spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
14:10
Home Blog Page 1695

Peci lavderohet se e ka investuar mbi 300 milionë euro në bujqësi gjatë mandatit

0

Mbështetja financiare e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për fermerët në tre vitet e fundit arrin në mbi 300 milionë euro, ndërsa rritja e mbështetjes përmes programeve arrin deri në 275 për qind për disa kultura bujqësore, përkrahje kjo e cila ka reflektuar në rritje të pjesëmarrjes në aktivitete bujqësore për 27 për qind.

Këto të dhëna janë bërë të ditura sot nga Ministri i BPZhR-së, Faton Peci në “Konferencën për Bujqësinë e Qëndrueshme dhe Vendimmarrjen e Bazuar në të Dhëna”, e cila është organizuar nga MBPZhR-ja në bashkëpunim me PPSE (Promoting Private Sector Employment), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.

Me këtë rast, Peci ka theksuar se krahas rritjes së mbështetjes gjatë mandatit të tij në tre vitet e fundit, sektori i bujqësisë ka pësuar një ndryshim rrënjësor në mënyrën e menaxhimit dhe zhvillimit. Kjo sipas tij është arritur përmes zbatimit të praktikave të qëndrueshme, rritjes së investimeve në sektor, luftimit të korrupsionit dhe rritjes së transparencës.

“Pas 9 viteve ngecje nga 4 qeveri radhazi, kemi avancuar legjislacionin dhe dokumentet strategjike, me c’rast kemi aprovuar 28 ligje, përgjatë mandatit tonë e për herë të parë kemi hartuar dhe aprovuar Strategjinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Angazhimi ynë për të përmirësuar konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit agroushqimor është kyç për të ardhmen tonë. Në strategjinë për zhvillimin e bujqësisë, kemi vendosur që qëndrueshmëria të jetë në qendër të objektivave tona duke vendosur si objektivi strategjik të parë rritjen e konkurrencës së sektorit agro-ushqimor dhe përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së prodhimit të fermës”, tha Ministri Peci.

Ai ka treguar se sipërfaqja e punuar e tokës sipas Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë si institucioni më relevant për të dhënat në bujqësi, në vitin 2019 ishte 81,517ha, ndërsa në vitin 2023 sipërfaqja e punuar është 121,650,17ha apo 49,23% më shumë, se në vitin 2019.

Ndërkaq, në kuadër të angazhimit të tij, Peci ka theksuar se për hartimin e projekt-ideve për fondet IPA 2025-2027, si prioritet kanë trajtuar fuqizimin e bujqësisë së qëndrueshme në Kosovë, duke harmonizuar atë me politikat evropiane, si Marrëveshja e Gjelbër dhe Strategjia “Farm to Fork”.

Në anën tjetër, Jean-Christophe Fave, përfaqësues nga Agjencia për Zhvillim dhe Bashkëpunim, tha se bashkëpunimi ndërmjet fermerëve, bizneseve dhe institucioneve është shumë i rëndësishëm dhe se në këtë mënyrë po kontribuojnë jo vetëm në ekonominë, por në transformimin e shoqërisë. “Kosova po i bashkohet e forcave globale për mjedis. Bashkëpunimi ndërmjet fermerëve, bizneseve dhe institucioneve është shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Ndryshe, gjatë kësaj konference, zyrtarë të MBPZhR-së kanë mbajtur prezantime lidhur me Mbështetjen Institucionale për Sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Përkrahjen e Sektorit të Bujqësisë përmes Granteve dhe Vendimmarrje bazuar në të dhëna, si dhe prezantime që tregojnë rezultate të studimeve për bujqësinë e qëndrueshme.

Aktori Arnold Schwarzenegger e mbështet demokraten Kamala Harris

0

Duke shprehur zhgënjimin e tij me politikën, por edhe “zemërimin” e tij të madh ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ish-guvernatori republikan i Kalifornisë dhe aktori Arnold Schwarzenegger, njoftoi sot se do të votojë për demokraten Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në mënyrë që të “mos heshtë “ siç deklaroi ai.

