, për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bahrim Shabaniy shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2023, shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023, shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023 dhe miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, për periudhën kohore, prej 4 korrik 2024 deri në përfundim të mandatit të tij.

Cila është mënyra më e drejtë për të konsumuar ujin?

0

Nëse në këtë mënyrë pini ujë, mund t’ju shkaktojë shumë probleme: ngërçe, artrit, dëmtim të veshkave

Me siguri prindërit që në fëmijëri jua kanë tërhequr vërejtjen që të mos pini ujë duke qëndruar në këmbë.

A keni pyetur ndonjëherë përse?

Prindërit kanë pasur të drejtë – pirja e ujit në këmbë është krejtësisht e gabuar.

Videoja ilustruese e publikuar në Facebook më së miri shpjegon situatën.

Kur pini ujë, ideale është të jeni ulur, – transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë në këtë mënyrë në të gjitha organet do të qëndrojë mjaft gjatë.

Në të kundërtën, nëse pini ujë derisa jeni në këmbë, ai shpejt do të kalojë nëpërmjet zorrës së trashë, andaj trupi nuk do të ketë kohë t’i absorbojë nutritienët.

Kjo mund të shkaktojë shumë probleme: ngërçe, artrit, dëmtim të veshkave.

Përveç kësaj, ujin duhet pirë ngadalë, gllënjkë pas gllënjke.

Analiza e DW: Ballkani më shpejt në BE prej tensioneve gjeopolitike?

0

Konsideratat gjeostrategjike – si agresioni rus në Ukrainë dhe sferat e mundshme të ndikimit rus – po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimet e fundit në procesin e zgjerimit të BE-së.

“Situata e tensionuar gjeopolitike e bën më të domosdoshme se kurrë që të përfundojmë ribashkimin e kontinentit tonë nën vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen me rastin e prezantimit të raportit vjetor të zgjerimit.

Në këtë raport Komisioni i BE-së bën një pasqyrë të zgjerimit të BE-së dhe jep rekomandime për hapa të mëtejshëm. Këto duhet të vendosen më pas nga Këshilli, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha shtetet anëtare.

Marrëdhëniet me Rusinë si vijë demarkacioni
Në konferencën për shtyp Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, theksoi shumë të qartë një pikë: “Nuk mund të vazhdosh të kesh marrëdhënie me Rusinë ose të përpiqesh të vazhdosh si më parë dhe të presësh që vendi të bëhet anëtar i BE.”

Kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, disa vende, si Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe vullnetarisht edhe Kosova, janë tashmë plotësisht në përputhje me vijën e BE-në.

Mali i Zi dhe Shqipëria
Ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi është aktualisht përpara kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE. Ky vend gjendet në fazën përfundimtare, e cila përfshin mbylljen e kapitujve që tashmë janë negociuar, shpjegoi komisioneri i zgjerimit të BE, Oliver Varhelyi. Pyetjes se kur do të hartohej marrëveshja e zgjerimit, ai tha se nuk mund të jepte ndonjë datë të caktuar.

BE dhe Shqipëria po negociojnë aspektet përmabjtësore të anëtarësimit të ardhshëm që nga muaji tetor. Në raportin e saj BE i kërkon Shqipërisë të përshpejtojë reformat përkatëse, por rekomandon gjithashtu hapjen e kapitullit të negociatave për politikën e jashtme.

Serbia dhe Kosova
Nga Serbia Komisioni i BE-së dëshiron ndër të tjera që ky vend ta përshtasë politikën e tij të jashtme me qëndrimet e BE-së – p.sh. në rastin e sanksioneve kundër Rusisë. Duke theksuar nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Komisioni u shpreh edhe për hapjen e kapitujve të mëtejshëm të negociimit.

Për Kosovën, e cila mbetet kandidate potenciale për anëtarësim, Komisioni i BE-së kërkon veçanërisht forcimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike. Nëse Këshilli i jep atij mandatin, ai është i gatshëm të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për procesin e anëtarësimit.

Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina
As Maqedonia e Veriut dhe as Bosnje-Hercegovina nuk janë në fazën përmbajtësore të negociatave. Sipas Komisionit të BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për reforma të mëtejshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, sistemit të drejtësisë dhe të luftës kundër korrupsionit.

Bosnje-Hercegovina duhet gjithashtu të zbatojë rekomandimet e BE-së përpara se të zbatohen hapat e ardhshëm zyrtarë për fillimin e negociatave.

Studimi më i ri, tregon se si pijet energjike ndikojnë në gjak

0

John Higgins nga McGovern Medical School në UTHealth në Hjuston dhe ekipin e tij, kanë ardhur në përfundimin se kombinimi i përbërësve të pijeve energjetike kafeina, taurina, sheqeri dhe të tjerat, kanë një efekt në funksionimin e enëve të gjakut.

Kjo mund të mos ketë ndikim afatshkurtër në dhënien e energjive, por mund të ketë një efekt afatgjatë në shëndetin dhe funksionin e zemrës, sipas një raporti në Science Daily.

Në këtë studim, i cili u publikua kohët e fundit nga Shoqata Amerikane e Zemrës, Higgins dhe ekipi i tij kanë studiuar 44 studentë jo duhanpirës, të shëndetshëm në të 20-at e tyre duke testuar funksionin e tyre endotelial para se secili prej studentëve pinte një pije energjetike.

Pastaj u testuan përsëri 90 minuta më vonë.

Sipas Higgins, testet treguan se zgjerimi i enëve të gjakut kishte rënë ndjeshëm pas konsumimit të pijeve – nga 5.1 për qind në 2.8 për qind.

Meqë pijet e energjisë po bëhen gjithnjë e më shumë popullore, është e rëndësishme të studiojmë efektet e këtyre pijeve tek ata që i pinë shpesh dhe të se sa herë duhet ti konsumojnë ato.