spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
12:02
Home Blog Page 1696

Automjeti Taktik “Next Gen”: Kombinimi i elektrikes dhe naftës për “Misione të Heshtura”

0

storm•/Auto: GM Defense ka prezantuar një prototip të ri automjeti taktik që kombinon funksionimin e heshtur të një motori elektrik me konsum të ulët karburanti dhe fuqisë së lartë të një motori nafte. Ky automjet, i quajtur “Next Gen”, bazohet në Chevrolet Silverado 2500HD, por ndryshe nga versionet e zakonshme, ai ofron një performancë të jashtëzakonshme me një bateri prej 12 modulësh dhe dy motorë elektrikë.

Një veçori e rëndësishme e “Next Gen” është aftësia për të operuar në mënyrë të heshtur, duke i lejuar ushtarët të hyjnë në zona me rrezik të lartë pa bërë zhurmë. Kur nevojitet më shumë shpejtësi, motori i naftës Duramax 2.8-litërsh turbocharged aktivizohet për të zgjatur qëndrueshmërinë e baterisë.

Për sa i përket baterisë, automjeti taktik ofron një kapacitet të lartë energjie, duke mundësuar furnizimin me energji për sensorë me kërkesa të larta energjie. Ndërsa bazohet në Silverado 2500HD, ai gjithashtu ofron masa sigurie si mbrojtja nga rrotullimi, frenat anti-bllokim, kontrollin elektronik të stabilitetit dhe pamje 360 gradë.

Me veçoritë e tij inovative, “Next Gen” i jep mundësi forcave të armatosura të operojnë në mënyrë efektive dhe të sigurt, duke minimizuar shenjat e zbulimit dhe duke optimizuar performancën në terren.

Raporti i BE-së / Kurti: S’ka pasur ecje mbrapa, pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë “versionin” e tij për Raportin e Bashkimit Evropian (BE), të cilin e pranoi sot nga shefi i  Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media thotë se sipas Raportit të BE-së, Kosova s’ka pasur ecje mbrapa, por pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres.

“Në pikat e tij kryesore, Raporti i BE-së për Kosovën vlerëson pozitivisht liberalizimin e vizave si një hap që pritet të përmirësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen. Ai vlerëson përkushtimin e Kosovës për përputhshmërinë me politikat e BE-së, nga ku veçohet linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së një hap që reflekton angazhimin për bashkëpunim dhe integrim të plotë në familjen evropiane”.

Tutje, thuhet se në raportin e këtij viti gjithashtu vlerësohet angazhimi aktiv i Kosovës në zbatimin e Planit të Rritjes, Agjendën e reformave si dhe angazhimin në promovimin e bashkëpunimit rajonal në zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA me marrëveshje të reja që forcojnë tregtinë dhe lidhjet ekonomike brenda rajonit.

“Forcimi i kornizës ligjore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vlerësohen gjithashtu pozitivisht si prioritet i qeverisë për një shtet të së drejtës. Reformat zgjedhore, sikurse edhe përmirësimi i kushteve të tregut të lirë dhe mbështetja për sipërmarrësit që ndihmon në rritjen e konkurrencës dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Raporti vëren se nuk ka pasur asnjë ecje mbrapa në asnjërën nga fushat kyçe të reformës, ndërkohë që pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres – dëshmi kjo e përkushtimit të qeverisë për përparim dhe progres të vazhdueshëm”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri mirëpriti rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e angazhuar në rrugën e reformave.

“Integrimi i plotë i Kosovës në BE mbetet qëllimi ynë strategjik dhe angazhimi në reforma është në interes të qytetarëve për progres të gjithmbarshëm demokratik dhe socio-ekonomik”, thuhet në komunikatë.