Në një postim të gjatë në X, platforma e rrjeteve sociale të Elon Musk – i cili është një mbështetës i vendosur i Donald Trump – Arnold pohon se do të dëshironte të mbetej “i shkëputur” nga politika, të cilën ai “e urren më shumë se kurrë”.

“Por, nuk mundem. Sepse të hedhësh poshtë rezultatet e një zgjedhjeje është gjëja më joamerikane” dhe “të thuash se Amerika është një kosh plehrash për botën është kaq jopatriotike sa më çmend”, shpjegon ish-Governatori republikan i Kalifornisë (2003 – 2011), i njohur për angazhimet e tij mjedisore në krye të shtetit.

“Unë do të jem gjithmonë një amerikan së pari dhe një republikan së dyti. Për këtë arsye këtë javë po votoj për Kamala Harris dhe Tim Walsh”, shkruan ai, që pasoi Donald Trump në mesin e viteve 2010 në emisionin “The celebrity apprentice”.

Ylli i “Terminator” tashmë kishte refuzuar të votonte për Trump në 2016 dhe e quajti atë “presidentin më të keq ndonjëherë” në 2021.

Për të, kthimi i manjatit në Shtëpinë e Bardhë do të nënkuptonte “katër vite të tjera marrëzi të pafrytshme që do të na bëjnë gjithnjë e më të zemëruar, të ndarë dhe të urryer”.

Më pas ai rendit një listë të gjatë ankesash kundër tij, duke e akuzuar atë se “nuk e respekton votën tënde, përveç kur është në favor të tij”, se “i dërgoi mbështetësit e tij për të sulmuar Kapitolin ndërsa ai shikonte, se ai nuk punoi në asnjë reformë tjetër përveç uljes së taksave për donatorët e tij ose për njerëzit e tjerë të pasur”.

Blinken paraqet planin e paqes në Lindjen e Mesme, palët takohen në Katar

0

Negociatorët amerikanë dhe izraelitë do të udhëtojnë në Doha të Katarit në ditët në vijim, për të tentuar të arrijnë një armëpushim dhe marrëveshje rreth pengjeve në Gaza, tha të enjten Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Ai gjithashtu njoftoi planet për të dërguar një ndihmë shtesë prej 135 milionë dollarësh për palestinezët në Gaza, Bregun Perëndimor dhe rajon, e cila do të përfshinte asistencë për kanalizimin e ujit dhe shëndetin e nënës.

Rundi i ardhshëm i bisedimeve përfaqëson përpjekjen e fundit të Shteteve të Bashkuara për të krijuar një armëpushim pas vrasjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, të cilin zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar si një pengesë kryesore në këtë proces.

Blinken i bëri komentet gjatë një konference për shtyp të enjten me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në Doha.

Blinken është në një turne me shumë ndalesa në Lindjen e Mesme që synon uljen e tensioneve midis Izraelit, Hamasit në Gaza dhe Hezbollahut në Liban.

Luftimet e ashpra po vazhdojnë në Gaza, veçanërisht në veri, ku Izraeli nisi një ofensivë të madhe këtë muaj, derisa thotë se ka në shënjestër luftëtarët e Hamasit që po rigrupohen atje.

Grupet që merren me ndihma popullatës, thonë se ofensiva e Izraelit është shoqëruar me një kufizim të ashpër në dërgimin e ndihmave.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Gazës, e cila kryen operacionet e kërkim-shpëtimit, tha se u tërhoq nga Gaza veriore për shkak të kërcënimeve nga forcat izraelite.

Burg i përjetshëm për sulmuesin e bashkëshortit të Nancy Pelosit

0

Personi i dënuar me 30 vjet në një burg federal për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit të ish kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u dënua të martën me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht pas një gjyqi të veçantë shtetëror.

Në muajin qershor, një juri në San Françisko e shpalli fajtor të pandehurin David DePape nën akuza ku përfshihen edhe rrëmbimi me dhunë dhe sulmi ndaj një anëtari të familjes së një zyrtari federal.

Përpara shpalljes së dënimit të sulmuesit DePape me burgim të përjetshëm në akuzën për rrëmbim, gjykatësi Harry Dorfman hodhi poshtë argumentet e avokatëve mbrojtës për një gjykim të ri shtetëror për sulmin e vitit 2022 ndaj Paul Pelosit, i cili në atë kohë ishte 82 vjeç.

“Qëllimi im është që zoti DePape të mos dalë kurrë nga burgu, ai kurrë nuk mund të lirohet me kusht”, tha gjykatësi Dorfman ndërsa shpalli dënimin. “Unë nuk ndjej simpati për ju. Ndjej simpati për viktimën në këtë rast, i cili është me fat që është gjallë”, tha më pas gjykatësi.

Adam Lipson, një avokat mbrojtës publik i San Françiskos, i kishte kërkuar gjykatësit Dorfman që të merrte në konsideratë shëndetin mendor dhe izolimin e të pandehurit DePape, çka e kishte bërë klientin e tij të ndjeshëm ndaj propagandës në internet.

“Ky është një njeri që ka qenë gjithmonë një person paqësor, që i bindet ligjit deri në rastin në fjalë”, tha avokati Lipson përpara se të jepej dënimi.

Të pandehurit iu dha mundësia t’i drejtohej gjykatës përpara shpalljes së dënimit. I veshur me kostumin ngjyrë portokalli të burgut, ai foli gjatë për 11 shtatorin duke e cilësuar si vepër të organizuar nga brenda, ndërsa tha se ish gruan e tij e kishin zëvendësuar me një sozi dhe se avokatët mbrojtës, të siguruar nga shteti, po komplotonin kundër tij.

Në muajin maj, një gjykatëse federale e dënoi me 30 vjet burg 44-vjeçarin David DePape i cili në vitin 2022 hyri me forcë në shtëpinë e ish kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi dhe sulmoi me çekiç bashkëshortin e saj, Paul Pelosi.

Në një sulm të motivuar politikisht, David DePape hyri me force në shtëpinë e zonjës Pelosi në San Françisko më 28 tetor të viti 2022, një javë para zgjedhjeve të atij viti për Kongresin amerikan. Në kohën e sulmit, zonja Pelosi gjendej në Uashington, raporton VOA.

I pandehuri e pranoi gjatë gjyqit se qëllimi i tij ishte të merrte peng zonjën Pelosi, e cila atëherë ishte Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, zyrtarja e dytë më e lartë në radhë për presidencën e Shteteve të Bashkuara.

44-vjeçari e goditi Paul Pelosin me çekiç në kokë përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje dhe ta neutralizonte atë.

Paul Pelosi, 82 vjeç në atë kohë, pësoi frakturë në kafkë dhe lëndime të tjera që i kanë lënë pasoja, siç shprehej ai në një letër dërguar gjykatëses përpara vendimit të majit. Zoti Pelosi tha se vazhdon të ketë marrje mendsh, probleme me ekuilibrin dhe ka dëmtime të fijeve nervore në dorën e majtë.

Bislimi e Petkovic javën që vjen në Bruksel

0

Javën e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Kështu thanë burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian, pa dhënë hollësi për takimet.

Në BE gjithmonë e përdorin fjalën “takime”, pasi nuk janë të sigurt nëse do të ketë takim trepalësh, pra takim mes dy delegacioneve në prani të lehtësuesit nga BE-ja.

Deri më tani, zakonisht janë zhvilluar takime dypalëshe mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe takime trepalëshe.

Herën e fundit kur është zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti. Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime. Palët e kishin akuzuar njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.