Bislimi thotë se takimi me Petkoviqin në Bruksel përfundoi pa rezultat “në tema të rëndësishme”

0

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të enjten se ai dhe homologu i tij serb, Petar Petkoviq, nuk kanë arritur pajtueshmëri për rrugën drejt zbatimit të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur pas takimit në Bruksel me Petkoviqin nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropiane, Bislimi tha se në fokus të takimit ishte gjetja e një mënyre për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë, për normalizimin e marrëdhënieve, për çka Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023.

Bislimi theksoi se “asnjë rezultat” nuk u arrit për këtë.

Takimi trepalësh i pasoi takimet dypalëshe që i dërguari i bllokut Mirosllav Lajçak mbajti me përfaqësuesit e të dyja vendeve fillimisht, për gjetjen e mënyrave për zbatimin e marrëveshjeve të kaluar në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ky ishte takimi i parë trepalësh pas më shumë se tre muajve, pasi në takimeve e kohëve të fundit, Bislimi dhe Petkoviqin nuk kishin arritur pajtueshmëri për t’u takuar së bashku.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke folur një ditë para takimeve në kuadër të dialogut, kishte thënë se mbajtja e një takimi të përbashkët do të varej nga vullneti i palëve.

Në takimin e fundit në shtator, Lajçak nuk arriti t’i bindë Bislimin dhe Petkoviqin të mbajnë takim trepalësh, pasi ata kishin mospajtime për temat që do të donin t’i shtjellonin.

Pamje nga një takim i mëhershëm i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në lidhje me temat që pritet të shtjellohen në takimet në Bruksel, Stano tha se ato kanë të bëjnë me nevojën për zbatimin e detyrimeve nga dialogu i deritashëm, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023.

“Agjenda është e njëjtë sikur që ka qenë edhe në të kaluarën, pra nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të obligimeve nga dialogu. Nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe nevoja që edhe Kosova edhe Serbia të pajtohen për progresin në dialog”, tha Stano.

Deri më tani, zakonisht ishin zhvilluar takime dypalëshe mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe takime trepalëshe.

Herën e fundit kur ishte zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti. Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime.

Palët e kishin akuzuar njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.

Ditëve të fundit, Lajçak ka mbajtur konsultime me palët. Por, përpos pohimeve se po shqyrtohet rruga përpara në dialog, nga ana e BE-së – që ndërmjetëson këtë proces që ka nisur më 2011 – nuk kanë dhënë hollësi se me cilat tema do të merren palët në takimet e radhës.

Në BE, por edhe në NATO gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut, duke thënë se procesi nuk po prodhon rezultatet e pritura. Kështu ka konstatuar edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke shprehur shqetësim për këtë.

Emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka mandat në këtë post deri në fund të muajit janar të vitit 2025. Ndërkaq, në BE presin të shohin se çfarë qasje rreth dialogut do të ketë përfaqësuesja e e re e lartë për politikë të jashtme, Kaja Kallas, pasi ajo të marrë mandatin. Mandati i saj do të nisë kur të jetë gati i tërë ekipi i ri i Komisionit Evropian, pasi të konfirmohet nga Parlamenti Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pret dinamikë të re nga Komisioni Evropian, sa i përket dialogut.

Rritet numri i viktimave, paralajmërohen stuhi të reja në Spanjë

0

Ka arritur në mbi 90, numri i viktimave nga vërshimet e mëdha që kanë përfshirë disa pjesë të Spanjës.

Autoritetet spanjolle raportuan se 92 persona kanë vdekur në Valencia, dy në Castilla La Mancha, e cila ndodhet në jug të Madridit dhe një në Malaga.

Kjo e çon numrin e të vdekurve në të paktën 95.

Ndërkohë, shërbimi meteorologjik i Katalonisë, ka paralajmëruar stuhi të mëngjesit në shumë vende përgjatë bregdetit të Spanjës.

Gjithashtu, do të fryjë erë e fortë nga lindja.

Më herët, presidenti rajonal i Valencias, Carlos Mazon u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, pasi rrugët janë vështirë të kalueshme për shkak të pemëve të rrëzuara dhe automjeteve të shkatërruara.