Ditëve të fundit, Lajçak ka mbajtur konsultime me palët. Por, përpos pohimeve se po shqyrtohet rruga përpara në dialog, nga ana e BE-së – që ndërmjetëson këtë proces që ka nisur më 2011 – nuk kanë dhënë hollësi se me cilat tema do të merren palët në takimet e radhës.

Në BE, por edhe në NATO gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut, duke thënë se procesi nuk po prodhon rezultatet e pritura. Kështu ka konstatuar edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke shprehur shqetësim për këtë.

Emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka mandat në këtë post deri në fund të muajit janar të vitit 2025. Ndërkaq, në BE presin të shohin se çfarë qasje rreth dialogut do të ketë përfaqësuesja e e re e lartë për politikë të jashtme, Kaja Kallas, pasi ajo të marrë mandatin. Mandati i saj do të nisë kur të jetë gati i tërë ekipi i ri i Komisionit Evropian, pasi të konfirmohet nga Parlamenti Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pret dinamikë të re nga Komisioni Evropian, sa i përket dialogut./rel

Përurohen 6 km rrugë që lidhin fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë

0

Përurimit të një rruge që lidhin fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë, i është bashkuar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Rruga ka 6.3 kilometra, përurimi i së cilës u shoqërua me valle.

“Përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra dhe investim prej 2.6 milionë euro, na përcolli me pritje të ngrohtë dhe me këngë dhe valle”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë:

Ishin të lidhur me rrugë me shumë gropa që u shkaktonte vështirësi të mëdha për qarkullim. Tani lidhjen e kanë më të fortë sepse do të jenë më shpejt pranë njëri-tjetrit. Banorët e fshatrave që lidhin brezin tonë kufitar me atë të Republikës së Shqipërisë, Kërstec-Pakishtë-Zapod, nga tash e tutje do ta kenë më të lehtë qarkullimin me infrastrukturën e re rrugore të cilën e përuruam sot.

Përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra dhe investim prej 2.6 milionë euro, na përcolli me pritje të ngrohtë dhe me këngë dhe valle. Si për të na treguar mikpritjen e bujshme shqiptare dhe sesa e rëndësishme është kjo rrugë për ta, na bënë pjesë të festës e gëzimit të tyre edhe mua, ministrin Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, ambasadorin tonë në Shqipëri, Skender Durmishi, Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Bislim Halilaj, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-kryeministri i Shqipëri, Pandeli Majko, dhe ish-ambasadorin, Qemal Minxhozi.

Kjo rrugë është njëra nga tre rrugët pjesë e protokollit të nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në shtator të vitit 2023. Ajo lidh fshatrat Pakishtë dhe Zapod të Shqipërisë me Republikën e Kosovës, përkatësisht komunën e Dragashit. Dy rrugët tjera janë Rruga Blinishtë – Dobrunë, që tashmë është ndërtuar, dhe rruga Gorozhup – Pogaj që është në ndërtim e sipër.

Islanda mund të marrë energji diellore nga hapësira në vitin 2030

0

Një kompani britanike po planifikon të furnizojë me energji diellore nga hapësira islandezët deri në vitin 2030, në atë që mund të jetë demonstrimi i parë në botë i këtij burimi të ri të rinovueshëm të energjisë.

Projekti i energjisë diellore hapësinore, i shpallur të hënën (21 tetor), është një partneritet midis kompanive Space Solar me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Reykjavik Energy dhe nismës islandeze të qëndrueshmërisë Transition Labs.

Me anë të këtij partneriteti synohet të lëshohet një satelit demonstrues deri në vitin 2030, i cili do të transmetojë në Tokë 30 megavat energji të pastër – e mjaftueshme për të furnizuar rreth 3000 shtëpi.

Sateliti me rreze energjie do të peshojë 70.5 ton, do të jetë rreth 400 metra i gjerë duke përfshirë grupet e tij diellore dhe do të rrethojë planetin në orbitën mesatare të Tokës, një rajon afër hapësirës në lartësi midis 1241 milje dhe 22,000 milje (2,000 dhe 36,000 kilometra).

Deri në vitin 2036, partnerët duan të ndërtojnë një flotë prej gjashtë stacionesh të tilla të energjisë diellore të bazuara në hapësirë, të aftë për të furnizuar gigavat me energji elektrike të pastër për përdoruesit në Tokë 24/7, pavarësisht nga moti.

Nga mesi i viteve 2040, termocentralet orbitale të Space Solar mund të japin mbi 15 gigavat energji.

Space Solar tha se zhvillimi dhe prodhimi i impiantit pilot do të kushtojë 800 milionë dollarë.

Sistemi do të sigurojë energji elektrike me rreth një të katërtën e kostos së energjisë bërthamore, me 2.25 miliardë dollarë për gigavat, shtoi kompania, duke e bërë atë konkurrues me burimet e rinovueshme me bazë në Tokë.

Ndryshe nga fotovoltaikët dhe turbinat me erë në sipërfaqen e Tokës, termocentralet në orbita nuk do të vuajnë nga ndërprerja – një pengesë e madhe e prodhimit konvencional të energjisë së rinovueshme.

Ata do të prodhojnë vazhdimisht energji elektrike, pavarësisht nga koha e ditës apo kushtet e motit.

“Energjia diellore e bazuar në hapësirë ofron përfitime të pashembullta me kostot konkurruese të energjisë dhe disponueshmërinë 24/7″, tha në një deklaratë Martin Soltau, bashkë-themelues i Space Solar.

“Tranzicioni i energjisë është emocionues dhe ne jemi të kënaqur që po punojmë së bashku në partneritet drejt një të ardhmeje të qëndrueshme”.

Secila prej fermave diellore 30 megavat do të dërgohet në orbitë nga një lëshim i vetëm i megaroketit Starship të SpaceX , parashikon Space Solar.

Me një kapacitet për të ngritur deri në 165 ton ngarkesë në orbitën e ulët të Tokës, Starship është gati të revolucionarizojë përdorimin e hapësirës nga njerëzimi duke ulur koston e nisjes, pengesa kryesore për vendosjen e infrastrukturës hapësinore në shkallë të gjerë si p.sh. rreth stacioneve të energjisë diellore.

Partnerët e projektit aktualisht janë duke kërkuar vendndodhje për të ndërtuar antena marrëse me bazë tokësore që do të mbledhin energjinë e transmetuar në formën e valëve të radios me frekuencë të lartë dhe do ta shndërrojnë atë në energji elektrike për t’u futur në rrjetin e energjisë.

Termocentralet e Space Solar janë ndërtuar nga blloqe ndërtimi me bërthamë modulare që mund të montohen për të krijuar korrës të energjisë diellore të madhësive të ndryshme.

Satelitët gjigantë mund të orbitojnë në lartësi të ndryshme dhe të ofrojnë energji për shumë vende në të njëjtën kohë, tha kompania.

Energjia diellore e bazuar në hapësirë, konsiderohej si fantashkencë e plotë për shkak të madhësive të mëdha të nevojshme për të prodhuar sasi të përdorshme të energjisë dhe kostos së lartë të lëshimit të asambleve të tilla të mëdha në hapësirë.

Ardhja e Starship-it të SpaceX dhe përparimet në robotikën hapësinore, megjithatë, e kanë sjellë ëndrrën më afër realitetit .

Një numër vendesh, duke përfshirë Japoninë dhe Kinën, planifikojnë të lëshojnë demonstrues të energjisë diellore me bazë hapësinore në vitet e ardhshme dhe të zhvillojnë termocentrale të plota orbitale brenda dy dekadave të ardhshme.

Në shkurt, startupi amerikan Virtus Solis njoftoi planet për të nisur një demonstrues të energjisë diellore të bazuar në hapësirë në vitin 2027.