Autoritetet paralajmëruan gjithashtu se rreziku nuk kishte mbaruar me reshjet e reja

Harris: Presidenca ime, jo vijim i asaj të Biden

0

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News’ të mërkurën, Nënpresidentja demokrate Kamala Harris u pyet mbi përpjekjet e administratës Biden për të trajtuar rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm në kufirin jugor të vendit.

Ajo fajësoi republikanët për dështimin në miratimin e një projektligji për kufirin.

Në një intervistë me shkembime të nxehta me gazetarin e Fox News-it, Bret Baier, zonja Harris u pyet se çfarë mendonte mbi vendimin e hershëm të administratës (Biden) për të ndryshuar disa nga politikat kufizuese të rivalit republikan Donald Trump mbi emigracionin, si dhe t’i përgjigjej një nëne që foli në Kongres mbi humbjen e fëmijës së saj në duart e një emigranti të paligjshëm.

“Më vjen shumë keq për humbjen që ajo ka pësuar, por le të flasim për atë që po ndodh tani“, tha zonja Harris.

Kamala Harris tha se Donald Trump u kërkoi republikanëve të refuzonin një projektligj dypartiak mbi imigracionit sepse sikurse tha ajo “atij i pëlqejnë problemet në vend që t’i zgjidhë ato”.

Intervista ishte pjesë e një apeli të drejtpërdrejtë nga ana e zonjës Harris drejtuar votuesve republikanë teksa theksoi mbështetjen e republikanëve për fushatën e saj në një shtet fushëbeteje si Pensilvania përpara se të dilte për intervistën në Fox News, një rrjet me prirje konservatore.

Gjatë intervistës zonja Harris u pyet në lidhje me komentin e saj të bërë së fundmi se nuk do të ndryshonte “asgjë” në lidhje me ato çfarë ka bërë administrata Biden. Për ‘Fox News’ ajo tha se:

“Më lejoni të jem shumë e qartë, presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Joe Bidenit”, por pa dhënë më shumë detaje.

Më herët, në qarkun Bucks, në periferi të Filadelfias, zonja Harris foli mbi ato që i quajti përpjekje të zoti Trump për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje katër vjet më parë.

Zonja Harris tha se veprimet e zotit Trump shkelën Kushtetutën dhe siç tha ajo, nëse atij do t’i jepej mundësia, do ta shkelte atë përsëri.

“Ai refuzoi të pranonte vullnetin e popullit dhe rezultatet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai dërgoi një turmë të armatosur në Kapitol dhe ata sulmuan me dhunë oficerët e policisë, zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe kërcënuan jetën e nënpresidentit (të kabinetit) të tij”, tha zonja Harris.

Mbi 100 republikanë iu bashkuan zonjës Harris në qarkun Bucks, mes tyre Adam Kinzinger, një ish-ligjvënës dhe anëtar i komisionit që hetoi sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e ish-Presidentit Trump.

“Pavarësisht se për kë keni votuar herën e fundit, ka një vend për ju në këtë fushatë“, tha zonja Harris.

Nënpresidentja udhëheq me 46% për qind krahasuar me 43 që është mbështetja për kandidatin republikan Donal Trump sipas një sondazhi të fundit të agjencisë ‘Reuters’.

Zonja Harris ka tentuar më parë të afrojë votuesit e zhgënjyer me zotin Trump. Në fillim të këtij muaji, ish-ligjvënësja republikane Liz Cheney, vajza e ish-nënpresidentit Dick Cheney, u bëri thirrje amerikanëve të vendosin vendin mbi partinë e të votojnë për zonjën Harris, duke thënë se zoti Trump nuk ishte i përshtatshëm për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara.