Edhe ky projekt do të mbështetet në Starship të SpaceX për të dalë nga toka dhe do të sigurojë rreth 1 megavat për përdoruesit në Tokë.

 

 

Dikur e admironte, tani reperi amerikan e refuzon kategorikisht Trumpin

0

Reperi i njohur amerikan, 50 Cent, ka thënë se e ka refuzuar ftesën 3 milionë dollarëshe që i ka bërë kandidati i Partisë Republikane për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në mënyrë që të performonte në tubimin e tij në New York.

Reperi, i cili më parë pati treguar admirim për ish-presidentin e SHBA-së, ka folur në emisionin “The Breakfast Club” rreth mundësisë që ju ofrua, shkruan “The Guardian”.

Ai ka konfirmuar se “ka pranuar një telefonatë” përmes së cilës i është bërë lutja ta performonte këngën e tij të famshme “Many Man” në tubimin politik që Trump po organizonte në New York.

“Nuk u futa thellë në bisedë. Nuk fola me ta për këtë gjë. Frikësohem për politikën, sepse kur përfshihesh në të, pavarësisht se si ndihesh, dikush me pasion do të ketë mospajtime me ty”, ka thënë 50 Cent

Po të ishte kancelar Merz, Ukraina do të bombardonte Rusinë me raketat “Taurus.”

0

Gjermania mund të ofrojë armë që do të ndryshojnë rrjedhën e luftës në Ukrainë


storm•/Gjermani: Lideri i opozitës në Gjermani ka shprehur gatishmërinë për të furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus, por vetëm nën kushte të caktuara.

Ndërkohë që Gjermania ka qenë furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Kievin që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kancelari Olaf Scholz vazhdon të kundërshtojë dërgimin e këtyre raketave, duke pasur frikë nga përshkallëzimi i konfliktit.

Friedrich Merz, lideri i CDU-së dhe kandidat për kancelar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të raketave Taurus. Megjithatë, ai thekson se Kievi duhet të përmbushë disa kushte specifike.

Sipas Friedrich Merz, nëse Moska nuk ndalon sulmet ndaj civilëve në Ukrainë, ai beson se Volodymyr Zelenskyy mund të përdorë arsenalin ekzistues gjerman pa kufizime.

“Hapi i ardhshëm do të ishte ofrimi i raketave Taurus. Pas kësaj, është në dorën e Presidentit rus Vladimir Putin të vendosë se sa larg dëshiron ta përshkallëzojë luftën,” deklaroi ai për ARD.

Raketa Taurus, e zhvilluar bashkërisht nga Gjermania dhe Suedia, ka një rreze veprimi prej 500 km, që tejkalon ndjeshëm kapacitetet e raketave të ofruara nga Franca, Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara.

Prej muajsh, Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar nga aleatët e tij leje për të përdorur armët perëndimore për të goditur objektiva brenda territorit rus.

Lista Serbe i reagon Gërvallës: Falë Radoiçiqit e zgjodhët presidenten

0

Lista Serbe i ka reaguar ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla–Schwarz, e cila sot në Këshillin e Sigurimit në OKB, dokumentoi se liderët e shtetit serb, po bashkëpunojnë me terroristin, Milan Radoiçiq.

”Donika Gërvalla në atë paraqitje tregoi fiksimin e saj ndaj Milan Radoiçiqit, të cilin vazhdimisht e përmendi, por “harroi” ta përmend atë që dëgjojmë e lexojmë në mediat shqiptare me ditë të tëra – siç zyrtarët e partisë në pushtet, me urdhër të Kurtit, e thirrën dhe e lutën që t’i sigurojë votën për zgjedhjen e presidentit”, thuhet në reagim.

”Falë asaj që Radoiçiq, i cili siguroi votën vendimtare të goranëve, presidentja e tyre u zgjodh. Atëherë Radoiçiqi ishte i mirë me ta?”, thuhet tutje në reagimin e Listës Serbe.