Zonja Harris përsëriti të mërkurën zotimin e saj për të emëruar një republikan në kabinetin e saj, nëse zgjidhet./REL

CNN publikon foton e palestinezëve të arrestuar që ushtria izraelite i detyroi të zhvisheshin

0

Rrjeti i njohur informativ CNN ka publikuar një foto të palestinezëve të arrestuar nga ushtria izraelite, e cila i kishte detyruar t’i hiqnin rrobat.

Fotoja e publikuar tregon një turmë të madhe prej më shumë se 200 personash, të ulur në mes të rrënojave të Jabalyas në Gazën veriore.

Kryesisht burra, shumë janë pothuajse të zhveshur, disa janë të moshuar, disa të plagosur dukshëm. Mes tyre ka të paktën një fëmijë.

Ata u arrestuan dhe shumica e tyre u urdhëruan të zhvisheshin nga ushtria izraelite, ndërsa u përpoqën të largoheshin nga shtëpitë e tyre në kampin e refugjatëve Jabalya, më pas u mbajtën për orë të tëra jashtë në të ftohtë, thanë dëshmitarët për CNN.

Fytyrat e tyre të lodhura japin një vështrim në mjerimin e tyre. Burrat në pjesën e përparme po shikojnë me ankth drejt përpara, ndërsa ata nga pas shtrijnë qafën për të parë se çfarë po ndodh.

Fotoja, e bërë në Jabalya të premten, tregon banorët e kampit të refugjatëve që u përpoqën të largoheshin nga zona, pasi u detyruan nga ushtria izraelite të evakuoheshin mes operacionit të saj tokësor.

Fotoja u shpërnda fillimisht në një kanal izraelit Telegram, ndërsa është e paqartë se kush e mori atë.

Disa nga burrat në foto i thanë CNN-it se ushtarët izraelitë po i fotografonin gjatw arrestimit.

CNN ka identifikuar dhe ka folur me pesë individë që shihen në fotografi. Njëri prej tyre, Muhannad Khalaf, tha se ai, gruaja e tij dhe djali i tyre i mitur po përpiqeshin të iknin nga kampi duke përdorur një korridor të sigurt të caktuar kur ushtria izraelite i ndaloi.

“Të gjithë ishim mbledhur në një vend – burra, gra, fëmijë dhe të moshuar. Kjo ishte në orën 11:00. Pas pesë orësh, në orën 16:00, ata kërkuan nga gratë dhe fëmijët të ecnin përpara dhe të mbanin të gjitha çantat dhe sendet (tona)”, tha ai për CNN përmes telefonit, duke shtuar se gratë dhe fëmijët u lejuan të largoheshin.

“Pasi ata u larguan, burrat u udhëzuan të hiqnin rrobat e tyre dhe të qëndronin vetëm me të brendshme. Ne u pajtuam. U ulëm në të ftohtë për disa orë të tjera dhe moti ishte i ftohtë. Ata na fyenin gjatë asaj kohe, na thërrisnin me emra, qeshnin dhe bënin foto”, tha ai për CNN.

Sipas Khalaf, burrave në turmën e parë në fotografi iu kërkua të dilnin pesë në një kohë, për t’u kontrolluar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), përpara se të lejoheshin të vazhdonin në qytetin e Gazës, i cili është caktuar nga ushtarët e Izraelit si një vend i sigurt.

“Disa persona u përzgjodhën për paraburgim, ndërsa të tjerët u liruan. Shumica prej nesh përfunduam në qytetin e Gazës. Situata ishte e tmerrshme dhe thellësisht e trishtueshme, pasi ne pamë burra të moshuar dhe individë të plagosur në ankth, pa asnjë që u tregonte dhembshuri apo mëshirë”.

Vajza e vogël që shihet në foto është Jouri Abu Ward.

3-vjeçarja e gjysmë po ngiste biçikletën e saj, duke u përpjekur të shkonte në qytetin e Gazës, kur ajo dhe babai i saj u ndaluan në pikën e kontrollit.

Babai i Jourit, Mohamad Abu Ward, i tha CNN se ai u detyrua të zhvishej me të brendshme dhe u mbajt për tetë orë përkrah Jourit. Ai tha se vajzës nuk iu kërkua të hiqte rrobat e saj, por nuk ishte në gjendje të largohej nga zona sepse ishte vetëm me të.

Gruaja e tij dhe fëmijët e tjerë u larguan nga zona më herët në mëngjes dhe ishin në gjendje të arrinin në qytetin e Gazës, tha ai.

IDF rrethoi Jabalyan dhe nisi një operacion të ri tokësor atje më shumë se tri javë më parë, duke ndërprerë shumicën e furnizimeve dhe duke i detyruar njerëzit të largoheshin mes luftimeve të ashpra.

IDF tha se pa shenja të rindërtimit të Hamasit në zonë, pavarësisht një viti të bombardimeve të rënda dhe dy operacioneve të mëparshme tokësore për të cilat IDF kishte pretenduar se ishin të suksesshme.

Në javët e fundit, ushtria izraelite ka lëshuar urdhra të përsëritur evakuimi për Gazën Veriore, duke përfshirë hedhjen e fletushkave mbi Jabalya duke paralajmëruar banorët që “të evakuohen menjëherë”. Disa palestinezë i thanë më parë CNN se ata ishin qëlluar teksa po përpiqeshin të ndiqnin urdhrat e evakuimit.

Ndërsa ushtria izraelite refuzoi të komentonte fotografinë, ajo pranoi se ka mbajtur në mënyrë rutinore dhe ka kontrolluar njerëz si pjesë e operacioneve të saj luftarake në Gaza. Megjithatë, nuk komentoi pyetjen e CNN-it për të moshuarit dhe të plagosurit, si dhe fëmijën, që shihet në foto.

“Individët e dyshuar për përfshirje në aktivitete terroriste po arrestohen dhe merren në pyetje”, tha IDF në një deklaratë për CNN. Ata thanw se të arrestuarit trajtohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu i thanë CNN-it se “shpesh është e nevojshme që të dyshuarit për terrorizëm të dorëzojnë rrobat e tyre në mënyrë që rrobat e tyre të kontrollohen dhe të sigurohen që ata të mos fshehin jelekët shpërthyes ose armatime të tjera”.

Për shkak të protokollit të sigurisë, “rrobat nuk u kthehen menjëherë të arrestuarve”, vazhdoi deklarata e IDF, duke shtuar se rrobat kthehen sapo të jetë e mundur”.

Konventat e Gjenevës, një grup ligjesh ndërkombëtare që përcaktojnë rregullat e konfliktit të armatosur, thonë se çdo i burgosur duhet të trajtohet në mënyrë njerëzore. Rregullat në mënyrë eksplicite ndalojnë aktet që “shkelin dinjitetin personal, veçanërisht trajtimin poshtërues dhe poshtërues”.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se kontrollet ndërhyrëse, duke përfshirë kontrollet e të burgosurve “duhet të ndërmerren vetëm nëse është absolutisht e nevojshme” dhe jo përpara të burgosurve të tjerë.

Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut kanë kritikuar ushtrinë izraelite për arrestimin dhe zhveshjen e njerëzve gjatë fushatës së saj ushtarake në Gaza, duke e akuzuar atë për armatim të kësaj praktike.

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Hetimin e OKB-së për Territorin e Pushtuar Palestinez dhe Izraelin tha muajin e kaluar se zbuloi se “lakuriqësia e detyruar, me qëllim të degradimit dhe poshtërimit të viktimave para ushtarëve dhe të burgosurve të tjerë, përdorej shpesh kundër viktimave meshkuj”.

Human Rights Watch dhe Amnesty International dënuan gjithashtu Izraelin për atë që ata thanë se ishte një praktikë e përhapur.

Në një raport të korrikut 2024 në lidhje me trajtimin e të burgosurve dhe të burgosurve nga Izraeli, Amnesty International tha se lakuriqësia e detyruar publike për kohëzgjatje të gjata, shkel ndalimin e torturës dhe keqtrajtimit tjetër dhe përbën dhunë seksuale.

Human Rights Watch ka akuzuar gjithashtu qeverinë izraelite se i lejon këto lloj praktikash.

“Autoritetet izraelite për muaj të tërë kanë mbyllur një sy pasi anëtarët e ushtrisë së tyre publikuan imazhe dhe video çnjerëzore plotësisht ose gjysmë të pakëndshme të palestinezëve në paraburgim”, tha Balkees Jarrah, ushtrues detyre i drejtorit të Lindjes së Mesme në Human Rights Watch.

Von Der Leyen porositë Shkupin: Bëni ndryshimet kushtetuese

0

Qëllimi i BE-së është që sa më shpejtë që është e mundur të hapet klasteri i parë i negociatave me Maqedoninë.

Kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen në Shkup tha se për të ndodhur kjo, duhet të plotësohen detyrat, përkatësisht të punohet në procesin e ndryshimeve kushtetuese.

“Thuajse jemi atje, e dimë se këtu janë ndryshmet kushtetuese që shteti juaj u obligua për t’i realizuar dhe siç thatë, tani na duhen përpjekje të përbashkëta, bashkëpunim dhe dialog – shpresoj se të gjitha forcat politike në vend do të bashkohen për të marrë një hap vendimtar dhe jam e bindur siç jeni edhe ju se mund të tejkalohen pengesat që ende janë këtu”, tha Ursula von der Lejen.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se rruga drejt BE-së duhet të vazhdohet por pa kërkesa që janë kundër vlerave europiane.

“Presim që BE bashkë me ne të ndihmojë në gjetjen e mënyrave për ta vazhduar rrugën tonë eurointegrues”, tha Hristijna Mickoski.

As Von der Lejen as Mickoski nuk u përgjigjën konkretisht nëse ka përkrahje ideja për ndryshime kushtetuese me prapaveprim. Përkatësisht, Kushtetuta të ndryshohet tani, por ndryshimet të vlejnë pasi vendi t’i mbarojë negociatat.

“Kryetarja ishte shumë e qartë dhe precize në konferencën për shtyp, duhet të punojmë, të punojmë me zell që ta arrijmë qëllimin”, deklaroi Mickoski.

“Për mua është e rëndësishme që të mos shohim në të kaluarën, por drejt ardhmërisë”, u shpreh Von der Lejen.

Kryetarja e KE-së theksoi se zgjerimi me vendet e rajonit mbetet prioritet i BE-së për pesë vitet e ardhshme.

Ajo është për vizitë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të planit për rritje dhe agjendës së reformave.

Maqedonisë nga ky plan i takojnë 750 milionë euro nëse shteti i zbaton reformat.

Aksioni i madh në Prishtinë, arrestohen dy vëllezër

0

Kultivuan drogë në Klinë e kërcënuan zyrtarë të Prokurorisë së Pejës, e këtë të mërkurë ata ranë në duart e forcave elitë të Policisë së Kosovës në një lagje të Prishtinës.

Njësitë e FIT dhe ata të antidrogës, kanë arrestuar në Vranjevc vëllezërit Faik dhe Gëzim Gashi.

Ata dyshohet të kenë kultivuar 1 ton marihuanë, e zbuluar nga policia gjatë muajit gusht.

Dy vëllezërit poashtu mësohet se kishin kërcënuar prokuroren Lumturije Hoxha dhe zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Apple nxjerr në treg një pajisje që se kishte shitur asnjëherë

0

Ende pa kaluar një muaj që kur prezantoi iPhone-in më të fundit, Apple tashmë ka të gatshme një pajisje të re për ta nxjerrë në treg.

Gjiganti amerikan zbuloi gjeneratën e 7-të të iPad Mini – përditësimi i parë i kësaj linje të produktit për më shumë se tre vite.

Kjo pajisje 650 dollarëshe ka një ekran 8.3-inç dhe jetëgjatësia e baterisë është përmirësuar – duke i mundësuar përdoruesve që të përdorin edhe Apple Pencil Pro që u lansua në maj dhe që kushton 168 dollarë, transmeton Telegrafi.

Sikurse iPhone 15 Pro i vitit të kaluar, iPad vihet në funksion nga çipi A17 Pro, që do të thotë se do të ketë të integruar edhe Apple Intelligjence (inteligjencën artificiale).

Apple Intelligence është kompleti i ri i softuerit të inteligjencës artificiale të firmës që përfshin redaktimin e imazheve, ‘Genmoji’ dhe një integrim me ChatGPT.

Apple zbuloi pajisjen e re në një postim në blog, duke e quajtur atë iPad Mini më ‘i aftë dhe më i gjithanshëm’ ndonjëherë.

Në paletën e ofertës do të jetë modeli me 128 GB dhe 512 GB. Ai është i disponueshëm në katër ngjyra – gri, starlight, e kaltër dhe vjollcë – dhe është i disponueshëm për t’u porositur paraprakisht tani, përpara datës së lansimit më 23 tetor.

Google dënohet 2.5 trilionë dollarë nga Rusia

0

Një gjykatë ruse ka gjobitur Google me 2.5 deciliardë dollarë për gjoja bllokimin e propagandës pro-Kremlinit në YouTube.

Gjoba, e cila është e barabartë me 2.5 trilionë dollarë, është rezultat i katër viteve të gjobave të grumbulluara, me shifrën që aktualisht dyfishohet çdo javë sipas ligjit rus.

Dënimi fillestar prej 100,000 rubla iu dorëzua gjigantit të teknologjisë amerikane në vitin 2020 pasi mediat Tsargrad dhe RIA FAN fituan padi në lidhje me kufizimet në kanalet e tyre në YouTube.

Faqja shtetërore e lajmeve RBC, e cila raportoi për herë të parë gjobën masive të martën, tha se Google gjithashtu ndaloi mediat e tjera në vitin 2022 për shkak të mbështetjes së tyre për pushtimin rus të Ukrainës, duke rezultuar në gjoba të mëtejshme.

Google, që raportoi të ardhura prej 306 miliardë dollarësh vitin e kaluar, kufizoi krijimin e llogarive të reja për përdoruesit rusë muajin e kaluar dhe çaktivizoi llogaritë e AdSense në gusht.

Reklamat në internet gjithashtu nuk u janë shërbyer përdoruesve të Google në Rusi që nga marsi 2022 si pjesë e sanksioneve më të gjera kundër Rusisë.

Kufizimet i shtynë autoritetet ruse të konfiskojnë llogaritë bankare të Google, duke detyruar filialin ruse të firmës amerikane të paraqesë falimentimin. Shërbimet falas të Google, duke përfshirë YouTube dhe Search, kanë vazhduar të funksionojnë në Rusi.

Google pranoi çështjet e vazhdueshme ligjore në Rusi në rezultatet e fundit tremujore, të cilat u publikuan të martën në mbrëmje.

“Ne kemi çështje ligjore të vazhdueshme në lidhje me Rusinë,” vuri në dukje kompania në raport . “Për shembull, vendimet civile që përfshijnë dënime të përbëra janë vendosur ndaj nesh në lidhje me mosmarrëveshjet në lidhje me mbylljen e llogarive, përfshirë ato të palëve të sanksionuara.

“Ne nuk besojmë se këto çështje ligjore në vazhdim do të kenë një efekt negativ material.”

Gjoba duket se nuk kishte asnjë ndikim tek kompania mëmë e Google, Alphabet, e cila pa aksionet e saj të rriten më shumë se 5 për qind në tregtimin pas tregut të martën, pasi tejkaluan pritjet e saj për të ardhurat për tremujorin e tretë.